AKTUALITET

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkon apelimin e konfirmimit për prokurorin e arrestuar, Aurel Zarka

M.B. Përditësimi i fundit 8 Tetor 2024, 22:44

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkon apelimin e

TIRANA- Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i rekomandoi të martën Komisionerit Publik të apelojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyre të prokurorit të Vlorës, Aurel Zarka, i arrestuar nga Prokuroria e Posaçme me akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.

Vëzhguesit ndërkombëtarë arsyetojnë se apelimi dhe një rishqyrtim i pasurisë dhe kritereve të tjera të rivlerësimit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit është bërë i nevojshëm pas arrestimit të Zarkës nga Prokuroria e Posaçme dhe akuzave ndaj tij për përfshirje në korrupsion.

“Vëzhguesit Ndërkombëtarë ftojnë Komisionerët Publikë të lexojnë dhe shqyrtojnë dokumentet e marra nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme në ambientet e ONM-së. Apelimi do t’i mundësonte Kolegjit të Posaçëm të Apelit që të kryejë një hetim të plotë të çështjes, vlerësimin e pasurisë së subjektit, si dhe vlerësimin e figurës dhe aftësive të tij, i cili do të siguronte që ai vërtet ka besimin e publikut, rikthimi i të cilit është synim kryesor i procesit të vetingut dhe institucioneve që e zbatojnë atë”, thuhet në rekomandim.

Zarka u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 28 qershor, pas një seance dëgjimore të shkurtër në të cilën nuk u vunë në dukje probleme që mund ta cënonin atë. Por një muaj më vonë, më 30 korrik, Zarka u arrestua nga Prokuroria e Posaçme.

Sipas SPAK, prokurori Zarka dhe personat e tjerë akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm për tetë çështje penale që po hetoheshin në katër prokurori të ndryshme – çështje të cilat lidhen kryesisht me aktivitete të krimit të organizuar si pastrimi i parave apo kultivimi i narkotikëve.

Interesi kryesor duket se lidhej me çështjen penale të njohur publikisht si “Toyota Yaris”, e cila u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit në qershor të vitit 2018 të 3.4 milionë eurove të thata të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika.

“…Personat nën hetim, në bashkëpunim dhe në disa raste kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarët e drejtësisë, kanë pranuar premtime dhe kanë përfituar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarët e drejtësisë…,” thuhet në njoftimin e SPAK pas arrestimit të Zarkës. Përfaqësuesi ligjor i Zarkës, avokati Julian Mërtiri i mohoi akuzat ndaj Zarkës, sipas Mërtirit, bëhet fjalë “për biseda që nuk provojnë faktet”.

Vendimi i KPK-së për konfirmimin e Zarkës në detyrë u zbardh të hënën më 7 tetor dhe menjëherë pas bërjes publik të këtij vendimi, ONM ka rekomanduar apelimin e çështjes, duke vënë në dukje të dhënat e marra nga hetimi i SPAK si arsye.

ONM thotë se Zarka akuzohet nga SPAK për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, korrupsion pasiv dhe korrupsion aktiv./ BIRN

aurel zarka

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë