AKTUALITET

Operacioni "Ura", Flamur Vezaj: Një urë që lidhi krimin, pushtetin dhe heshtjen e SPAK-ut!

n.f Përditësimi i fundit 22 Maj 2025, 10:45

Operacioni "Ura", Flamur Vezaj: Një urë që lidhi

TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj në një postim në rrjetet e tij sociale ka komentuar operacionin e fundit të SPAK të zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane ku u lëshuan 52 urdhërarrest. Vezaj në postimin e tij shkruan se ky reagim i SPAK vjen pasi mbaroi puna teksa theksoi se Xhevdet Toplinj dhe Ervis Doçi me shokë morën vota dhe hodhën beton gjatë fushatës zgjedhore.

Gazetari shtoi se SPAK bën “propagandë” me hetime e grupe të përbashkëta hetimore, goditje në kohë reale, besim, transparencë ndërkohë që në tre muaj qëndroi në heshtje për të mos prishur “magjinë” e fushatës. Ai ironizoi edhe konferencën më prokurorët italianë të antimafias teksa theksoi se mos prisnin që të bënin ndonjë foto me “VIP”-in Dumani. Vezaj shkruan se kjo është drejtësia e re teksa shtoi se ura është ndërtuar mirë lidh krimin me pushtetin, dhe SPAK-un me heshtjen.

"Operacioni URA, një urë që lidhi krimin, pushtetin dhe heshtjen e SPAK-ut! Xhevdet Troplinj ose Poja me shok, pasi i dha votat dhe fitoi leje pallati nga pushtetit, tani përfundoi në titujt e lajmeve. Jo se u zbulua ndonjë sekret i madh, thjesht mbaroi puna: u hodh betoni, u morën votat, dhe SPAK vendosi të “kujtohet” se këta ishin në hetim për trafik droge dhe vrasje. Epo, më mirë vonë se kurrë… apo më mirë vonë dhe kot?

Në maj 2024, në operacionin “Revanshi”, u tentua arrestimi i Fatmir Troplinit ose Miri i Pojës, i cili i shpëtoi vet por nuk i shpëtoi dot 3 milionë euro cash të fshehur në kazan plastke! Dhe pastaj? Pastaj… heshtje. Fushatë, mitingje, e mbledhje votash për Arkand Ballën. SPAK? Me sy nga qielli. Prokurorët e “task forcës” gjatë fushatës në Durrës? Elite e drejtësisë me pushime, ndoshta duke bërë planin e rradhës në ndonjë resort të mikut të ndërtuesit Poja!

Po mirë, nuk i kapi SPAK-u duke mbledhur vota, se nuk është se ka radar për atë punë, por nuk mund të pyeste kush i ndihmoi të merrnin leje ndërtimi në Durrës. Ndërkohë që ishin në kërkim për vrasje e drogë? Apo s’duhej prishur marrëveshja me betonin? Dhe Rama, si i jep leje një grupi që e gjen edhe Google-i në një klikim? Ose nuk e pyeti njeri… ose nuk deshi të dijë fare, mjafton që të sigurohen votat në Durrës.

Dhe ndërkohë SPAK na bën “propagand” me hetime e grupe të përbashkëta hetimore, goditje në kohë reale, besim, transparencë… të gjitha me dyllë në vesh kur bëhet fjalë për miqtë e sistemit.
Tre muaj heshtje për të mos prishur “magjinë” e fushatës. E tani? Tani bëjnë konferencë për një operacion që ka përfunduar që në shkurt të 2025. Mos vallë po prisnin të vinin prokurorët italianë të antimafias që të bënin ndonjë foto me “VIP”-in Dumani e spakistet? Apo ndoshta ishin “të zënë” me sfilatat e spoteve elektorale në ambientet e KQZ-Së?

Dhe po, edhe këtë herë provat janë të zakonshmet: telefonata, foto, e biseda nga SKY ECC, që pa të cilat do ishin akoma duke hëngër fara te pallati me xhama dhe duke mbajtur shënime me stilolaps. Të vetmet dokumente që lexohen janë ato të viteve 2016-2022 dhe një dëshmi nga “kushëriri” Dumani, që ka “hapur barkun”, se desh e vranë në një skenar që më shumë i ngjan ndonjë filmi të keq shqiptar se një dosjeje serioze penale.

Po avokati që u arrestua? Kujt i ka ndikuar çështjet, cilit prokuror, cilit gjyqtar? Apo s’duhen përmendur se janë të njohur të Partisë? E ç’është më tragjikomike: edhe Policia, “partneri i lavdëruar”, kishte marrë njoftim 24 orë para operacionit. Domethënë, as Dumani s’i beson më “forcave të rendit”. Dhe z. Proda, ndoshta është momenti të kuptoni: do ta hani edhe ju me formulën famëmadhe “në emër të dyshimit…”

Dhe për Zotin, mos dilni më në konferencë për operacione të dala boje që prej majit të kaluar, ndërkohë që kriminelët mbanin mikrofonin në fushatë dhe hidhnin themelet në mes të qytetit.
Nëse kjo është drejtësia e re, atëherë urën e keni ndërtuar mirë: lidh krimin me pushtetin, dhe SPAK-un me heshtjen," shkruan Vezaj.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë