
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha duke fulur për Operacionin “URA”, theksoi se grupi nuk është realisht i “çmontuar”. I ftuar në emisionin "Log" në News 24, Hoxha tha se ajo që ndodhi ishte më shumë një ekspozim i një grupi të fuqishëm dhe të vjetër kriminal, sesa një goditje. Ndër të tjera gazetari u shpreh se RENEA ka qëndrua 6 orë dhe nuk hynte dot në banesë, aty duhet të futesh si në ambasadë.
Gjithashtu ai theksoi se trofeu më i madh i këtij operacioni është 3 mln euro që janë kapur në 18 maj të vitit të kaluar. Sipas tij pa diskutim që është një sukses, sepse më në fund një nga grupet në Shqipëri që ka elementet për tu quajtur organizatë me një historik të paktën mbi 25 vjeçar ekspozohet për qytetarët shqiptarë.
"Ajo që u vu re përvecse mediave që solli informacion ishte dosja italiane, që ishte 1000 e ca faqe. Zhurma që u bë ishte e madhe dhe u krijua përshtypja…dhe titulli ishte “u çmontua grupi i Shkozetit”. Në fakt aty ka më tepër veprime shkresore që janë bërë, veprime konkrete në terren. Ai është një hetim historik, hetim për ngjarje që kanë ndodhur deri në momentin kur Sky ishte në aktivitet, dmth deri në 2021, ndërkohë që ne jemi në 2025. Hetimi është bërë në një kohë që edhe vetë grupi nuk ka qenë në potencialin që është sot, pa u ngjitur në majë.
Pa diskutim që është një sukses, sepse më në fund një nga grupet në Shqipëri që ka elementet për tu quajtur organizatë me një historik të paktën mbi 25 vjeçar ekspozohet për qytetarët shqiptarë. Përbën sukses ky fakt, por në cfarë përmasa është ky sukses, a është real goditja, dhe a është çmontim, këtu na lindin pikëpyetjet. Kjo ka të bëjë me fuqinë e grupit dhe grupi është hetuar për vepra në Itali, jo në Shqipëri. Nuk ka asnjë vrasje aty. Në Shqipëri këta kanë disa momente, faza dhe përplasje.
Në Shqipëri nuk bëhesh i njohur se merresh me tregti, por për këtë momentin tjetër. Kjo të con te fuqia lokale, më pas bëhesh aktor i rëndësishëm dhe përfshihesh në lidhjet korruptive dhe lidhjet me politikën. Këta i kanë të gjitha brenda. U arrestuan ata që ishin të arrestuar dhe u shpallën në kërkim ata që ishin në kërkim. Flasim për nivelin e lartë, nuk flasim për shoferët. E gjitha ekspozeja u shoqërua me titullin “çmontohet”, kur thua çmontohet, e ke parasysh se cfarë është çmontimi. Nuk mund të çmontohet dikush që nuk e ke kapur.
Trofeu më i madh i këtij operacioni është 3 mln euro që janë kapur në 18 maj të vitit të kaluar. Nga 18 maji i vitit të kaluar nuk ke pse pret prokurorin e Barit, sepse ti je prokurori i Shqipërisë dhe si asnjë prokurori më përpara ke burime njerëzore, financiare që ti të çmontosh edhe atë. Kjo duhej bërë para zgjedhjeve, ka dhe krim zgjedhor. Kur është bërë vjet kontrolli më 18 maj RENEA ka ngelur 6 orë nuk hynte dot në banesë aty. Ajo rrugë ku RENEA ka hyrë, edhe sot i ka blloqet e betonit, do hysh sikur hyn në ambasadë. Pra ata nuk janë fshehur, ata kanë qenë aty. Ti do ta kishe sukses të vërtetë nëse ti do kishe arrestuar Vis Docin, dhe më pas kanë hierarki . Ne na u shit një djalë tjetër, thoshin ky ishte kreu," tha Hoxha.
Artikuj te sugjeruar
E.D
AKTUALITET
27 Maj19:48
Anija “Spica” niset nga Brindisi/ 30 emigrantë me kombësi të ndryshme priten të mbërrijnë në Gjadër
ITALI- Anija e Marinës “Spica”, është nisur nga porti i Brindisit për në qendrën e paraburgimit të riatdhe...
m.l
AKTUALITET
27 Maj19:46
EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali - 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë
ITALI- Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali pasi u përplas nga një makinë te...
E.D
AKTUALITET
27 Maj19:33
Policia italiane arreston 'bossin' e drogës/ 45-vjeçari sapo ishte kthyer nga Shqipëria! Trafikonte lëndë narkotike me vlerë 600 mln dollarë
ITALI- Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në aeroportin e Milanos, Malpensa. Sipas mediave të huaja&n...
E.D
AKTUALITET
27 Maj18:43
Autoritetet belge çmontojnë organizatën shqiptaro-italiane/ 14 të arrestuar dhe qindra kg kokainë e kapur! Hetimi filloi nga përgjimet e SKY ECC
BELGJIKË- Autoritetet belge kanë çmontuar një rrjet italo-shqiptar të trafikut të drogës. Sipas mediave italiane gru...
AKTUALITET
27 Maj17:25
Kosova merr nën kontroll edhe një objekt tjetër në Leposaviç
KOSOVË- Autoritetet lokale në Leposaviq, me ndihmën e Policisë së Kosovës, kanë marrë kontrollin mbi sallën sport...
AKTUALITET
27 Maj16:47
Incidentet ndaj gazetarëve, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri: Liria e medias, gur themeli i demokracisë
TIRANË- Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar lidhur me incidentet e raportuara ndaj gazetarëve gjatë procesit zgjedhor t&eu...
E.D
AKTUALITET
27 Maj16:04
Aksident në aksin Korçë -Pogradec/ Mjeti del nga rruga, plagoset shoferi
POGRADEC- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Korçë-Pogradec. Mësohet se një drejtues ka humb kontrollin e mjeti...
M.B.
AKTUALITET
27 Maj14:55
EMRI/ Akuzohet nga GJKKO se pastroi paratë e “Çapjave” të Elbasanit nëpërmjet shitblerjes së automjeteve, arrestohet 36-vjeçari në Dubai
TIRANA- 36-vjeçari Armis Stafa alias Armees Stava është arrestuar në Dubai pasi akuzohet nga Gjykata e Posaçme, se ka pastru...
n.f
AKTUALITET
27 Maj14:47
Dyshohej se tentoi të vrasë kushëririn në Itali, autoritetet mbyllin çështjen ndaj shqiptarit nga Kosova, mungojnë provat (EMRI)
ITALI- Çështja ndaj shqiptarit nga Kosova, Edmond Balaj është mbyllur për shkak të mungesës së provave. Balaj akuzoh...