AKTUALITET

OSBE: Krimet zgjedhore në Shqipëri duhen trajtuar shpejt dhe me vendosmëri

b.z Përditësimi i fundit 6 Qershor 2024, 20:01
OSBE: Krimet zgjedhore në Shqipëri duhen trajtuar shpejt dhe me
Foto ilustruese

SHQIPËRI - Në Shqipëri, parandalimi i krimeve zgjedhore dhe përmbushja e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it mbi përmirësimin e procesit zgjedhor po kthehet në një temë kryesore debati, ndërsa kanë nisur përgatitjet mbi zgjedhjet e përgjithshme të radhës.

OSBE zhvilloi sot një takim me KQZ-në, SPAK-un, policinë dhe shoqërinë civile, ku bëri thirrje për zbatimin e ligjit në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe për hetimin e krimeve zgjedhore.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Europian u bëri sot thirrje institucioneve shtetërore dhe gjyqësore që të hetojnë çdo provë që lidhet me blerjen e votave dhe presionet mbi votuesit.

Drejtuesi i përfaqësisë së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, tha sot në një takim të përbashkët me KQZ-në, policinë, prokurorinë dhe veprimtarë vendorë që vëzhgojnë proceset zgjedhore se zbatimi më i fortë i ligjit nevojitet ndaj kujtdo që është përfshirë në të shkuarën në dhunimin e zgjedhjeve përmes blerjes së votave.

“Tani është koha e duhur për të vlerësuar rekomandimet OSBE/ODIHR-it dhe për të trajtuar çështjet e shtruara mbi përmirësimin e sjelljeve të institucioneve shtetërore për sa i takon blerjes së votave si dhe dhunimeve të tjera zgjedhore”, tha ambasadori Tarran.

Ai theksoi se rekomandimet e ODIHR-it janë zbatimi më i mirë i masave ligjore sa u takon dhunimeve zgjedhore dhe hetimit të krimeve zgjedhore sa më shpejt dhe me vendosmëri.

“Hekuri rrihet sa është i nxehtë ose drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. OSBE është gati të mbështesë hapat kundër krimeve zgjedhore ndërkohë që zgjedhjet e tjera po afrohen. Ne jemi gati të mbështesim çdo masë që është e nevojshme. Llogaridhënia është thelbësore për të treguar me forcë mesazhin që krimet zgjedhore nuk do të tolerohen”, tha ambasadori i OSBE-së Tarran.

Nga ana tjetër kryekomisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, theksoi se megjithë përmirësimet e procesit zgjedhor, dukuritë e abuzimeve dhe shkeljeve ligjore janë të pranishme, ndonëse nuk është e matshme sipas tij se sa ato ndikojnë në cilësinë e zgjedhjeve dhe rezultatin e tyre.

Zoti Celibashi theksoi se “shkeljet në zgjedhje trajtohen nga një seri institucionesh, dhe mund të shmangen nëse ato veprojnë njëkohësisht” për të parandaluar, hetuar apo ndëshkuar autorët, por këto shqetësime, sipas tij, “kanë nevojë për qasje teknike dhe jo për retorikë politike”.

Nga zgjedhjet e fundit në Shqipëri, Misioni i OSBE/ODIHR-it konstatoi se zgjedhjet vendore të 14 majit ishin përgjithësisht të administruara mirë, konkurruese dhe paqësore”, por ato u shoqëruan me probleme si keqpërdorimi i burimeve shtetërore nga qeverisja qendrore dhe ajo vendore, presion ndaj punonjësve të sektorit publik dhe votuesve, si edhe pati njoftime për blerje votash.

Vëzhguesit ndërkombëtarë theksuan se mbulimi mediatik i fushatës ndihmoi dukshëm partitë kryesore në dëm të partive më të vogla, dhe se publikimi vazhdimisht në lajmet e mediave i materialeve filmike të përgatitura nga partitë dëmtoi pasqyrimin objektiv dhe gjithëpërfshirës të fushatës zgjedhore./VOA

osbe shqiperi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë