AKTUALITET

'Pacientët me kancer përballen me kimioterapi primitive'/ Gazetari Osman Stafa: Kimioterapia si në vitet ‘90

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2025, 10:25

'Pacientët me kancer përballen me kimioterapi primitive'/

Pacientët me sëmundje tumorale në spitalin Onkologjik në QSUT përballen me kushte çnjerëzore dhe metoda mjekësore të prapambetura që rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e tyre.

Gazetari Osman Stafa, në studion e 'Kafe Shqeto' zbulon se trajtimi i kimioterapisë kryhet në mënyrë primitive, duke i lënë pacientët për orë të tëra në karrige dhe duke përdorur teknika që bota e zhvilluar i ka braktisur prej dekadash.

Një nga problemet më flagrante të ngritura është mungesa e pajisjes "port-a-cath", e cila shërben për të mbrojtur venat e pacientëve gjatë kimioterapisë. Sipas Stafës, në spital përdoret ende metoda intravenoze, e cila, siç është vërtetuar shkencërisht, shkakton kalçifikimin e venave dhe i nxjerr ato jashtë përdorimit, duke çuar pacientin drejt fatalitetit. 

Kjo ndodh ndërkohë që zgjidhja moderne, porti që vendoset në venën kryesore, eliminon këtë rrezik dhe lehtëson trajtimin.

Përveç kësaj, mungojnë edhe shiringat elektrike (pompat e infuzionit), pajisje thelbësore për administrimin e saktë të kimioterapisë.

Trajtime të cilat duhet të zgjasin me orar të përcaktuar, si 6 apo 8 orë, në Onkologjik administrohen "me sy" nga stafi infermieror, duke hapur serumet standarde pa asnjë garanci për saktësinë e kohëzgjatjes dhe dozës.

Pacientët detyrohen të qëndrojnë për orë të tëra ulur në karrige, në një situatë që përshkruhet si e padurueshme dhe e rrezikshme.

Stafa thekson se kjo gjendje alarmante, përfshirë mungesat e frikshme të medikamenteve, është dokumentuar prej të paktën gjashtë vitesh dhe është konfirmuar edhe nga një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), i cili flet për një skandal. 

Deklarata për Kafe Shqeto:

Duhet të kuptojmë diçka, sepse situata në spitalin onkologjik është kështu prej vitesh, jo vetëm vitin e fundit.

Të paktën gjashtë vitet e fundit kam dokumentuar me fakte dhe prova mungesat e frikshme të medikamenteve. Ka edhe një raport të KLSH-së që fakton një skandal të madh. Nuk di në ndonjë vend tjetër europian njerëzit të ishin kaq indiferentë; do kishin reaguar fuqishëm, madje edhe përgjegjësi politike do të kishte, sepse zgjidhja është politike.

Tregoj pamjet se si pacientët me kancer bëjnë kimioterapinë në karrige, si në vitet '90 apo 2000, pa vendosur port-a-cath-in, që ndihmon shumë për marrjen e kimioterapisë siç duhet.

Në QSUT kimioterapia jepet në rrugë venoze. Por rrugët venoze shkaktojnë kalçifikim të venave dhe i bëjnë të pashfrytëzueshme, që do të thotë se pacienti shkon drejt fatalitetit.

Në botë kanë shpikur port-a-cath-in, që vendoset në venën kryesore në pjesën e gjoksit dhe pacienti merr kimioterapinë në mënyrë korrekte. Gjithashtu kanë shpikur shiringat elektrike që bëjnë që kimioterapia të jepet për kohën e saktë të protokollit, që mund të jetë 2, 5, 6, 8 apo 10 orë.

Në spitalin tonë pacientët qëndrojnë për orë të tëra në karrige me serumet standarde, që i hapin dhe i mbikëqyrin me sy, pa pajisjet e duhura. Kjo është shumë e vështirë për ta dhe e papranueshme.

Kam dhe fotografi të publikuara në Facebook që tregojnë këtë situatë. Në asnjë vend tjetër, madje as në vendet e treta, nuk do pranohej kjo.

Artikuj te sugjeruar

AKTUALITET 1 Dhjetor09:33

Ndotja Akustike në nivele alarmante

Ndotja akustike po bëhet një nga problemet më serioze të mjedisit urban, pasi niveli i zhurmës në qytete është rritur ...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë