Protesta e mjekëve/ Stroni: Kjo revoltë është shumë e drejtë, dhuna ndaj rinisë është e papranueshme
Mjekët i janë bashkuar gjatë ditës së sotme protestës së studentëve dhe thirrjeve të tyre për dorëheqje...
Mjekët i janë bashkuar gjatë ditës së sotme protestës së studentëve dhe thirrjeve të tyre për dorëheqje...
Drejtori i Hekurudhës Shqiptare Ergys Verdho është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme. Deri m&e...
Teksa shkallmuan thuajse të gjithë gurët e trotuareve, nga frika e sulmeve nga protestuesit, sot punonjës të bashkisë janë fu...
Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg, në një intervistë ekskluzive për emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, me moderatorin Flavio Qa...
Shisnin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Burrelit, arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Gjatë kontro...
Parlamenti grek ka miratuar një ligj që ndalon përdorimin e platformave të rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 15 vj...
Nën sloganin "Asnjë shkurtim", dhjetëra mijëra studentë demonstruan në qendër të Vjenës të enjten, duke prot...
Sot në orën 10:00 Sekretariati i Etikës në Kuvend do të mblidhet online për të shqyrtuar kërkesën e një grup...
Diplomatë të nivelit të lartë nga Evropa dhe Lindja e Mesme pritet të takohen sot në Stamboll për të diskutuar një...
Edi Rama ka përsëritur për të katërtën ditë radhazi ftesën për dialog për protestuesit. Këtë m&eu...

Në një nga daljet e tij të fundit në rrjetet sociale mbi buxhetin e vitit të ardhshëm, kryeministri Edi Rama reklamoi rritjen e pagës minimale në 500 euro nga viti 2026 dhe kujtoi edhe një premtim të bërë gjatë fushatës elektorale për bizneset, që preken direkt nga ky vendim.
“Siç e kemi premtuar qeveria do të subvencionojë për një periudhë nëntë mujore me 90 milionë euro edhe shtesën e kostos të sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat”, deklaroi Rama më 5 nëntor.
Në fakt, premtimi fillestar për subvencionimin e bizneseve ishte për një periudhë 18 mujore. Gjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, Rama u kishte premtuar sipërmarrësve këtë lehtësi për një vit e gjysmë.
“Sipërmarrësit do të jenë detyruar të rrisin pagën minimale, por ne do t’u japim një lehtësi që gjatë 18 muajve pas pagës së parë, shteti atyre nuk do t’u kërkojë asnjë detyrim tatimor mbi shtesën prej 100 eurosh”, premtoi Rama më 29 mars.
Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi, paralajmëron rritje të vështirësive për bizneset pas përgjysmimit të periudhës së subvencionit. Ai thekson se periudha 18-mujore ishte e domosdoshme për të amortizuar ndikimin e rritjes së pagës minimale.
“Afati 18 muaj ishte si një amortizator që biznesi të përshtasë kostot e tija dhe çmimet e shitjes me këtë rritje të detyruar. Veçanërisht kjo është shumë e ndjeshme për bizneset prodhuese dhe ato eksportuese,” thotë Zusi.
Sipas tij, përgjysmimi i periudhës e detyron biznesin të përballojë gjithë barrën në kohë më të shkurtër dhe rrit rrezikun për ulje prodhimi dhe presion mbi eksportet.

“Ulja në 9 muaj, shto këtu edhe rënien e pandalshme të euros që e rrit në tërësi koston e pagës së punonjesit duke i shtuar pas 9 muajsh edhe gjithë barrën fiskale që e shoqëron këtë rritje çfarë do prodhojë tjetër veçse rënie të mëtejshme të prodhimit vendas e veçanërisht vazhdimin e trendit rënës të eksporteve të viteve të fundit”, argumenton ai.
Aktualisht të dhënat e Eurostat tregojnë se paga minimale në Shqipëri llogaritet 408 euro (45,540 lekë). Pavarësisht rritjeve graduale të dekadës së fundit, vendi mbetet i fundit në rajon dhe në Evropë, si në vlerë nominale, ashtu edhe në standardin e fuqisë blerëse.
Edhe kur merret në konsideratë fuqia blerëse, Shqipëria renditet e fundit në Evropë. Çmimet e ushqimeve, energjisë dhe qirave janë ndër më të lartat në rajon, ndërsa të ardhurat minimale nuk mjaftojnë për të përballuar kostot bazë të jetesës. Mbështetja për biznesin pas rritjes së pagës minimale pritet të realizohet pjesërisht por jo në përputhje me premtimin fillestar.
Nisur nga këto të dhëna, premtimin e kryeministrit Edi Rama se ‘qeveria do të subvencionojë për një periudhë nëntë mujore me 90 milionë euro edhe shtesën e kostos të sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat’ e kategorizojmë pjesërisht të mbajtur, pasi fillimisht qeveria u angazhua për një periudhë 18- mujor./faktoje
Aksidentet në punë po vijnë në rritje nga viti në viti. Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2024, janë regjist...
Mentor Rama, 36 vjeç, udhëtoi për në Stamboll për t'iu nënshtruar një transplanti flokësh dhe një ndërhyrjej...
Kryebashkiakja e Roskovecit u mor e pandehur nga SPAK pa denoncimeve nga emisioni Piranjat për kërcënimet që u bëri votuesve në ...
Një i riu me origjinë shqiptare dhe banuese në Viadana të Italisë, u dënua me 15 vite e 8 muaj burg, pasi vrau 42-vjeçaren ...
Skandali i audiopërgjimit, ku kryetarja e bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, dëgjohet të kërcënojë me vendin e punës sani...
SPAK ka marrë te pandehur kryetaren e bashkisë Roskovec Majlinda Bufin. Socialistja akuzohet për vepra penale "Përdorimi i funksionit...
Një 37-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka djegur shtëpinë e të dashurit të saj. N...
Gjykata e Lartë ka caktuar datën 27 nëntor për shqyrtimin e rekursit të ish presidentit Ilir Meta, i cili kërkon shfuq...
Një aksident rrugor është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor &lsquo...
Familja Çokaj ka bërë një kallëzim në Agjencinë e Mbikqyrjes Policore për 4 punonjës të policisë Mal&...