AKTUALITET

Paketa e Maleve/ Pasi Rama e bëri ‘rezil’ kryebashkiaku i Kukësit dorëzon hartat, qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2025, 22:48

Paketa e Maleve/ Pasi Rama e bëri ‘rezil’ kryebashkiaku i

Në kuadër të ligjit për Paketën e Maleve Këshilli i Ministrave ka miratuar zonat prioritare për zhvillim në bashkinë e Kukësit. Vendimi i qeverisë vjen afro 3 javë pas takimit të kryeministrit Rama me kryebashkiakët e vendit, shumicën e të cilëve i qortoi për neglizhencë, pasi nuk kishin dorëzuar pranë Këshillit të Ministrave hartën me zonat e përzgjedhura si prioritare për zhvillim, në bashkitë përkatëse. Kryebashkiaku që mori fjalët më të rënda të kryeministrit Rama ishte ai i Kukësit, Albert Halilaj.

“Më dëgjon ti kryetari i Bashkisë së Kukësit? Ti më dëgjon por nuk di a më kupton sepse një nga shtysat kryesore për Paketën ishin kuksjanët sepse interesi për të investuar është i lartë prej aty që jetojnë jashtë. Ka 5 muaj që i ke në dispozicion të gjithë instrumentet dhe ende nuk ke sjellë hartën që është fare e thjeshtë nuk ka shkencë. Hiq qytetin dhe i gjithë territori përveç zonave të mbrojtura është brenda kësaj pakete”, iu drejtua Rama.

Gjatë takimit, Rama urdhëroi për secilën bashki ngritjen e një task-force të përbërë nga 3 persona, e cila do të shërbejë për t’i ardhur në ndihmë, apo për t’i lehtësuar procedurat personave që kanë shpallur interesim për të qenë pjesë e 500 të parëve që do t’i miratohet leja për të invesuar. 500 investitorët e parë përfitojnë një kontratë 10 vjeçare ku për këtë periudhë kohore, nuk do të paguajnë asnjë taskë në shtet.

VKM:

V E N D I M PËR SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË KUKËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Shpalljen “zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore”, në territorin e Bashkisë Kukës, të zonave, si më poshtë vijon:

a) Zona nr.1, pjesë e Njësisë Administrative Bicaj, me sipërfaqe 253.55 (dyqind e pesëdhjetë e tre pikë pesëdhjetë e pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;

b) Zona nr.2, pjesë e Njësisë Administrative Bicaj, me sipërfaqe 398.18 (treqind e nëntëdhjetë e tetë pikë tetëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;

c) Zona nr.3, pjesë e Njësisë Administrative Arren, me sipërfaqe 255.56 (dyqind e pesëdhjetë e pesë pikë pesëdhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto.

Shtrirja, kufijtë, pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
a) të zhvillimit ekonomik;

b) industrial;

c) turistik.

Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Kukës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë