AKTUALITET

"Pakt me Djallin" për Talo Çelën, i penduari Alibej tregon se ku fshihet Suel Çela

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Shtator 2025, 18:13

"Pakt me Djallin" për Talo Çelën, i penduari Alibej

Erion Alibej, një nga të penduarit e drejtësisë në dosjen “Plumbi i artë”  pretendoi në seancën e të martës se dinte vendodhjen e Suel Çelës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK si drejtues i një organizate kriminale.

I penduari tha se ishte i gatshëm të bashkëpunonte jo vetëm me Nuredin Dumanin, por edhe me djallin për të vrarë Talo Çelën, po ashtu i shpallur në kërkim nga SPAK. Gjatë dëshmisë së Alibejt, në sallë ndodhej edhe i penduari Dumani, me të cilin u përfshi në një debat të ashpër në seancën e kaluar, debat që dukej të ishte sheshuar. Ndërsa tensioni i radhës u krijua teksa po i përgjigjej pyetjeve të të pandehurit Xhuliano Hoxha. Alibej i ktheu disa herë përgjigjen “s’e mbaj mend” Hoxhës, teksa po e pyeste për një vajzë, Megi K., ish e dashur e të penduarit.

“O Erjon, po kujtoje një gjë, se më plase shpirtin”, tha i pandehuri Hoxha nga kafazi. Mungesa e reagimit nga Alibej bëri që Hoxha të vijonte: “Pishmani im në jetë është që s'të vrava ty me dorën time”.

Pyetjes nëse kishte dashur ta vriste vajzën me emerin Megi K., Alibej i tha të pyeste Suel Çelën. "E ke në Peqin Suel Çelën", tha Alibej, që sakaq i kërkoi ndjesë për përmendjen avokatit Sokol Hazizaj, që mbron Çelën në një tjetër proces. I pyetur nëse do të bashkëpunonte sërish sot me Xhuliano Hoxhën dhe Nuredin Dumanin për të vrarë Talo Çelën, Alibej iu përgjigj prerë: “Edhe me Djallin për Talo Çelën”.

Më herët, në përgjigje të Xhuliano Hoxhës dhe avokatit të tij, Alibej tha se Xhulianon e kishte përdorur si informator në vrasjen e Emiliano Ramazanit në korrik 2020 në Elbasan. Për këtë ngjarje, Alibej tha se i kishte paguar Nuredin Dumanit 80-85 mijë euro, të cilat ia kishte dorëzuar një vajze pranë një rrethrrotullimi në hyrje të Tiranës. Ndërsa për vrasjen e Rigers Runajt, ndodhur po në vitin 2020 në Elbasan, Alibej tha se Xhuliano Hoxha i kishte treguar se e kishte masakruar me thikë në afërsi të varrezave të qytetit. Sipas të penduarit Alibej, për këtë krim i kishte premtuar 30 mijë euro Hoxhës, por i kishte dhënë shumë më tepër.

“Ia kam dhënë pjesë-pjesë, madje e kam takuar shumë herë. Kur u arrestua i kam çuar bashkëshortes së tij 25 mijë euro”, tha Alibej.

Avokati i Hoxhës i kërkoi gjykatës realizimin e një ballafaqimi mes të penduarve Erion Alibej dhe Nuredin Dumani.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë