AKTUALITET

Pallati 11-katësh dhe tenderi ‘i fryrë’, dosja me shkeljet ligjore të Vangjush Dakos dhe 9 ish-zyrtarëve (Foto dhe video)

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Qershor 2023, 14:12
Pallati 11-katësh dhe tenderi ‘i fryrë’, dosja me shkeljet

Gazeta Si - Një pallat 11-katësh i ndërtuar 11 vite më parë, në shkelje ligjore dhe një tender, vlera e të cilit është “fryrë” gjatë rrugës, janë dy akuzat e SPAK që sollën arrestimin e ish-kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Ai është në mesin e 10 personave të arrestuar, ish-zyrtarë të këtij institucioni, që akuzohen për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve.

Kallëzimi i parë është ai i banorëve të një pallati në lagjen Nr.5 në Durrës, që u bë i pabanueshëm nga tërmeti i nëntorit 2019. Sipas banorëve, leja e ndërtimit ishte dhënë në kundërshtim me ligjin.

Në dosjen e SPAK, janë zbardhur shkeljet ligjore që janë kryer nga ana e ish-zyrtarëve, ku para së gjithash, Dako akuzohet për dy episode të ndryshme, nën të njëjtën akuzë, atë të shpërdorimit të detyrës.

Sipas dosjes, del se për rastin e parë, atë të pallatit, zbardhja e lejes së ndërtimit është bërë më 14 tetor 2014, ndërsa pagesa e tarifës, më 16 mars 2015.

Kontrolli i kuotës është bërë më 27 nëntor 2014 dhe pagesa e tarifës, më 16 shkurt 2015. Në 19 maj 2015, është bërë pagesa e tarifës për lejen e përdorimit dhe më 27 maj 2015 është miratuar certifikata e përdorimit nga drejtori i Planifikimit të Territorit, Adhurim Qehajaj.

Në të njëjtën datë është nënshkruar nga Vangjush Dako, si kryebashkiak në atë kohë dhe shkresa i është dërguar Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Durrës.

Kurse kontrolli i karabinasë së përfunduar është bërë më 10 Shkurt 2015 dhe pagesa e tarifës më 9 prill 2015.

Sipas dosjes së SPAK, “aktet për këtë pallat janë përpiluar në një hark të shumë të shkurtër kohor dhe rezulton se qëllimi i vërtetë i zyrtarëve të Bashkisë Durrës, por dhe i ndërtuesit, ka qenë pajisja me dokumentacionin tekniko-ligjor të ndërtimit të objektit, i cili jo vetëm kishte përfunduar shumë kohë më parë, por njhëkohëisht ka qenë i pamundur të ndërtohet në një afat kohor prej 7 muajsh”.

SPAK evidenton gjithashtu se në projekt ishte parashikuar që ashensori të zbresë deri në pjesën e garazheve, ndërtim ky që nuk është bërë.

Ndërsa në rastin e dytë, kallëzimi bën është bërë për një procedurë prokurimi projekt-zhvillimor, vlera e të cilit është “fryrë”, duke kapur shifrën e 220 milionë lekëve të vjetra, nga përllogaritjet që ka bërë SPAK.

Padia është bërë nga ish-kreu i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferaj.

Referuar dy raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit për “projektim zbatim për Promendadën Bregetare dhe Plazhin Publik nga Bërryli deri në Currila”, thuhet se i është shkaktuar një dëm buxhetit të shtetit në shumën 18 milionë lekë.

Të akuzuarit në dosjen e SPAK dhe masat e sigurisë

Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrsësit. Akuza: Shpërdorim detyre  2 herë. Masa e sigurisë: Arrest me burg

Adhurim Qehajaj, ish drejtori i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpumin. Masa e sigurisë: Arrest me burg

Fiqiri Farruku, administrartor i firmës së ndërtimit Fakle Sh.p.k. Akuza: falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpumin. Masa e sigurisë: Arrest me burg

Ermal Lama, Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg

Fatmir Ejupi, Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg

Adrian Bulku, Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg

Adnand Toçila, Akuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg

Meri Semini, Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest në shtëpi

Firzilet Hajdëri, Akuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg

Diana Dedja, Akuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg

Një ditë më parë, ish- kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako u vetëdorëzua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë