
Mjaftuan vetëm disa orë reshje të dendura shiu që një nga projektet më të reklamuar të Rilindjes, Veliera në Durrës, të shndërrohet sërish në një simbol të dështimit dhe keqmenaxhimit urban.
Që prej orëve të para të mëngjesit, qyteti i Durrësit është përfshirë nga reshje të forta, të cilat kanë sjellë përmbytje në disa zona, duke bllokuar qarkullimin dhe duke krijuar kaos në hyrje të qytetit. Pamjet e siguruara nga Syri TV tregojnë gjendjen alarmante në zonën e Velierës, ku uji ka pushtuar rrugën dhe e ka bërë atë të pakalueshme për automjetet.
Një nga banorët e prekur nga përmbytjet rrëfeu për Syri TV situatën e rëndë që kaloi: "Rreth orës 05:30, teksa po nisesha drejt Tiranës, hyra në zonën e përmbytur dhe mendova se do ta kaloja, por mbeta i bllokuar së bashku me familjen në ujë dhe na u desh të dilnim me not.
Makina ime është mbytur në ujë që prej orës 05:30. Fillimisht niveli i ujit ishte më i lartë, ndërsa tani ka nisur të ulet. Dëmet janë të mëdha. Kjo makinë është e re dhe ka të gjitha pajisjet elektronike, nuk bëhet më. Taksa i paguajmë rregullisht. Nuk di ku dhe si do të kërkoj drejtësi, në gjyq apo me çfarëdo mënyre tjetër. Lekët nuk i kam gjetur në rrugë. Se si do të zgjidhet, do ta shohim."
Në 7 dhjetor të vitit 2016 nisën punimet për ndërtimin e Velierës, një projekt i shumëdebatuar dhe kundërshtuar i cili kushtoi mbi 800 milionë lekë. Ai duket se i ka shërbyer më shumë propagandës se sa qytetit, ndërsa infrastruktura përreth tij tregon dështimin total të investimeve të bëra me fondet publike.
Asnjë reagim nuk ka ardhur deri tani nga bashkia apo institucionet përkatëse. Durrësi, një nga qytetet më të mëdha të vendit dhe portë hyrëse turistike, vijon të përmbytet sa herë bie shi, ndërsa qeveria dhe pushteti lokal vijojnë të justifikohen me “motin e keq”, një alibi që tashmë nuk bind askënd.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
11 Shtator09:59
EMRI/ “Do t’ju hapim barkun me plumba”, zbulohet efektivi i FNSH që kërcënoi forcat “Shqiponja”
Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e të mërkurës në Shkodër, ku një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes...
AKTUALITET
11 Shtator09:35
Emri/ Caktohet gjyqtarja e seancës paraprake për Erion Veliajn
Etleva Deda është caktuar gjyqtare e seancës paraprake për ish-Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.
Ditën e ...
AKTUALITET
11 Shtator09:22
Emigrantët sollën një rekord prej 532 mln euro në 6 muaj
Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipëria po vijojnë të kenë një tendencë rritjeje, ndon&e...
AKTUALITET
11 Shtator09:11
Vrau 2 persona dhe plagosi 2 të tjerë, caktohet sot masa e sigurisë për Ragip Gilën
Ka mbërritur në gjykatën e shkallës së parë autori i dyshuar i vrasjes në Shkodër Ragip Gila.
Ndërkohë, sot p...
AKTUALITET
11 Shtator08:45
Shiu përmbyt Durrësin/ Rrugët të pakalueshme, banesat dhe bizneset nën ujë
Reshjet shiut që kanë rënë gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit kanë shkaktuar përmbytje t&...
AKTUALITET
11 Shtator08:23
Masakra e Shkodrës/ Erogen Vaso: Nuk e njoh autorin, por shteti…
Erogen Vaso (Brajoviç) ka reaguar mbrëmjen e djeshme për Top Story, pas ngjarjes së rëndë kriminale ndodhur në Shkodër...
AKTUALITET
11 Shtator07:50
Euro në rënie, vlerat e monedhave të huaja sot në vendin tonë
11 shtator 2025, dollari amerikan blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë, teksa Euro sot blihet me 96.6 lekë dhe shitet 97.5 lekë.
F...
AKTUALITET
11 Shtator07:42
Ra në kontakt me korentin, lihet prej një ore në rrugë trupi i pajetë i burrit në Durrës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit, ku një burrë 44 vjeç humbi jetë...
AKTUALITET
11 Shtator07:17
Aksident i rëndë në Kukës, dy të rinj dërgohen me urgjencë drejt Prizrenit
Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Kukës, ku kanë mbetur të plagosur rëndë dy të...
AKTUALITET
11 Shtator07:07
Kujdes kur të dilni nga shtëpia, ja si do jetë moti sot gjithë ditën
Moti këtë të enjten parashikohet të jetë me reshje të dendura shiu, temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në...