AKTUALITET

"Papunësia në Shqipëri dhe në Kosovë është më e lartë në radhët e të rinjve", Kongresi studentor: Pas diplomimit studentët mbeten pa u qasur në tregun e punës!

n.f Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2024, 18:48
"Papunësia në Shqipëri dhe në Kosovë
Takimi

TIRANË- Organizata rinore të studentëve nga Shqipëria, Kosova dhe rajoni po zhvillojnë në Tiranë një kongres, për të diskutuar problemet dhe sfidat, që ata ndeshin aktualisht. Përfaqësues të këtyre organizatave pohuan për Zërin e Amerikës se papunësia, emigracioni dhe shkollimi i dobët janë pengesa kryesore në jetën e tyre.

Kongresi studentor i organizatave nga Shqipëria, Kosova dhe rajoni diskutoi mbi sfidat e të rinjve në Ballkanin Perëndimor, ku sipas folësve kryesorë mbizotërojnë emigrimi për shkak të papunësisë. Organizata Qëndresa Qytetare, vlerësoi se administrata shtetërore dhe universitetet e Shqipërisë, për shkak të menaxhimit klientelist e pa meritokraci të tyre, nuk arrijnë që të përgatitin të rinj me aftësi të larta profesionale sipas kërkesave të tregut.

Drejtuesi i organizatës Qëndresa Qytetare, Migen Qiraxhi thotë për Zërin e Amerikës se largimin e të rinjve po e ndjejnë të gjithë sektorët e jetës publike dhe private në Shqipëri, ndaj qeveria nevojitet të ndërmarrë politikat e duhura për të frenuar largimin e të rinjve dhe angazhimin profesional të tyre brenda vendit të tyre.

“Fatkeqësia në vendin tonë është se duket që qeverisësit nuk e konsiderojnë problem largimin e qytetarëve dhe të rinjve nga vendi, duke e justifikuar me lëvizjen e lirë. Lëvizja e lirë është e nevojshme dhe e domosdoshme, por ne vlerësojmë që krijimi i kushteve dhe mundësive në vendin tonë, që qytetarët ta konsiderojnë si shtëpi të sigurtë, me arsim dhe kujdes shëndetësor, do t’u jepte mundësi gjithë qytetarëve që të mos e brakstisin. Unë mendoj që askush nuk e ka luksin që të ndahet nga familja, nga prona, nga kombi, por e gjithë kjo po ndodh me një tension shumë të madh social, i cili i bie vendit si barrë, një dramë që po e përjetojmë çdo ditë”, tha zoti Qiraxhi.

Nga ana tjetër Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim ka 8 vite që punon për integritetin akademik dhe kundër plagjiaturave në universitetet publike të Kosovës, si dhe aktivizmin studentor.

Dibran Hoxha, përfaqësues i organizatës, thotë për Zërin e Amerikës së Kosova përballet me migrim të rinisë, çka duket në uljen e numrit të studentëve atje, si dhe me një mosinteresim të studentëve për tu angazhuar në zgjidhjen e shqetësimeve kryesore, siç është cilësia e ulët e studimeve në universitete si dhe qasja e dobët me tregun e punës.

“Universitetet tona publike dhe kolegjet private pranojnë një numër të madh të studentëve pa patur një lloj strategjie as edhe kombëtare se si do të qasen këta të rinj në tregun e punës. Kjo bie si barrë në kurrizin e studentëve, të cilët shpenzojnë shumë mjete financiare për të kryer studimet e tyre. Në masë të madhe, sidomos studentët në kolegjet private nuk marrin studimet aq cilësore, dhe në fund pas diplomimit mbeten pa u qasur në tregun e punës. Kjo është sfida më e madhe me të cilën përballen studentë e të rinj në Kosovë”, tha zoti Hoxha.

Papunësia në Shqipëri dhe në Kosovë është më e lartë në radhët e të rinjve, ndërsa studimet kanë vërejtur mungesë të vendeve të lira të punës nga një anë si dhe vështirësi për t’u punësuar në ato profesione, për të cilat janë kualifikuar të rinjtë.

Në këtë takim të organizatave rinore të rajonit u theksua se universitetet nuk arrijnë ta bëjnë sa më efektive nga ana profesionale kohën që të rinjtë e të rejat shpenzojnë në auditoret akademike, sepse këto nuk adresjojnë kërkesat e kohës, ndaj të rinjtë lënë vendin e tyre dhe studiojnë e integrohën në vende të tjera./VOA

kongresi studentor diplomim treg pune

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë