AKTUALITET

Pas 15 vitesh, biznesi i spitaleve private po arrin pikën kritike të rentabilitetit

r.ll Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2024, 08:17
Pas 15 vitesh, biznesi i spitaleve private po arrin pikën kritike të
foto ilustruese

TIRANË- Rreth 15 vite më parë nisën investimet e mëdha të spitaleve private në vend. Më i madhi ishte “Hygeia”, një investim me kapital grek, i nxitur nga shpenzimet e mëdha të shqiptarëve në Greqi për t’u kuruar, që u hap në 2007-n.

Në vitin 2006, kishte nisur aktivitetin dhe “Univers-Alb”, sot “Spitali Amerikan”, e më pas të tjerë si “Salus”, apo “Spitali gjerman”.

Por, këto biznese nuk rezultuan të suksesshme dhe vijuan të dilnin me humbje të mëdha edhe pas tre vitesh, kur përvoja globale tregon se spitalet private fillojnë e gjenerojnë fitime.

Në gusht të vitit 2018, grupi grek “Diagnostic and Therapeutic Center of Athens Hygeia” shiti spitalin “Hygeia” në Shqipëri, një investim prej rreth 60 milionë eurosh, tek “American Hospital” për vetëm 1 milion euro, ndërsa blerësi mori përsipër detyrimet e “Hygeia Hospital Tirana”, që arritën në atë kohë në 29.5 milionë euro në total.

“Hygeia” (sot “International Hospital”) po rezultonte me humbje të mëdha, që deri në vitin 2018 arritën në 2.7 miliardë lekë.

Pas vitit 2018, me ndryshimin e pronësisë, humbjet u reduktuan vazhdimisht për të rezultuar me fitim për herë të parë në 2023, në nivelin e 120 milionë lekëve, sipas të dhënave në bilanc, duke arritur pikën kritike të rentabilitetit (break even point), ku të ardhurat barazohen me shpenzimet, vetëm pas më shumë se një dekade. “International Hospital” (ish-Hygeia), raportoi 2.9 miliardë lekë të ardhura, me rritje 3.6% në vitin 2023.

“Spitali Amerikan” (American Hospital) është më i madhi në vend. Në vitin 2023 qarkulloi 5.4 miliardë lekë, me tkurrje 2.3% me bazë vjetore. Ky spital vijon të raportojë humbje, prej 236 mijë lekësh në vitin 2023, në ulje nga 364 milionë lekë vitin e mëparshëm.

“Spitali Amerikan” në dhjetor 2023 përthithi “International Hospital” i themeluar në 2007-n, të cilin e zotëronte 100% prej më se 7 vitesh dhe nga janari 2024 operojnë si një i vetëm.

Spitali “Salus” raportoi 662 milionë lekë të ardhura, me rritje 3.3%. Shoqëria vijon me humbje, që në 2023 ishin 62 milionë lekë, në të njëjtat nivele me një vit më parë.

“German Hospital International” kishte xhiro prej 539 milionë lekësh, me rritje 1.5%. Ky spital prej dy vitesh rezulton me fitime minimale, përkatësisht 5 milionë lekë në vitin 2022 dhe 15 milionë lekë në vitin 2023.

“Spitali Europian” u rrit me ritme pak më të përshpejtuara prej 7.4%, duke arritur një qarkullim vjetor prej 471 milionë lekësh. Shoqëria vijon të rezultojë me humbje të larta, prej 126 milionë lekësh.

Kostot e larta të aktivitetit, pagesat e larta për mjekët, nevojat e vazhdueshme për investime dhe aftësia e ulët paguese e popullatës janë arsyet që japin operatorët për kthyeshmërinë e ulët të investimeve të mëdha në sistemin privat shëndetësor. Këtyre iu janë shtuar dhe zhvillimet demografike, si emigrimi dhe rënia e lindjeve.

Sipas raportit vjetor të “International Hospital” (ish-Hygeia), i dyti më i madh në vend, faktorët kryesorë që ndikojnë në kërkesën për shërbime shëndetësore private janë

a) disponueshmëria e të ardhurave të konsumatorit, të kombinuara me çmimet e shërbimeve private;

b) zhvillimet demografike dhe sociale, karakteristika të tilla si mosha, standardi i jetesës dhe aksesi i pacientëve në shërbimet shëndetësore publike;

c) cilësia e shërbimeve infermierore të sektorit publik;

d) listat e gjata të pritjes, të vëzhguara gjatë procedurave të miratimit dhe kryerjes së ekzaminimeve të rëndësishme;

e) përdorimi i teknologjisë dhe

f) lindjet, ku vitet e fundit vihet re një tendencë rënëse, duke rezultuar në një rënie të ndjeshme të incidenteve në klinikat obstetrike të vendit.

Sipas deklarimeve të mëparshme të operatorëve, për arsye se shërbimet shëndetësore në sektorin privat paguhen plotësisht nga pacientët dhe të afërmit e tyre (out of pocket payment), pa kontribut nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore në Shqipëri, dhe në kushtet kur aftësia paguese për këto shërbime është e ulët, me një inflacion në rritje në vitet e fundit, ka një presion për të mbajtur çmime të ulëta për këto shërbime, në krahasim me çmimet që paguhen në vende të tjera për të njëjtat shërbime.

Këto çmime nuk i justifikojnë kostot e rritura të këtyre shërbimeve, si për materialet që kryesisht importohen, edhe për kostot e rritura të stafit administrativ dhe mjekësor.

Ndonëse Shqipëria teorikisht ka shërbim falas për të gjithë, cilësia e tyre apo vonesa në shërbime nxit që shumë pacientë të drejtohen drejt spitaleve private, që duhet t’i paguajnë vetë.

Një raport i mëparshëm i Bankës Botërore ka bërë të ditur se shpenzimet nga xhepi për shëndetësinë janë një barrë për 57% të shqiptarëve, përqindje që sipas Bankës është më e larta në Europë dhe në nivelin e vendeve me të ardhura të ulëta, si dhe shumë më e lartë se Europa Qendrore dhe vendet baltike, që e kanë këtë tregues në 23%.

Tregtimi me shumicë i barnave, një biznes më i mirë

Barnat njihen në teorinë ekonomike si shembulli tipik i kërkesës joelastike. Kjo do të thotë se sado që të rriten çmimet, apo të jenë të ardhurat e blerësit, kërkesa për to do të mbetet e pandryshueshme, ndryshe nga një produkt ushqimor p.sh., që mund t’i gjendet zëvendësuesi.

Depot farmaceutike janë gjithnjë në listën e më të mëdhenjve si sipas fitimeve, ashtu dhe të ardhurave.

Pjesa më e madhe e depove të mëdha farmaceutike panë një përmirësim të lehtë të normave të fitimit në vitin 2023, si rrjedhojë e zgjerimit të të ardhurave me ritme më të larta, sesa të shpenzimeve.

Normat e fitimit u luhatën nga 4% në 7%. Prodhuesi vendas i barnave, “Profarma”, ka një normë më të lartë, prej 16.7%./MONITOR

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë