
TIRANA- Çdo vit, fillimi i janarit sjell me vete një fenomen të përsëritur: rritjen e ndjeshme të kërkesës për abonime në palestra. Ky trend, i njohur kudo në botë si “efekti i Vitit të Ri”, pasqyron dëshirën e shumë njerëzve për të nisur një kapitull të ri me qëllime më të shëndetshme dhe aktive. Pas gjelit të Vitit të Ri, bakllavasë apo sallatës ruse, të gjithë shpejtojnë për abonime në palestra për të sjellë format trupore që dëshirojnë.
Por çfarë e nxit këtë rritje dhe sa zgjat entuziazmi? Rezolutat e Vitit të Ri janë shpesh katalizatorë për ndryshime të stilit të jetës. Një nga synimet më të zakonshme është përmirësimi i shëndetit fizik dhe mirëqenies. Ky angazhim reflektohet në një rritje të abonimeve në palestra, që shpesh raportojnë një rritje prej 30 % gjatë javëve të para të janarit, sipas menaxherëve të disa qendrave të fitnesit në Tiranë.
Sipas Angelfitness Gym, një nga palestrat më të frekuentuara në kryeqytet, gjatë dy javëve të para të janarit ka një dyfishim të klientëve të rinj në krahasim me muajt e tjerë. “Shumica janë të motivuar nga dëshira për të humbur peshë ose për të ndërtuar një stil jete më të shëndetshëm pas festave të fundvitit,” thotë një nga trajnerët në palestër.
Një faktor tjetër që kontribuon në rritjen e kërkesës janë ofertat dhe promovimet që palestra organizojnë në këtë periudhë. Abonime me çmime të ulëta, oferta për grupet e miqve dhe programet e personalizuara janë disa nga strategjitë që palestra si GoFit Albania përdorin për të tërhequr klientë. Një nga trajnerët prej vitesh atje, thekson: “Janari është koha kur njerëzit janë më të hapur për ndryshime. Për këtë arsye, fokusohemi te promovimi i programeve të rinisë dhe kurseve për fillestarët.”
Megjithëse janari është muaji i kulmit për abonimet në palestra, sfida kryesore për qendrat e fitnesit është ruajtja e klientëve. Sipas një studimi nga International Health, Racquet & Sportsclub Association (IHRSA), në botë, vetëm 20% e klientëve që regjistrohen në janar vazhdojnë të frekuentojnë palestrën pas muajit mars.
Eksperti i fitnesit, Ëngjëll Maliqi, sugjeron se arsyet për këtë prirje lidhen me mungesën e planifikimit afatgjatë dhe pritshmëritë e larta. “Shumica e njerëzve nuk e shohin stërvitjen si një investim të qëndrueshëm, por si një zgjidhje të shpejtë për të përmbushur objektivat afatshkurtër,” thotë ai. Sipas tij, duhet të jetë krejt e kundërta, por shqiptarët ndër vite duan rezultate shpejt dhe pa lodhje.
Rezolutat e Vitit të Ri krijojnë një efekt kolektiv motivimi, ku njerëzit ndihen më të prirur për t’u bashkuar me aktivitete të reja. Ndërkohë, rrjetet sociale luajnë një rol të rëndësishëm duke nxitur angazhimin përmes fotove dhe videove të stërvitjes.
“Sot, një pjesë e madhe e abonimeve ndikohet nga postimet që shfaqin përmirësime personale dhe arritje fizike,” thotë një nga trajnerët pranë qendër sportive “Repeat” në kryeqytet.
Çmimet e abonimeve në palestër kanë mbetur në nivelet e viteve të mëparshme, variojnë mesatarisht 4000 lekë në muaj, 5 ditë të javës, por janë shtuar e ofertat sportive që përfshijnë fitness, not, spa, abonimet e të cilave arrijnë 13000 lekë në muaj./ Monitor
plestra
Artikuj te sugjeruar
M.B.
AKTUALITET
8 Janar08:23
Turizmi/ Transporti publik i Shqipërisë hyn më në fund në “Google Maps”
TIRANA- Shqipëria turistike e këtyre viteve të fundit ka qenë një surprizë për të huajt, që me befasinë e zb...
M.B.
AKTUALITET
8 Janar07:43
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot
TIRANA- Ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mot t&...
n.f
AKTUALITET
7 Janar22:49
U sulmua brutalisht dy ditë më parë nga 4 persona në Tiranë, publikohet FOTOJA e 48-vjeçarit Adriatik Roshi
Adriatik Roshi
TIRANË- Personi në foto është 48-vjeçari, Adriatik Roshi i cili u sulmua barbarisht dy ditë më...
n.f
AKTUALITET
7 Janar22:47
Dy persona qëndruan jashtë roje, katër të tjerët u futen në berberhanë, dalin pamjet nga dhunimi i Adriatik Roshit në Tiranë (VIDEO)
Dhunimi
TIRANË- Dy ditë pas sulmit të dhunshëm të regjistruar ndaj 48-vjeçarit, Adriatik Roshi janë publikuar pam...
n.f
AKTUALITET
7 Janar22:45
Dyshime për drogë, makina e funeralit i nënshtrohet për rreth 1 orë kontrollit të imtësishëm në Portin e Vlorës
Makina
VLORË- Dyshimeve për drogë mesa duket nuk u shpëtojnë edhe makinat funerale. Një rast i tillë është pik...
n.f
AKTUALITET
7 Janar21:32
Gripi i shpendëve bën kërdinë në Vlorë, drejtori i Shërbimit Veterinar gjen kohë të tallet me Trump: Zero dollarë i harxhuar për takimin!
Adi Kojdheli
VLORË- Drejtori i Shërbimit Veterinar në Vlorë, Adi Kojdheli ka publikuar së fundmi një foto një llogarin&e...
E.D
AKTUALITET
7 Janar20:50
Aksident në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, raportohet për dy të plagosur
PESHKËPI- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë. Mësohet se një 31-vjeça...
e. d
AKTUALITET
7 Janar19:08
Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, mediat greke: Ndodhet në kushtet e terapisë intensive
GREQI- Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos, i cili ndodhet për të pestën ditë i...
n.f
AKTUALITET
7 Janar16:45
Aksident në Lushnje/ Makina humb kontrollin, përfundon në kanal, plagosen babë e bir (FOTO)
Aksidenti
LUSHNJE- Një aksident është regjistruar pak momente më parë në Lushnje. Mësohet se një makinë ka hum...
n.f
AKTUALITET
7 Janar16:44
FOTO/ Makina humb kontrollin në aksin Shkodër- Lezhë, përplaset me një kamion, plagosen dy persona
Aksidenti
SHKODËR- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin Shkodër- Lezhë. Mësohet se dy automje...