AKTUALITET

Pas denoncimit nga Piranjat për trafikimin e refugjatëve, policia vë në pranga 30-vjeçarin në Tiranë, sekuestrohen pasaporta false dhe karta krediti

r.ll Përditësimi i fundit 11 Maj 2024, 14:11
Pas denoncimit nga Piranjat për trafikimin e refugjatëve, policia
i arrestuari

TIRANË- Pas denoncimit nga emisioni investigativ "Piranjat", policia e Tiranës ka vënë në pranga një 30-vjeçar, cili siguronte mijëra euro nga trafikimi i refugjatëve.

Kundrejt pagesave monetare, ai iu kishte premtuar personave nga vendet e treta, të cilët janë futur ilegalisht në vendin tonë, transportimin nga Tirana në drejtim të veriut të Shqipërisë, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 7280 euro, 10 pasaporta të dyshuara të falsifikuara, karta sim, 2 USB, 6 karta krediti, mandate arkëtimi me shuma të ndryshme, dhe 2 vula.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në lidhje me një rast të transmetuar në emisionin investigativ “Piranjat”, ju bëjmë me dije se:

DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizoi punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasit të përmendur në video. Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit K. Sh., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se kundrejt shpërblimit monetar, iu kishte premtuar personave nga vendet e treta, të cilët janë futur ilegalisht në vendin tonë, transportimin nga Tirana në drejtim të veriut të Shqipërisë, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7280 euro, 10 pasaporta të dyshuara të falsifikuara, karta sim, 2 USB, 6 karta krediti, mandate arkëtimi me shuma të ndryshme, dhe 2 vula.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.

DENONCIMI I PIRANJAVE: 

Tre javë më parë publikuam historinë e përfshirjes së punonjësve të emigracionit, në një linjë të trafikimit të qënieve njerëzore nga Lindja e Mesme. Një punë e realizuar paralelisht me operacionin e SPAK që çoi në arrestimin e 26 personave të cilët punonin në këtë linjë.

Linja e Bangladeshit nuk ishte e vetmja, pasi denoncimi i radhës sjell fakte të trafikimit të emigrantëve nga Egjipti. Një linjë mjaft efikase me destinacion vendet e BE, që ka si protagonist kryesor, një shtetas shqiptaro-egjiptian.

“Kam rënë në kontakt me Ahmed Kensowas në Egjipt. Ai merret me trafikim dhe sjell njerëz nga Egjipti drejt BE. Ai u merr nga 5 mijë për të ardhur në Shqipëri, 7 për ti dërguar jashtë. Rruga totale nga Egjipti në BE është 12 mijë euro”, thotë denoncuesja jonë.

Kjo e fundit pati dhe një takim me Ahmed Kensowan për ta verifikuar krejtësisht se si funksionon skema e trafikimit.

Në takim, Kensowa zbërthen gjithçka me detaje. “Mund të fus sa njerëz të dua në Shqipëri kam lidhjet. Nëse do të bëj viza turistike dhe viza pune. Si të duash.

“4 mijë euro pa mbajtur përgjegjësi, 5 mijë duke mbajtur përgjegjësi. Duhet me patjetër të paguash kaq. Shtrenjtë, por ky është biznesi im”, thotë ai.

Për të verifikuar krejtësisht skemën, gazetari Eraldo Harlicaj infiltrohet brenda grupit të trafikimit dhe arrin të marrë 10 pasaporta egjiptianësh. Në total paguhen 3050 euro për skemën e trafikimit.

Harlicaj vendos kontakt dhe me emigrantët që kanë pasaportat në duart e Piranjave pas realizimit të shkëmbimit. Ata konfirmojnë dhe falenderojnë Helmin dhe Ahmetin.

Piranjat më pas ballafaqohen me vetë Ahmedin, kokën e këtij grupi. Ai nuk e pranon përfshirjen, por më pas tregohet agresiv dhe përplas kamerën.

 

trafiku i refugjateve policia e tiranes

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë