AKTUALITET

Pas legalizimeve, “Sulltanesha” e Roskovecit shtron rrugët me asfalt në Strum 50 ditë para zgjedhjeve

n.f Përditësimi i fundit 22 Mars 2025, 19:34
Pas legalizimeve, “Sulltanesha” e Roskovecit shtron rrugët me
Majlinda Bufi

ROSKOVEC- Disa ditë më parë, VoxNews denoncoi ekskluzivisht se kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, reklamonte në internet shpërndarjen e 300 legalizimeve në Njësinë Administrative në Strum. Një proces i shumë debatuar, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndaluar legalizimet në këmbim të votës.

Ndërkohë, në të njëjtën kohë, “Sulltanesha” e Roskovecit ka finalizuar një tender në të njëjtën Njësi Administrative. Pas legalizimeve, Bufi do të shtrojë disa rrugë me asfalt.

Një përdorim i fondeve publike për interesa politike dhe për vota, ku me këto veprime Majlinda Bufin duket se nuk e pengon asnjë gjë. Asnjë institucion kontrollues apo edhe ligjzbatues, ku ajo vepron hapur vetëm e vetëm që të dalë mirë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Pas legalizimeve, “Sulltanesha” e Roskovecit shtron rrugët me

Pas legalizimeve, “Sulltanesha” e Roskovecit shtron rrugët me

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, kryetarja e Bashkisë së Roskovecit ka shpallur në datën 20 mars 2025 tenderin për të shtruar rrugët me asfalt në Njësinë Administrative Strum.

50 ditë para zgjedhjeve, Bufi po sfidon këdo, duke vepruar hapur pa kurrfarë frike. Madje, edhe pas denoncimit të parë për dhënien e legalizimeve ajo s’u tërhoq, pavarësisht se opozita e denoncoi në SPAK.

Po kësaj herë, a po përdor asfaltin për vota?!

Normalisht që po, pasi vetëm disa javë para zgjedhjeve firmos fituesin e tenderit për punë publike. Bëhet fjalë për procedurën “riparimi i shtresave sipërfaqësore të rrugëve të NJA Kuman”, me një afat 6 muaj. Fitues doli firma “2 N” me vlerë 24.600.000 lekë pa TVSH.

Pas legalizimeve, “Sulltanesha” e Roskovecit shtron rrugët me

Pas legalizimeve, “Sulltanesha” e Roskovecit shtron rrugët me

Siç e paralajmëroi VoxNews në shkrimin e mëparshëm, Bufi ka përdorur edhe asfaltin për vota në zgjedhje. Në dokumentet shoqëruese, ajo kërkon që të shtrojë me asfalt të varfër disa rrugë të shkurtra. Kërkon asfatimin e rrugëve “Fasli Shurdha”, “Dani Xhafa”, “Syrri Balla” në fshatin Kuman. Një rrugë është 605 metra e gjatë dhe dy të tjerat nga rreth 250 metra të gjata.

Ndërkohë, kërkon asfalt edhe në rrugën “Kadri Plaka” në Vidhisht e gjatë 318 metra dhe dy rrugë “Nasil Kaçeli” dhe “Kroni Prifti” në Marinës. Do të shtrojë me asfalt edhe rrugën “Brengas” në fshatin Luar.

Në dokumente thuhet se asfalti do të fillojë nga data e nënshkrimit të kontratës dhe mbaron deri më 6 muaj. Por, “enti kontraktor mund të shtojë rreshta në varësi të zërave të punimeve dhe kollona në varësi të afatit të parashikuar për realizimin e tyre”. Çka do të thotë se, nëse familje apo lagje kërkojnë asfalt ndoshta në këmbim të votave, mund t’a shtojë në këtë tender./ Marrë nga VoxNews

majlinda bufi roskovec

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë