AKTUALITET

Pas mandarinave, Kroacia bllokon edhe pjeshkat nga Shqipëria. Alarmi u dha nga  BE. Materiali i rrezikshëm që përmbajnë ato

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Shtator 2025, 17:41

Pas mandarinave, Kroacia bllokon edhe pjeshkat nga Shqipëria. Alarmi u dha

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me pjeshkë të eksportuara nga Shqipëria, për përmbajtje të lartë të nikelit. Ngarkesa, sasia e të cilës nuk dihet ende, është cilësuar e dëmshme dhe jashtë standardeve të BE-së.

Alarmi është dhënë nga Sistemi i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin e njerëzve dhe Kafshëve i Bashkimit Evropian, ku Shqipëria shënohet si vend origjine dhe Kroacia si vend që i ka bllokuar ato.

Ende nuk dihet cila është kompania që ka importuar sasinë e pjeshkave apo në cilën zonë të Shqipërisë janë prodhuar ato dhe nëse të njëjtat janë tregtuar edhe në tregun vendas për konsumatorin shqiptar.

Pak muaj më parë, Kroacia bllokoi rreth 10 ton me mandarina me nivel të lartë pesticidesh. Më vonë, autoritetet arrestuan tre persona për shitjen e kësaj sasie mandarinash në tregun shqiptar.

Ushqimet e kontaminuara me nikel mund të sjellin disa rreziqe për shëndetin, veçanërisht nëse ekspozimi është i lartë ose i përsëritur.

Produkti, i kategorisë “Fruta dhe perime”, u ndalua në kufi dhe u vendos për shkatërrim nga autoritetet kroate për të shmangur rrezikun potencial për konsumatorët. Analiza laboratorike tregoi një nivel nikel prej 0,267 mg/kg në pjeshkë (Pjeshke).

Kjo nuk është hera e parë që vendet europiane kthejnë pas produktet shqiptare për probleme të tilla. Megjithatë, këto produkte zakonisht nuk bllokohen në tregun shqiptar, dhe disa ngarkesa potencialisht të rrezikshme janë rishitur dhe shpërndarë brenda Shqipërisë, duke ngritur shqetësime për sigurinë ushqimore.

Në dokumentin e sistemit europian të monitorimit, i cili mbron konsumatorët dhe i njofton ata për rrezikun e lartë nga konsumimi i këtij produkti, në këtë rast të kontaminuar me metale.

1. Reagime alergjike

Nikeli është një nga metalet më të zakonshme që shkakton alergji.
Personat me alergji ndaj nikelit mund të zhvillojnë:Skuqje, kruarje ose dermatit kontakti.
Në raste më të rënda, dhimbje abdominale ose simptoma të tjera gastrointestinale.

2. Efekte gastrointestinale

Konsumimi i nikelit në sasi të larta mund të shkaktojë: Dhimbje barku
Diarre
Nauze (marramendje e të përzier)
Këto efekte zakonisht shfaqen tek njerëzit më të ndjeshëm ose pas ekspozimeve të mëdha.

3. Efekte kronike

Ekspozimi i gjatë ndaj sasisë së madhe të nikelit përmes ushqimit mund të ndikojë në:Sistem imun (mund të shkaktojë reagime alergjike të vazhdueshme)
Sistem nervor dhe organet e tjera në rastet e nivelit shumë të lartë (por kjo është shumë e rrallë përmes ushqimit normal)./Piranjat.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë