AKTUALITET

Pas qepës dhe grurit, fermerët e Korçës po shesin nën kosto edhe pataten; konkurrohen nga importet

r.ll Përditësimi i fundit 6 Gusht 2024, 07:21

 

Pas qepës dhe grurit, fermerët e Korçës po shesin
foto ilustruese

 

KORÇË- Pas qepës dhe grurit, fermerëve të Korçës rrezikohet t’u mbetet stok edhe prodhimi i ri i patates. Shkak është çmimi i shitjes nën koston e prodhimit nga mungesa e tregut.

Aktualisht, patatja në tregun e shumicës po kërkohet të blihet te fermeri me çmim 20-30 deri në 33 lekë për kg apo rreth 20 lekë më lirë se vjet. Krahasuar me vitin e kaluarm çmimi i shitjes është 40% më pak.

Mikel Plasa, një nga kultivuesit më të mëdhenj të patates në zonën e Korçës, tha për “Monitor” se këtë vit ka mbjellë 20 ha tokë me patate, në sasi të njëjtë me vjet. Ai pret të vjelë deri në mbylljen e sezonit më 15 shtator rreth 9 mijë tonë papate, për të cilat nuk ka treg shitjeje.

“Kemi filluar të vjelat e para të patates, prodhimi është i mirë, pavarësisht klimës së thatë, por problem mbetet mungesa e tregut të shitjes.

Patatja po kërkohet me çmim shitje nga 25 lekë për kg nga tregtarët vendas, maksimumi deri 33 lekë për kg. Çmimi i kërkuar është nën koston e prodhimit, është sikur ta japësh falas.

Nëse e shes me këtë çmim prodhimin, automatikisht jam me humbje prej 80 mijë eurosh. Që të dalësh me fitim duhet ta shesësh pataten të paktën me çmim 50 lekë për kg”, pohon ai.

Fermeri nga zona e Korçës, Mikel Plasa, nënvizon se rënia e çmimit është ndikuar nga “loja” që bëjnë tregtarët e shumicës me çmimin për mallrat që blejnë direkt nga fermerët, pasi në tregun e pakicës çmimi i shitjes së patates ka arritur deri 90 lekë për kg.

“Nga ana tjetër importi i patates, veçanërisht nga Kosova ka ndikuar te rritja e ofertës në treg. Patatja e importit që vjen nga Kosova po tregtohet në vend me çmim 20 cent euro për kg, për shkak të subvencioneve të larta që iu jepen fermerëve”, shton ai.

E vetmja zgjidhje mbetet magazinimi i prodhimit deri në rritje të çmimit, por edhe në këtë rast fermerët pohojnë se humbjet nga kalbja e patates janë të konsiderueshme.

Sipas të dhënave të INSTAT, vitin e kaluar në vend u prodhuan rreth 274,1 mijë tonë patate. Krahasuar me 2022, prodhimi u rrit 4,3%.

Disa javë më parë, fermerët e kësaj zone u përballën edhe me mungesën e tregut për prodhimin e qepës dhe grurit. Kjo detyroi disa fermerë në zonën e Korçës të dalin në protestë.

Të nxitur nga rritja e kërkesës në tregun e brendshëm për shkak edhe të fluksit të lartë të turistëve vitin e kaluar, fermerët në zonën e Korçës shtuan të mbjellat për qepë të thatë dhe patate rreth 30% më shumë se vjet. Por çmimi i kërkuar me shumicë arriti 25 lekë për kg, apo 50% më pak se vjet.

Sipas të dhënave të INSTAT në rang vendi, në vitin 2023 u prodhuan 117,1 mijë tonë qepë të thatë. Në raport me 2022 prodhimi u rrit rreth 8%.

Ndërsa shitja e grurit ka hyrë në vitin e dytë të krizës. Sivjet çmimi i kërkuar i shitjes varion nga 21 deri 23 lekë për kg nga 28 lekë për kg që u kërkua vitin e kaluar nga 21 deri 33% më pak se vjet. Edhe për grurin sipas fermerëve çmimi i kërkuar është komplet nën kosto./MONITOR

 

fermeret e korces cmimi i patates

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë