Berisha pas daljes nga SPAK: Në korridore pashë dengje me narko-euro. Tre zyrtarë të nivelit të lartë në Aruba
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha për gazetarët pas daljes nga SPAK se institucioni ishte i mbushur me para që, sipas tij...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha për gazetarët pas daljes nga SPAK se institucioni ishte i mbushur me para që, sipas tij...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqipta...
Spanja mundi me golin e Ferran Torres skuadrën e Argjentinës, duke fituar kështu botërorin. Gjërat nuk u mbyllën në paqe, pas...
Ajo që nisi si një bast mes miqsh në një mbrëmje me birrë u shndërrua në një nga aventurat më të jasht&eu...
Spanja është kampionia e re e botës. Kombëtarja e drejtuar nga Luis de la Fuente mposhti 1-0 Argjentinën pas kohës shtesë n...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Unazës së Re në Tiranë, ...
Eshtë zhbllokuar rezultati i finales së madhe Spanjë-Argjentinë, Sapo nis shtesa e dytë, Ferran Torres zhbllokoi rezultatin du...
Autoritetet në Afrikën e Jugut vijojnë hetimet për vdekjen e papritur të futbollistit Jayden Adams, mesfushorit të Mamelodi Sund...
Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, paralajmëroi për hartimin e një strategjie për të mbrojtur shtetet kandidate...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërndarë në rrjetet sociale një pjesë nga fjala e një protestueseje n&eu...

TIRANË- Korporata e Investimeve Shqiptare rishpalli nga e para thirrjen për të gjetur një zhvillues privat për nënprojektin Godina e re e Bibliotekës Kombëtare që është pjesë e projektit “Zhvillimi dhe menaxhimi i pronave shtetërore”.
Në argumentimin e dhënë nga ky institucion për anulimin e procedurës së parë thuhet se shkak është bërë numri i pamjaftueshëm i aplikimeve të dorëzuara për Fazën I të procedurës konkurruese brenda afatit për dorëzimin e aplikimeve të përcaktuar në Dokumentin e Kualifikimit. Tashmë në thirrjen e re Korporata ka përcaktuar si afat për paraqitjen e aplikimeve nga ana e subjekteve private 7 prillin 2025.
“Ky projekt investimi synon konceptimin dhe projektimin e një zhvillimi multi-funksional në zonën e ish-“vilave gjermane”, një lokacion i rëndësishëm në kryeqytet, i njohur për urbanizimin dinamik dhe afërsinë me një numër destinacionesh dhe nyjesh kryesore zonën urbane përreth tij, duke e kthyer në një qendër multi-funksionale për të rritur efikasitetin funksional dhe për të kontribuar në vlerë të shtuar në jetën sociale dhe në ekonominë të qytetit të Tiranës.
Projekti i investimit realizohet nëpërmjet një modeli partneriteti, ku Korporata ka rolin e zhvilluesit të pronave shtetërore në pronësi të saj dhe ndërmjetësuesit midis institucionit publik, që ka interes të zhvillojë pronën e tij dhe të përfitojë një bibliotekë bashkëkohore, dhe partnerit privat, që posedon burimet financiare, njerëzore dhe ekzekutive, dhe ka interes në realizimin e projektit të investimit,” thuhet në dokumentet e Korporatës sa i takon hapjes së thirrjes.
Ky proces do të jetë i ndarë në dy faza ku në të parën pritet të bëhet paraqitja e një aplikimi nga subjektet e interesuara, aplikim i cili përmban projekt-idenë paraprake arkitekturore të projektit të zhvillimit multi-funksional në rrugën “Gramoz Pashko”, Tiranë (ish-“vilat gjermane”) dhe dokumentacionin që vërteton plotësimin e kushteve dhe kritereve të kualifikimit të aplikantëve.
Ndërkohë faza e përzgjedhjes (Faza II) konsiston në paraqitjen e një propozimi, i cili përmban dy zarfa të ndarë: (a) zarfi i parë përmban projekt-idenë arkitekturore të zhvillimit multifunksional në rrugën “Gramoz Pashko”, Tiranë (ish-“vilat gjermane”) dhe (b) zarfi i dytë përmban ofertën financiare, siç detajohet në Ftesën për Propozim. Kjo fazë synon përzgjedhjen e projekt-idesë arkitekturore të zhvillimit multi-funksional në rrugën “Gramoz Pashko”, Tiranë (ish-“vilat gjermane”) dhe të propozimit financiar më të favorshëm për Korporatën të paraqitur nga një partner i kualifikuar.
Ndërtimi i Bibliotekës Kombëtare është një nga disa projekte që qeveria ka nisur sa i takon zhvillimit të pronave në partneritet me privatin. Më herët u shpall fituesi për VOID Tower dhe kompleksin governativ teksa është rihapur nga e para ai për kadastrën dhe LIFT Tower. Një tjetër Projekt që do të ndjekë këtë model është stadium “Selman Stermasi” apo zhvillimi i vilave qeveritare në hotele marka ndërkombëtare në Vlorë dhe Velipojë./ Monitor
GREQI- Pamje nga momenti i një sulmi me çekiç janë publikuar së fundmi në Greqi. Mediat greke kanë publikuar momentin k...
NORVEGJI- 48-vjeçari shqiptar, Saimir Kushova është dënuar me 15 vite burg nga autoritetet norvegjeze për trafik drogë. Kushov...
ITALI- Autoritetet italiane ka sekuestruar pasurine me vlerë mbi 300 mijë të një shqiptari. Shqiptari i njohur si "Shefi i madh" rezu...
pamje nga ngjarja TIRANË- Dy të mitur janë arrestuar në Tiranë, pasi akuzohen se hodhën lëndë djegës në o...
ervin muca TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq ish-drejtorin e IT-së në Policin&eu...
DURRËS- Pamjet e aksidentit të ndodhur gjatë natës në Durrës kanë dalë. Në pamjet e siguruar nga Dosja.al, s...
ELBASAN- Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në një apartament në katin e dytë të një pallati në lagjen &ldq...
AUSTRI- Autoritetet austriake kanë vënë në pranga një 20-vjeçar shqiptar në Haid. Arrestimi i të riut u regjistruar ...
GJERMANI- Autoritetet gjermane kanë arrestuar një 25-vjeçare shqiptare në aeroportin e Frankfurtit. Arrestimi i saj ka ardhu pasi a...
foto ilustruese TIRANË- Nata e Kadrit është një ndër netët më të rëndësishme mes 30 ditëve të m...