AKTUALITET

PBB rritet me 4,09% në korrik-shtator nga turizmi, ndërtimi dhe rritja e pagave

n.f Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2024, 14:33
PBB rritet me 4,09% në korrik-shtator nga turizmi, ndërtimi dhe rritja
Te dhenat

TIRANË- Ekonomia e vendit u rrit me 4.09% në 3-mujorin e  tretë të vitit 2024 si rrjedhojë e ecurisë pozitive në  turizëm, ndërtim dhe efektit pozitiv në konsum që dha rritja e pagave në arsim dhe shëndetësi. Për të gjithë 9- mujorin rritja ekonomike rezulton 4.02%.  Të dhënat tregojnë se ekonomia po ekspozohet ne vetëm pak sektorë jo të qëndrueshëm teksa prodhimi me sektorët e bujqësisë dhe industrisë janë në rënie.

Sipas INSTAT për tremujorin e tretë të vitit Kontribut pozitiv kanë dhënë degët: “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” me +1,30 pikë  përqindje, “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia” me +0,91 pikë përqindje, “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” me +0,81 pikë përqindje, “Ndërtimi” me +0,58 pikë përqindje, “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” me +0,20 pikë përqindje,

“Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,10 pikë përqindje, “Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi” me +0,07 pikë përqindje.

Negativisht kontribuuan grupet:

“Industri, Energji dhe Uji” me -0,43 pikë përqindje, “Bujqësi, Pyje dhe Peshkim” me -0,41 pikë përqindje dhe “Informacioni dhe Komunikacioni” me -0,12 pikë përqindje.

“Taksat Neto mbi produktet” kontribuuan pozitivisht me +1,06 pikë përqindje. Degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e tretë të vitit 2024, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2023, paraqiten si më poshtë: Grupi “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” shënoi rritje 11,64% i ndjekur nga grupi i aktiviteteve të “Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë” i cili shënoi rritje 8,36%.

Grupi “Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit” shënoi një rritje prej 6,27%, grupi i aktiviteteve “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” shënoi rritje prej 6,19%, aktiviteti i “Ndërtimit” shënoi rritje me 5,30%, aktiviteti i “Pasurive të Paluajtshme” shënoi rritje prej 4,33% dhe grupi i aktiviteteve “Arte, argëtim dhe çlodhje, aktivitete të tjera shërbimi” pati rritje me 3,88%.

Ndërsa grupi i aktiviteteve “Informacioni dhe Komunikacioni” shënoi rënie prej -5,25, aktivitetet e “Industrisë, Energjisë dhe Ujit” shënuan rënie me -4,04% dhe aktiviteti i “Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit” shënoi ulje me -2,54%. Taksat Neto mbi produktet u rritën me 7,93%.

Treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto i përshtatur sezonalisht, në tremujorin e tretë 2024, krahasuar me tremujorin paraardhës, vlerësohet me rritje prej 2,76%.

Grupi “Arte, argëtim dhe çlodhje, aktivitete të tjera shërbimi” shfaqi rritje me 7,20%, grupi “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” shfaqi rritje me 5,70%, Aktiviteti i “Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë shfaqi rritje me 3,11%, Aktiviteti “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” shfaqi rritje me 1,93%, Aktiviteti i “Industrisë, Energjisë dhe Ujit” shfaqi rritje prej 1,19%, Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit shfaqi rritje me 0,77 %, “Informacioni dhe Komunikacioni” shfaqi rritje me 0,67 %, dhe “Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme u shfaq me rritje prej 0,33%.

Ndërsa me rënie u shfaq Aktiviteti i “Ndërtimit” me 8,27% dhe grupi “Bujqësi, Pyjeve dhe Peshkim” shënoi rënie prej 0,85%. Taksat Neto mbi produktet patën një rritje me 2,02%. Produkti i Brendshëm Bruto sipas metodës së Shpenzimeve Komponentët kryesorë të PBB–së me metodën e shpenzimeve, për tremujorin e tretë të vitit 2024, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2023, paraqiten si më poshtë:

– Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit në terma realë me 0,83%;

– Konsumi final i qeverisë u rrit me 6,80%; – Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks u rrit me 4,52%;

– Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 2,32% dhe importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 6,82%.

Sipas të dhënave të përshtatura sezonalisht, ndryshimet në krahasim me tremujorin paraardhës, shfaqen si më poshtë:

– Konsumi final i popullatës shënoi rënie prej 2,31%; – Konsumi final i qeverisë u shfaq me një rritje prej 0,72%;

– Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks u shfaq me një rritje prej 1,40%; – Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 4,92% gjithashtu edhe importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 1,15%./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë