Dy shoferë sherr me leva përballë Ministrisë së Brendshme, arrestohen nga policia
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...

Deputeti i PD Oerd Bylykbashi në një deklaratë për mediat tha se qyteti i Durrës, një nga qendrat më të lashta dhe me mbi 2700 vite histori, po përballet me një situatë të rëndë për shkak të projektit të njohur si TID, i cili rrezikon të shkatërrojë jetën dhe pronën e dhjetëra familjeve autoktone në lagjen historike të qytetit.
Ai theksoi se këto familje përbëjnë pjesën e gjallë të trashëgimisë kulturore të Durrësit dhe kanë ruajtur identitetin e zonës ndër shekuj, ndërsa sot po përballen me shpronësime dhe mungesë konsultimi.
Sipas Bylykbashit, projekti është hartuar pa transparencë dhe pa përfshirjen e banorëve, duke cënuar jo vetëm pasurinë e tyre private, por edhe të drejta të tjera kushtetuese, si e drejta për banesë, jetë familjare dhe dinjitet.
Ai akuzoi autoritetet vendore dhe qendrore për nxitim në zbatimin e projektit dhe kërkoi hetim të plotë mbi procedurat dhe interesat që fshihen pas tij.
Deklarata e plotë:
Qyteti i Durrës është themel i civilizimit në trojet shqiptare. Qytet më shumë se 2700 vjeçar, pjesë e trashëgimisë botërore kulturale. Por është pikërisht kjo lagje që në kohët më të vështira, në reduktimin maksimal të atij qyteti, ata banorë aty janë ata të cilët janë dëshmitarët, por janë dhe ata që kanë çuar përpara dhe kanë konservuar atë që ne sot e quajmë trashëgimi kulturore.
Ata janë pjesa e gjallë e kësaj trashëgimie kulturore. Unë e bëj këtë prononcim sot në vijim të prononcimeve të tjera në lidhje me atë që tashmë njihet si projekti TID, i cili po shkatërron jetën, jo vetëm pasurinë e dhjetëra familjeve të qytetit të Durrësit, familje autoktone.
Këta banorë nuk janë konsultuar në hartimin e një projekti i cili nën sloganin e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe rivitalizimit të një lagjeje që është themeli i qytetit, në fakt po shkatërron jetët e dhjetëra e qindra familjeve. Atyre po u preket jo vetëm pasuria, po u cënohet edhe jeta private dhe ajo familjare, dinjiteti njerëzor, integriteti dhe mundësia që ata të jetojnë në një minimum të padiskutueshëm për jetesën.
Pra janë një sërë të drejtash kushtetuese që atyre po u cënohen pa u konsultuar paraprakisht, pa u njoftuar dhe vetëm kur do të nxirrnin shpronësimin i njoftuan. Këta banorë kanë tashmë muaj që po protestojnë. Pak ditë më parë, në një protestë të fundit, disa prej tyre u shoqëruan nga policia në mënyrë të kundraligjshme.
Shteti i Edi Rama është një shtet që është i ndërtuar jo thjesht në mungesën e llogarisë, po në mbrojtjen e korrupsionit dhe abuzimit me të drejtat e qytetarëve. Për fat të keq po abuzohet nga Edi Rama dhe nga Bashkia e Durrësit, nga kryetarja e Bashkisë së Durrësit, zonja Sako, me faktin që është një fond prej 6 milionë dollarësh i vënë në dispozicion nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.
Askush nuk u konsultua me ta për të parë nëse kishte mundësi tjetër. Nuk mundet që lulishtet të jenë interes publik dhe kjo të vendosë për fund të drejtën për pronë dhe të drejtën për banesë apo për jetë familjare dhe personale me dinjitet të qytetarëve të Durrësit.
SPAK duhet të hetojë këtë aferë e cila është jo vetëm korruptive, por është dhe në konflikt interesi. Sigurisht që banorët nuk janë kundër që projekti të zhvillohet dhe ajo zonë të bëhet ashtu siç duhet të jetë, por jo me koston e shkatërrimit të banesave, pronave dhe bizneseve të tyre.
Në mbështetje të plotë, Partia Demokratike e Shqipërisë i mbështet plotësisht kauzën e tyre dhe protestat e tyre tani e në vijim.
Ish-kandidati i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja është paraqitur sot në SPAK. Pas rreth një ore në ambientet e Prokurorisë...
Policia e Shtetit ka identifikuar vajzën që ndërroi jetë sot në moshë ende fare të re pasi u përfshi në një ...
Mes maleve të ashpra të Gorës, disa kilometra larg zonës së banuar të fshatit Cërnalevë, katër shtëpi të...
Këtë të premte qyteti i Vlorës është zgjuar nga moti i paqëndrueshëm. Erërat e forta, reshjet e shiut dhe dallg&e...
Për dekada me radhë, Shqipëria kryesoi Europën si një prej vendeve me popullsinë më vitale dhe më të re në k...
Ambasada Gjermane në Tiranë njoftoi se ambasadori Karl Bergner zhvilloi sot një takim me kreun e SPAK, Klodian Braho, ku në fokus ishte fo...
Parkimi i Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ (QSUT) është kthyer në një problem serioz për qytet...
Humbja e jetës në mënyrë tragjike të një punëtori 50-vjeçar në Berat ditën e djeshme, teksa ishte duke rik...
Mësohet se ditën e sotme ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e cila është në ''arres...
Pas gati dy muajsh kanë dalë rezultatet e autopsisë të kryera në foshnjën 4-muajshe që kishte vajza në bark. Sipas an...