Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

Pensionistët shqiptarë sot po jetojnë më keq se kurrë, pasi inflacioni ka gllabëruar çdo rritje simbolike që qeveria ka bërë vitet e fundit. Eksperti i pensioneve, Kujtim Hoxha, ngre alarmin se të moshuarit po varfërohen dita-ditës dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente nga qeveria. Sipas tij, nuk mjafton vetëm indeksimi formal që bëhet një herë në vit, por duhet rritje reale e pensioneve dhe dhënie bonusesh që të përballohet kostoja e jetesës. Të moshuarit jetojnë me të ardhura aq të ulëta sa nuk mbulojnë dot as shpenzimet bazë, duke i shtyrë shumë prej tyre drejt varfërisë ekstreme.
Ai paralajmëron se Shqipëria nuk mund të pretendojë hyrjen në Bashkimin Europian pa garantuar standarde minimale jetese për qytetarët më të ndjeshëm. Eksperti sugjeron që qeveria e re të vendosë prioritet rritjen e pensioneve dhe të bëjë indeksim të plotë sipas inflacionit real. Përndryshe, mijëra të moshuar do të mbeten viktima të krizës ekonomike, pa asnjë mbrojtje sociale. Mesazhi i tij është i qartë: pensionistët presin respekt dhe dinjitet, jo thjesht premtime boshe. Shqipëria e vërtetë matet me mënyrën se si trajton të moshuarit e saj. “Pensionistët presin që qeveria shqiptare të bëjë diçka për ta. Ne presim rritje të pensioneve dhe indeksim të ri të tyre. Qeveria ka mundësi që të bëjë indeksim dhe të japë bonuse.
Pensionistët presin më shumë për indeksim, por nëse gërshetohen këto do të ishte diçka e mirë. Pensionistët sot ndodhen në gjendje më të keqe se vjet, për shkak të inflacionit. Qeveritarët të kenë kujdes kur të bëjnë indeksimin e pensioneve. Qeveria flet gjithmonë për objektivat e vitit 2030, por 2030 është shumë larg, pasi pensionistët kanë nevojë për rritje pensionesh sot. Shqipëria dëshiron që të hyjë në BE dhe duhet standard konkurrues me vendet europiane, nuk mund të vijohet me këto pensione aq të ulëta”, deklaroi eksperti i pensioneve, Kujtim Hoxha gjatë një prononcimi për mediat.
Detaje nga skema e pensioneve
Ndërkohë nga ana tjetër, më shumë se 2 miliardë euro do të jetë fatura e pensioneve për vitin 2026. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka miratuar tavanet buxhetore për 3 vitet e ardhshme ku planifikohet rritje e shpenzimeve për këtë program. Sipas të dhënave të bëra publike nga ISSH, planifikohet që shpenzimet të rriten me 117 milionë euro në raport me këtë vit. Kjo kosto do të vijojë të rritet për të arritur në 2.2 miliardë euro në vitin 2028. Paralelisht me rritjen e shpenzimeve për Sigurimet Shoqërore, do të rritet edhe financimi nga buxheti i shtetit për të mbuluar këtë skemë, përfshirë edhe deficitin.
Report TV mëson se financimi nga buxheti i shtetit nga 408 milionë euro këtë vit do të rritet në 514 milionë euro vitin tjetër dhe deri në vitin 2028 financimi nga buxheti do të arrijë në 601 milionë euro. Duke qenë se të ardhurat që mbledh ISSH nga kontributet nuk janë të mjaftueshme për të shlyer pensionet e 721 mijë qytetarëve, buxheti i shtetit është kthyer në ‘shpëtim’ për skemën deficitare të pensioneve. Pritshmëritë janë që të ardhurat që do të mblidhen vitin tjetër do të mbulojnë vetëm 75% të shpenzimeve për pagesën e pensionistëve, nga 76% që është niveli i këtij viti. (Pra nëse shpenzimet do të jenë 100 lekë, të ardhurat do të jenë vetëm 75 lekë). Deri në vitin 2028 është parashikuar që të ardhurat të mbulojnë vetëm 73% të shpenzimeve. Për të paguar pensionet e 100 qytetarëve sot kontribuojnë 117 punonjës.
Ky nivel nuk është i mjaftueshëm për të shlyer pensionet dhe për këtë arsye prej 1 dekade, diferenca mbulohet nga buxheti i shtetit. Emigrimi, rënia e lindshmërisë, punësimi në të zezë dhe nëndeklarimi i pagave, po dëmtojnë skemën e pensioneve pasi mos deklarimi real ul vlerën e kontributeve që paguhen. Sa i takon bonusit të pensionistëve, në buxhet është planifikuar shpenzim prej gati 190 milionë euro në tre vitet e ardhshme. Edhe për vitet në vijim parashikohet dhënia e dy bonuseve e diferencuar në varësi të vlerës mujore që merr pensionisti. Kjo skemë do të ndiqet deri kur të jetë gati skema e re e pensioneve, e cila ende vijon të punohet dhe nuk është gati.
Cilësia e keqe e rrjetit të ujësjellësit të Durrësit ka bërë që qytetarët e këtij qyteti të udh&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një zonë rurale të bashkisë Librazhd. Një automjet ka da...
I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, është kthyer në qelinë e tij të veçuar në Institucionin e Ekzekutimit ...
Orët e para të mëngjesit kanë sjellë panik në Shkodër në fshatin Prekal, ku në rrethana ende të paqarta ...
Policia ka shpallur në kërkim 2 persona dhe ka vënë nën hetim 5 të tjerë pasi kanë ndërtuar dhe kryer punime pa l...
Tragjedi në rrugët e Librazhdit/ Një automjet humbi kontrollin dhe u rrokullis për rreth 100 metra në një greminë, duke l&eum...
Mjekët thanë se i penduari Nuredin Dumani nuk ka nevojë për ndërhyrje dhe nuk paraqitet në një gjendje të tille sh&eum...
Londra i dha dritën jeshile kërkesës të Shqipërisë për të ekstraduar një person i dënuar në mungesë...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të diele në qytetin e Durrësit. Nga informacionet para...
Pamjet e sjella aktori dhe prezantuesi Gentian Zenelaj nga Porto Palermo – një zonë e shpallur “e mbrojtur” – t...