
Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e djeshme (30 dhjetor) qytetin e Pogradecit, ku një i moshuar 67 vjeç kishte përdhunuar një vajzë të mitur 12 vjeçe, e cila kishte ngelur shtatzënë.
Ngjarja tronditëse ka ndodhur në fshatin Piskupat, në muajin gusht, ku edhe siç thotë policia, Rushan Selko ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj në banesën e tij.
Pas denoncimit të rastit, policia ndaloi dhe vuri në pranga të moshuarin.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan shtetasin R. S., 67 vjeç, banues në fshatin Piskupat. Dje, ka kallëzuar në prani të prindërve, psikologut dhe prokurorit, një 12-vjeçare, se në muajin gusht 2025, shtetasi R. S. ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, në banesën e tij, dhe se ajo është shtatzënë”, tha policia në njoftimin zyrtar.
E mitura është abuzuar seksualisht me forcë nga një i moshuar, person i njohur për familjen e të miturës.
Rasti është evidentuar pasi vajza kishte ndryshime fizike, ç’ka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim. Pas vizitës u konfirmua se e mitura ishte shtatzënë.
Mësohet se i moshuari, 67 vjeç e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos treguar ngjarjen, ndërsa policia ka bërë arrestimin e këtij të fundit.
Familjarët e të miturës, jashtë kamerave janë shprehur se me të autorin e dyshuar kishin shumë miqësi dhe rrinin shpesh në shtëpitë e njëri-tjetrit.
Ndër të tjera, ata nuk kanë patur dyshime që mund të ndodhte kjo ngjarje, pasi mes tyre kishte marrëdhënie korrekte.
Ata presin që drejtësia të bëjë punën e saj, teksa paraqiten në gjendje shumë të rënduar emocionale dhe shprehen se ndihen të turpëruar nga ngjarja që ka ndodhur.
Po ashtu, burime bëjnë me dije se banesat e autorit të dyshuar dhe të miturës janë ngjitur me njëra-tjetrën dhe familjarët e lejonin që ajo të shkonte në dyqan për të ardhur në ndihmë familjes të autorit të dyshuar.
Gruaja e kushëririt të Rushan Selkos, autorit të përdhunimit të një 12-vjeçarjeje në Pogradec, e cila ka mbetur shtatzënë dhe tashmë është rreth 22 javëshe, ka folur për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë.
Zybe Selko është shprehur se nuk kishte dëgjuar fjalë të këqija për të dhe se për ngjarjen nuk kishte informacion. Sipas saj, Rushan Selka është familjar, baba i 4 vajzave dhe është edhe gjysh i disa nipërve mbesave.
“Unë e njoh si burrë të mirë. Nuk di gjë fare, se çfarë ka ai se di. Unë nuk kam marre vesh asnjë gjë. Qeparë qe erdhi policia, i çova deri aty lart edhe ika. Vajzën e njoh, është fëmijë. Marrëdhënia e te dyjave familjeve është shume e mire. Shkojnë e vijnë. Janë komshinj. Rrushani është pensionist, rri në shtëpi. Nuk dimë gjë fare, tani e morëm vesh. S’kemi dëgjuar ndonjëherë. Ai gruan e ka”, ka thënë ai.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
31 Dhjetor10:16
SPAK e BKH, festuan darkën e fundvitin te biznesmeni Geci, “nën hetim” për tenderin 12 milionë euro
“Edhe kur shkojmë në një lokal, kontrollojmë në QKB se kush është pronari.” Kështu u shpreh Klodian Braho,...
AKTUALITET
31 Dhjetor09:54
VIDEO/ Momenti kur vihet në pranga 31-vjeçari i armatosur
Policia e Korçës ka publikuar pamjet e arrestimit të 31 vjeçarit, Andi Qeraxhi, një person me precedent të mëparshë...
AKTUALITET
31 Dhjetor09:49
Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028
Aktiviteti i ambulancave, poliklinikave dhe spitaleve publike është në rritje vitet e fundit nga plakja e popullsisë dhe rritja e barr&eum...
AKTUALITET
31 Dhjetor09:40
Arrestohet me armë zjarri në një lokal 31-vjeçari, i riu i përfshirë në disa ngjarje kriminale
Një aksioni i komisariatit të policisë të Korçës, mbrëmjen e djeshme ka çuar në arrestimin e një 31 vje&...
AKTUALITET
31 Dhjetor09:33
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do të shitet me 82.8 lekë.
Nd...
AKTUALITET
31 Dhjetor09:20
Kërkohej në Itali për pjesëmarrje në grup kriminal arrestohet 35-vjeçari! E pëson edhe shoferi me të cilin ai ishte në makinë
Një 35-vjeçar me dy identitete është arrestuar në Rrëshen për llogari të autoriteteve italiane. Policia sqaron s&eum...
AKTUALITET
31 Dhjetor08:55
Tregtonin lëndë piroteknike, procedohen penalisht pronarët e dyqaneve
Tre persona janë proceduar penalisht në qytetin e Peshkopisë, pasi në tre dyqane u konstatuan dhe u sekuestruan sasi fishekzjarresh dhe ka...
NGA BEDRI BLLOSHMI
AKTUALITET
31 Dhjetor08:47
Arratisja nga Spaçi që e çoi drejt plumbave, biseda e fundit me Ahmet Hoxhën më ‘79! Dosja e pushkatimit, si u hap dalja në galerinë e burgut
Kur më çuan në burgun e Spaçit, më caktuan të punoja në zonën e dytë. Isha i interesuar të merrja vesh m...
AKTUALITET
31 Dhjetor08:20
Mungesa e ujit të pijshëm vijon në disa lagje të Vlorës
Lagjet Partizani, Rruga e Re, Blloku te Tregu i Orizit dhe 28 Nëntori vijojnë të përballen me mungesë të theksuar të furniz...
AKTUALITET
31 Dhjetor08:14
Diell dhe masa ajrore të ftohta, si parashikohet moti për ditën e fundit të vitit 2025
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta.
Mot parashikohet i kthjell&eu...