Sot dita e 99-të e protestës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Të martën t’i presim me veze të Parlamenti
Sot shënohet dita e 99-të e protestës kundër qeverisë. Edhe këtë ditë, qytetarët pritet të mblidhen para Kry...
Sot shënohet dita e 99-të e protestës kundër qeverisë. Edhe këtë ditë, qytetarët pritet të mblidhen para Kry...
DashiNjë çështje familjare ose personale mund t’ju marrë më shumë energji se zakonisht. Mos u përpiqni të impo...
Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme edhe gjatë ditës sotme. S...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i regjistruar pak ditë më parë në Mirditë, ku u ekzekutua me ar...
Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar marshimin rrugëve të kryeqytetit. Protestuesit jan&eu...
Pas sulmit të rreth 200 llogarive në Instagram kryesisht të profileve që kanë mbështetur protestën e “Revolucionit t&eu...
Kur Tiana Krasniqi i dërgoi një email një të burgosuri në qelinë e vdekjes në Teksas, në vitin 2024, dashuria ishte gj&e...
Pas mbledhjes në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin në drejtim të Kryeministrisë, në dit&eum...
Ajo u arrestua nga Policia e Shtetit menjëherë pasi zbriti nga avioni, pasi ndaj saj ishte lëshuar një urdhër për zbatimin e mas&e...
Mendi Kabashi, vajza e aktorit të madh shqiptar Mirush Kabashi, është në garë për një vend në Këshillin Bashkiak t&...
Euro po vijon rënien në kursin e këmbimit me Lekun. Të mërkurën, monedha europiane preku një minimum të ri historik, në vlerën e 96.78 lekëve.
Burime nga sektori bankar shprehen se në ditët e fundit po regjistrohet një akumulim i ofertës së Euros në banka. Një pjesë e madhe vjen nga klientët e bankave, që kanë krijuar gjendje të konsiderueshme valute. Por, një ndikim të rëndësishme, sipas këtyre burimeve, po sjellin veprimet me kartat e kreditit.
Këto veprime nënkuptojnë blerje ose tërheqje në Lekë nga individë që kanë karta në valutë, kryesisht në monedhën Euro. Veprimet me kartë përfshijnë si tërheqjen e parasë cash në ATM, ashtu edhe blerjet automatike në terminalet POS.
Në rastin kur një kartë e lëshuar në monedhën Euro bën tërheqje ose blerje në Lekë, për bankat kjo përkthehet në një rritje të volumit të këmbimeve të monedhës europiane, duke shtuar ofertën e Euros. Bankierët shprehen që së fundmi ka një rritje të madhe të volumit të këtyre këmbimeve.
Për nga tipologjia, këto lloj veprimesh kryhen kryesisht nga turistët e huaj, që përdorin kartat e tyre në infrastrukturën e pagesave të sektorit bankar shqiptar. Kjo tregon se rritja e ofertës së Euros duket të jetë e lidhur në një pjesë të madhe me turizmin.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, numri total i transaksioneve me karta në infrastrukturën e pagesave të sektorit financiar në Shqipëri për 7-mujorin 2025 arriti në 29.4 milionë, 20% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa vlera e këtyre veprimeve arriti në pothuajse 335 miliardë lekë, 17% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Po sipas këtyre burimeve, kërkesa për Euro në ditët e fundit paraqitet e vakët. Në përgjithësi, subjektet që kanë nevoja valutore të planifikuara tentojnë t’i bëjnë blerjet kryesisht gjatë muajve të verës, mbështetur në pritshmëritë që kursi në këtë periudhë është më i ulët, për shkak të tendencave sezonale.
Një faktor i rëndësishëm që e ka frenuar rënien e mëtejshme të kursit të këmbimit të Euros në dy vitet e fundit ka qenë roli i Bankës së Shqipërisë. Që prej majit 2024, Banka Qendrore ka ndërhyrë periodikisht në tregun valutor nëpërmjet blerjeve të drejtpërdrejta të Euros, për të frenuar mbiçmimin e mëtejshëm të monedhës vendase.
Burime nga tregu valutor shprehen se Banka e Shqipërisë ka vijuar blerjet edhe gjatë muajit shtator. Shifrat e këtyre blerjeve nuk janë ende publike, megjithatë mendohet se volumi i blerjeve duhet të ketë qenë më i ulët krahasuar me muajt e verës. Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor.
Blerjet e planifikuara, në funksion të rritjes së rezervës valutore, në fakt përbënin vetëm një pakicë të shumës së përgjithshme të blerë. Ato vitin e kaluar arritën vlerën e 283.8 milionë euro, në rritje me 14% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, blerjet direkte, me synim moslejimin e rënies së mëtejshme të kursit Euro-Lek arritën shumën rekord prej 649 milionë eurosh.
Rënia e kursit të këmbimit Euro-Lek po vazhdon rënien edhe këtë vit, megjithëse me ritme më të ngadalta krahasuar me dy vitet e mëparshme. Në mesin e këtij e muaji, kursi i këmbimit Euro-Lek ishte në rënie me 2.6%. Një vit më parë, rënia me bazë vjetore kishte qenë afërsisht 6.7%.
Të dhënat e Bilancit të Pagesave treguan se prurjet neto nga turizmi për 6-mujorin e parë të vitit u rritën me afërsisht 8%. Në tërësi, deficiti i llogarisë korrente u rrit për tremujorin e dytë të vitit, me 19% me bazë vjetore, por, për të gjithë 6-mujorin 2025, ai ngeli në rënie, 3.1% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Një faktor tjetër me peshë në rritje gjatë viteve të fundit ka qenë rritja e investimeve të huaja direkte, sidomos në sektorin e pasurive të paluajtshme. Për gjysmën e parë të këtij viti, investimet e huaja në prona arritën në rreth 240 milionë euro, në rritje me 32% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Paralelisht, rënia e Euros dhe forcimi i monedhës vendase në vitet e fundit është ndikuar paralelisht edhe nga politika fiskale më shtrënguese, me ulje të deficitit buxhetor dhe të borxhit publik.
Për të tretin vit radhazi, balanca buxhetore po qëndron pozitive në pjesën më të madhe të vitit. Mbështetur në të dhënat e Ministrisë së Financave, në fund të 8-mujorit suficiti buxhetor kishte vlerën e 41.2 miliardë lekëve. Megjithatë, suficiti paraqitet në nivele më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në rënie me 42%./Monitor
Nga kontratat me institucionet arsimore deri te dokumentet e pagesave për kurset e gjuhëve të huaja, administrata tatimore ka sqaruar se janë...
Moti sot, 18 shtator 2025 parashikohet të jetë i një dite me klimë tipike vjeshte, me kthjellime në mëngjes dhe re të her&eum...
Pas vrasjes së Endrit Alibejt, rrjeta e intrigave u përshkallëzua. Të gjithë akuzonin njëri-tjetrin. Alibejt u rr...
Në këtë histori gjakatare, nuk ekzistonte besa. Të gjithë i shisnin të gjithë. Tradhtia ishte mjeti kryesor i mbijetesë...
Dumani u ndje i mashtruar dhe i futur në kurth nga miku i vjetër. Pas dyshimeve që lindën me kontrollin policor në banesën e tij...
Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Gjirit të Lalëzit mbrëmjen e sotme, ku janë djegur rreth 50 hektarë sip&eum...
Çapjat të zhytur në hasmëri me grupin Çela, kishin dyshime se Dumani ishte paguar ti eliminojë me antitank. Kjo ngjarje duke...
Xheni Karaj nga Aleanca LGBT+ ka sqaruar pozicionin e saj dhe të organizatës që përfaqëson në lidhje me projektligjin “P&e...
“Planet e diskutuara së fundmi, për të mos lejuar kamerat brenda sallës së seancave plenare dhe për të kufizuar akses...
Edhe pse kanë kaluar më shumë se 4 muaj nga zgjedhjet e 11 Majit ,3300 numërues nuk kanë marrë pagesat e tyre për punë...