AKTUALITET

Përfundoi me sukses sfidën me not nga Italia në Vlorë/ Eva Buzo: Ndihem krenare, gjithmonë doja të bëja diçka për Shqipërinë!

E.D Përditësimi i fundit 20 Gusht 2024, 15:45
Përfundoi me sukses sfidën me not nga Italia në Vlorë/ Eva
Eva Buzo

VLORË- Avokatja Eva Buzo që notoi nga Italia në brigjet e Vlorës tha se ndjehet shumë e lumtur për këtë arritje, por nuk e mohon as lodhjen. Eva në një intervistë për mediat në Vlorë u shpreh se ndihet krenare dhe gjithmonë donte të bënte diçka për Shqipërinë. 

Eva Buzo ia doli të bëhet atletja e parë grua që kalon me not kanalin e Otrantos. Shqiptaro-Australiania përfundoi dje  në mëngjes sfidën e saj duke përshkuar me not 90 km nga brigjet e Leçes në Itali, në gadishullin e Karaburunit për 35 orë e 17 minuta. Sfida nisi pasditen e 17 gushtit 2024 nga shkëmbinjtë e San Foca, pranë Leçes-s, dhe përfundoi rreth orës 05:00 të mëngjesit të 19 gushtit kur preku tokën shqiptare në afërsi të kepit të Gjuzës, në një nga gjiret e Karaburunit.

Eva si ndihesh për këtë arritje?

Për momentin po ndjej shumë emocione dhe sigurisht jam e lodhur. Ndjehem tepër krenare që ia arrita sepse ishte diçka që e dija që mund ta bëja dhe për këtë mu deshën shumë vite për të arritur këtu dhe tashmë ndihem tepër falenderuese bashkisë së Vlorës.

Kjo është hera e dytë që  e provoni dhe cili ishte qëllimi juaj për ta arritur këtë gjë?

Mendoj që jam zhvilluar shumë si sportistë këto vitet e fundit dhe gjithmonë e dija që ishte diçka për t’u bërë pavarësisht sa kohë mund të zgjaste. Gjithmonë kam dashur të bëja diçka për Shqipërinë, për vendin tim dhe bashkëpunimi me një ekip shqiptar në varkë që më shoqëronte ishte diçka speciale dhe na jep atë kënaqësinë e realizimit në grup së bashku.

 A hasët probleme gjatë udhëtimit tuaj?

Shumë gjëra të ndryshme, kur dola nga uji isha tepër e zbehtë dhe këtë gjë po iua tregoja edhe nipërve këtë mëngjes. Është një rënie graduale dhe ti nuk e dallon dot kur je në ujë, pra nëse ishte diçka normale dhe them që gishtërinjtë e mi po ndryshojnë, do të ishim të shokuar dhe do të mërziteshe.

Por kur ndodh gradualisht ti nuk e dallon dot menjëherë por problematika më e madhe janë rrezet e diellit dhe djegia nga rrezet. Dhe trupi gradualisht lodhet dhe njëri krah është më i lodhur se tjetri ose anasjelltas por duhet të jesh e fokusuar dhe të mendosh sikur je diku tjetër dhe po relaksohesh që mos ta ndjesh shumë lodhjen.

Kur po arrinim drejt fundit po ndihesha tepër e frikësuar sepse truri po luante lojëra me mua dhe shihja gjëra të ndryshme dhe në fund më duhesh vetëm të prekja gurjet por ishte aq shumë errësirë dhe nuk mund ti shihja dhe për shkak se kisha haluninacione. Po shikoja gjëra të frikshme  dhe skuadra po më thoshte që thjesht të notoja sepse isha në fund por në fund arrita t’ja dilja në një mënyrë a tjetër.

Në fund desha një këshillë nga ju për të rinjtë në Shqipëri, Australi dhe në mbarë botën?

Është tepër e vështirë për t’u thënë por kjo ishte ideja dhe aventura ime dhe është përgjegjësia ime ta përmbushja asnjë nuk do ta bënte këtë gjë për mua kështuqë duhesh ta bëja vetë. Çdo kush ka ëndrra dhe vizionet  e tij dhe çdo gjë varet nga ju për të bërë zgjedhjet  dhe duhet të besoni në veten tuaj për të realizuar atë çka dëshirojnë. 

eva buzo

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë