AKTUALITET

Përfundon gjysma e kohës së koncesionit, punimet ende vazhdojnë në Rrugën e Arbrit

n.f Përditësimi i fundit 18 Qershor 2024, 11:34
Përfundon gjysma e kohës së koncesionit, punimet ende
Foto ilustruese

TIRANË- Zbatimi i kontratës së koncesionit për ndërtimin e Rrugës së Arbrit hyri në vitin e gjashtë më 2024, duke konsumuar gati gjysmën e afatit të kontratës me qeverinë 13 vite. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave kompania “Gjoka Konstruksion” që ka fituar koncesionin për ndërtimin e këtij objekti ka marrë gati gjysmën e financimeve prej mbi 15 miliardë lekësh, teksa punimet për ndërtimin e tunelit të Murrizit, pjesa më e vështirë e segmentit vijojnë ende.

Sipas raportimeve dhe konfirmimit të Autoritetit Kontraktues për Ministrinë e Financave deri në vitin 2023 kanë përfunduar 54 km trup rrugë, në stadin e punimeve të avancuara, ku në rreth 19 km ka përfunduar e gjithë paketa e shtresave asfaltike (konglomerat, binder dhe asfaltobeton) dhe pjesa tjetër është në fazën e shtresës së binderit.

Kanë përfunduar punimet me të gjitha elementët e parashikuar në projekt për segmentet rrugore nr. 1, nr. 6, Klos dhe segmenti rrugor Maqellarë – Bllatë, kanë përfunduar 5 Tunelet e rinj, me të gjitha elementet (përfshi edhe ndriçimin).

Ka përfunduar ndërtimi i 2 urave beton-arme, përkatësisht mbi Lumin e Zallit të Bulqizës (144 metra e gjatë) dhe mbi lumin Drin (260 metra e gjatë), ka përfunduar Ura e Vashës dhe Ura e Fshatit Fshat si dhe By Pass-i i Murrizit, me një gjatësi prej 9.6 km.

Gjithashtu kanë përfunduar punimet deri në shtresë Konglomerati, në segmentin rrugor para hyrjes së Tunelit të Murrizit, ku kanë përfunduar pilotat, punimet e mbrojtjes me mur të përforcuar.

Ministria e Financave njoftoi se, aktualisht po punohet për ndërtimin e Tunelit të Murrizit ku janë realizuar gërmimet në masën 100%, ku pavarësisht vështirësive si pasojë e formacionit gjeologjik, ku u pezulluan punimet për 17-muaj në këtë vepër, aktualisht po punohet në disa fronte pune në të dy tubat, atë kryesor dhe të emergjencës, me fazat e betonimit të themeleve/veshjes finale, drenazhimit, hidroizolimit si dhe me riprofilime (përforcim të tunelit), në zonat ku është e nevojshme etj.

Për sa i përket llojit të financimit ky projekt koncesionar/PPP është me mbështetje buxhetore, pagesat e të cilit kanë filluar në vitin 2019.

Pagesat faktike të vitit 2023 janë në masën 2.84 miliardë lekë dhe në total pagesat buxhetore ndaj koncensionarit janë paguar 15,7 miliardë lekë ose rreth 150 milionë euro, nga rreth 33,8 miliardë lekë që është vlera totale e kontratës.

Rruga e Arbrit ka kaluar një histori të komplikuar kostosh dhe procedurash, nga planet fillestare për ndërtimin e saj me 70 milionë euro, deri në ditët e sotme ku fatura pritet të arrijë mbi 350 milionë euro.

Qeveria e mori në dorëzim rrugën në nëntor të vitit 2021, edhe pse punimet nuk kishin përfunduar në një pjesë të madhe të segmentëve. Afati i kohëzgjatjes së ekzekutimit të kontratës është 13 vjet, ndërkohë që punimet nisën më 2019. Këtë vit mbushen 6 vjet nga hyrja në fuqi e kontratës. Sipas përcaktimeve në kontratë rruga duhej të ishte dorëzuar e plotë maksimumi më 2022.

Marre nga Monitor

rruga e arbrit punime

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë