VIDEO/ Momenti kur flakët "përpijnë" banesat në Himarë
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Banorët e Poliçanit kanë dalë sërish në protestë kundër shkrirjes së Bashkisë Poliçan, ndërsa n&...
Kanë përfunduar fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa protesta qytetare k...
Një banor nga fshati Lin i Pogradecit ka denoncuar në redaksinë e “PiranjaNews”, gjendjen e degraduar të rrugës në q...
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, duke vijuar protestën kun...
Qeveria ka ndryshuar ligjin për administrimin e pallateve të sekuestruara nga shteti që janë ndërtuar pa leje. Në projektligjin e ...
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyr&...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar sanksione dhe një hetim pas një shkëmbimi zjarri midis anëtarëve të shër...
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka reaguar me emocione për largimin e Piero Ausilios nga klubi zikaltër, pas gati tri dekadash të lidhura m...
Një veshkë derri e modifikuar gjenetikisht ka mbajtur gjallë dhe pa dializë një 66-vjeçar për plot nëntë muaj, p&...

TIRANË- Klani Kalemi mori një goditje të fortë ditën e sotme nga RENEA, pas arrestimit të vrasësit të biznesmenit Edmond Papa, Andreë Bode së bashku me Julian Kalemin dhe Adriatik Kalemin. Përplasja mes këtyre dy klaneve ka nisur në vitin 2022, kur me porosi të Papës është hedhur në erë me bombë me telekomand Aleksandër Sadikaj. Kjo ngjarje vijoj disa muaj më pas ku për hakëmarrje është ekzekutuar biznesmeni Edmond Papa.
Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë në qershor të vitit 2022. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinën që rezulton të jetë në pronësi të Petrit Osmanit në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë.
Edmond Papa u ekzekutua pasditen e 16 dhjetorit 2022 në një lokal në zonën e Selitës teksa ishte duke pirë kafe. 49-vjeçari dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Papa jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit.
Vrasja e dyfishtë në Greqi
Krimi u pasua me vrasjen e dy shqiptarëve ne Greqi, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja. Të tre ekzekutimet dyshohet të kenë ndodhur për zhdukjen e 700 kilogramëve kanabis. Urdhri dyshohet se ka dalë nga burgu grek, më konkretisht nga qelia e liderit të mafies shqiptare në Greqi, Klodian Lekocaj. Pas vrasjes së dy shqiptarëve në Athinë, është zhdukur pa gjurmë dhe miku i tyre i ngushtë, i identifikuar si Leonardi.
Atentati i parë ndaj Andrea Kalemit ka ndodhur më 9 gusht 2023 në ishullin Pax të Greqisë, teksa kishte shkuar me pushime me 3 fëmijët dhe gruan e tij. Më pas vetëm disa muaj më vonë në 14 dhjetor 2023, Andrea Kalemi është plagosur me thikë në burgun “Koridhalos” në Greqi. Autori sipas mediave greke kishte qenë një 28-vjeçar egjiptian.
Tentativa për vrasjen e Zamir Kalemi
Më 12 janar të vitit 2024, tentohet të vritet vëllai i Andrea Kalemit, Zamir Kalemi. Ngjraja ndodhi në orët e mbërmjes pranë zones së Selitës, ku nga një makinë në lëvizje u qëllua me kallashnikov drejt Smartit me të cilin po udhëtonte Zamir Kalemi. Nga të shtënat, Kalemi mbeti i plagosur rëndë, ndërkohë që autorët disa minuta më vonë dogjën automjetin në Bërzhitë. Fatmirësisht asnjë prej plumbave nuk kapi organe jetike, ai u plagos vetëm në këmbë. Autorët e ngjarjes nuk u zbuluan kurrë.
Masakra e trefishtë në Memaliaj
Më 21 Korrik 2024 plani për hakmarrje nga Klani Papa ka vijuar duke vendosur si objektiv babain dhe xhaxhain e Adriatik Kalemit. Breshëria e plumbave është derdhur në drejtim të tavolinës ku ishte ulur Shyqyri Kalemi së bashku me vëllanë e tij Artur Kalemin. Nga të shtënat ka humbur jetën Shyqyri Kalemi së bashku me kamarierin dhe një klient në lokal. Viktimat janë 36-vjeçari, kamarier i lokalit Gledio Muka dhe 37-vjeçari, klienti Marsel Çela të cilët ndodheshin në momentin "e gabuar" pranë shënjestrës. Nga atentati ka mbetur i plagosur rëndë edhe vëllai i Shyqyri Kalemit.
foto ilustruese Vau i Dejës- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Vaun e Dejës. Mësohet se 41...
Laver C GJERMANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mes dy shqiptarëve në Gjermani në janar të këtij viti. Bë...
KUKËS- Autori i vrasjes së 24-vjeçarit Adrian Pepkolaj në fshatin Breg-Lumë është vetëdorëzuar në pol...
Një javë pasi departamenti amerikan i Drejtësisë vuri zyrtarisht nën akuzë kompaninë Smartmatic për shkak se i pagoi 1...
TURQI- 60-vjeçari Alban Kukaviqi, i cili u përplas nga një gomone në Vlorë gjatë pushimeve në muajin Korrik, ka...
pamje nga ngjarja DURRËS- Një 33-vjeçar i cili ishte në kërkim është arrestuar ditën e sotme në Durr&eu...
MEMALIAJ- 44-vjeçari Andrew Bode, i njohur dhe me emrin Ervin, i shpallur në kërkim për ekzekutimin e Edmond Papës, ësht&...
foto ilustruese TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur situatën e zjarreve në vend, për 24 orët e fund...
MEMALIAJ- Vrasësi i biznesmenit Edmond Papa, Andrew Bode është arrestuar ditën e sotme në Memaliaj. Bode i shpallur në k&eu...
GREQI- Një 45-vjeçar dhe një 42-vjeçar shqiptarë janë përfshirë në një sherr masiv me dy persona të...