Raporti që rrëzon propagandën e Ramës/ Shqipëria në rënie për demokracinë dhe shtetin e së drejtës
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka dërguar për gjykim ish-zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, ish-komisarin Dedan Gjoni, dhe 6 persona të tjerë. Për një nga anëtarët e grupit kriminal, Bujar Ajeti u pushua çështja e armëmbajtjes, për shkak se vepra penale ishte amnistuar.
Sipas SPAK, ky grup është i përfshirë në trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, ku çdo anëtar ka role dhe detyra specifike, nga financimi dhe porositja, deri te transporti dhe shpërndarja e lëndëve narkotike. Anëtarët shfrytëzojnë lidhjet e tyre ndërkombëtare, veçanërisht në vendet e Amerikës Latine dhe Evropës, për të siguruar furnizimin dhe transportimin e narkotikëve. Gjithashtu, ata janë të angazhuar në pastrimin e parave të përftuara nga aktiviteti kriminal përmes investimeve të dukshme legjitime, për të fshehur burimin e vërtetë të të ardhurave.
NJOFTIMI I GJKKO:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 06.08.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:
“Dërgimin në gjyq të çështjes penale me nr. 78/2023, në ngarkim të të pandehurve Ismail Zeneli, Bujar Ajeti, Adrian Cenaj (Dedja), Dedan Gjoni, Besmir Murtati, Albert Prenga, Jonida Babameto dhe Erzen Breçani”.
2. Në seancën e datës 27.12.2024 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Irena Gjoka, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 109, datë 27.12.2024, vendosi:
I. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për dërgimin në gjyq, të çështjes penale që i përket procedimit penal me Nr. 78, viti 2023, në ngarkim të pandehurve:
1. Ismail ZENELI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 (dy herë);“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.
2. Bujar AJETI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334/1 të Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.
3. Adrian CENAJ (DEDJA), hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 e 334/1 të Kodit Penal.
4. Dedan GJONI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të shtetasve A.N dhe E.N, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 e 334/1 të Kodit Penal; “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
5. Besmir MURTATI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
6. Albert PRENGA, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.
7. Jonida BABAMETO, hetuar me masën e sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al
AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal.
8. Erzen BREÇANI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, (nga data 20.11.2023 deri në datën 16.06.2024) dhe aktualisht me masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/1/b/2 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.
II. Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me tjetër trup gjykues.
III. Fashikulli i gjykimit do të përmbajë të gjitha aktet e hetimit paraprak, të përfshira në 69 (gjashtëdhjetë e nëntë) volume hetimore. Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Bujar Ajeti, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe armëve sportive” parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal, për shkak se vepra penale është amnistuar, bazuar në nenin 6 të Ligjit Nr. 33/2024 “Për Dhënie Amnistie”.
V. Kundër vendimit për dërgimin e çështjes në gjyq nuk lejohet ankim, ndërsa kundër vendimit për pushimin e akuzës mund të bëhet ankim brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të këtij vendimi.
foto ilustruese TIRANË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës tha se është konfirmuar ...
tire alldervishi TIRANË- Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia Tire Alldervishin, ish-sanitaren e spitalit të Senatoriumit në Tiran&eu...
KAMËZ- Një 54-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Kamëz. Mësohet se 54-vjeçari me iniciale B.D ka ka...
BULQIZË- Luan Tërnova ishte shënjestra e atentatit të sotëm në Bulqizë. Piranjat mësojnë se ka qenë vet...
BULQIZË- Shënjestra e atentatit të sotëm në Bulqizë është zbuluar. Sipas burimeve të Dosja.al, shë...
BULQIZË- Të shtëna me armë janë raportuar ditën e sotme në Bulqizë. Mësohet se nga të shtënat nuk ...
KOSOVA- Zhdukja e mijëra personave dhe masakrat mbi popullsinë civile që ndodhën gjatë Luftës së Kosovë...
KOSOVA- Me t’u kthyer nga puna, në një pasdite, në javët e para të dhjetorit, Mehreme Hykolli u përball me një grumbu...
Arber-Selim Çekaj TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pushuar çështjen për Selim Çekajn, i akuzuar për 49 kg kokai...
kutite e sekuestruara KUÇOVË- Një 52-vjeçare është proceduar penalisht pasi shiste lëndë piroteknike në ku...