AKTUALITET

Përgjimet për vrasjen e Edmir Bregut në Durrës/ “Rrumi” këshillon Avdylin: Merrni kallash rezervë. “Maloku” është pemë pa kokrra

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Tetor 2025, 15:23
Përgjimet për vrasjen e Edmir Bregut në Durrës/

Në datën 26 shtator 2020, ora 08:19, Aleksandër Laho ka filluar të bisedojë me Elidon Avdylin në lidhje me vendodhjen e Lentit duke iu referuar Plaurent Dervishit. Aleksandri i shkruan se ka marrë informacion se Lenti ishte në Durrës, e kishin parë me një BMW të zezë te blinduar, dhe i ka thënë Elidonit se duhet të përqëndrohen te ai (Plaurenti) se nëse "ikën" ai, të tjerët i kap si lepura.

Në orën 08:32, Elidoni i shkruan se sipas tij, Kili me Dorjanin jepnin informacion te Kaleshi duke iu referuar Arben Mërkurit. Elidoni i ka shkruajtur Aleksandrit se u kishin hequr edhe Pocin nga rruga se ai për informacion ishte më i miri, duke iu referuar faktit që Enca Kume ishte shpallur në kërkim. Në orën 08:52, Elidoni i ka shkruajtur Aleksandrit në lidhje me vrasjen e Edmir Bregut, i thërritur nga Elidoni me nofkën "Maloku", duke shpresuar që edhe "ata" të Pojës të fitonin besim..".

Aleksandri i ka shkruajtur se do të ishte keq nëse dështonin dhe e këshillon që të marrin kallashnikov rezervë. Në orën 11:56, Rumi i ka shkruajtur se sipas tij, Maloku është pemë pa kokrra po nuk u kap Lenti pasi ai ka mësuar se Lenti, një natë para se t'i gjuante Aleksandrit, ka qëndruar me Lir Kokalarin të cilit i ka thënë se do t'i gjuanin Arjanit dhe Rumit. Liri ja ka thënë Bujar Deliallisit dhe ky ja ka thënë ortakut të vet. Sipas Aleksandër Lahos, këto biseda ortaku i Bujarit ja ka thënë Arjanit.

Aleksandër Laho e ka këshilluar Elidon Avdylin që nëse Elidoni do ta vriste Malokun do të krijonte probleme pasi sipas tij. Lenti do karikonte njerëzit e Malokut që të vrisnin Elidonin. Elidoni i është përgjigjur se ai po merte hakun. Në përgjigje të kësaj, Aleksandër Laho i ka shkruajtur se koka e grupit ishte Lenti por nqs ai donte që ta bënte Malokun, duhej të sigurohej mos të dështonte dhe të hapte thashetheme sikur Malokun e kishin vrarë për çështje malli me qëllim që opinioni dhe policia të ngatërronin motivin dhe autorët.

Pjesë nga biseda që bën fjalë për vrasjen e Malokut alias Edmir Bregu është si më poshtë:

Aleksander Lahe ora 08:19 - mgjesi shok si kalon po folja me kte çunin nga lagja re Durrës edhe ky me thote se 1000% qe eshtë në Dures dhe nuk ka leviz me dal jasht ku jon gjithmonë, vetëm noshta nga viti, 17 pur ka chol jasht pranaj duhet me u perqendru me shum ke ai, se po iku ai te tjeret i kap si

Elidon Avdyli - Mintjes e vila. Po tani n’drek ekan lon me tak. çimin e pajës. Dhe thene direkt shok është knej...

Aleksander Laho: është anej shok, oi thotë e ka parë dhe vetë me... të zeze te blindume.

Elidon Avdyli - Kill me Dorjanin. Japin info ke Kaleshi.

Aleksander Laho: Noshta, Dorjani me ka thenë do na nimojë po kasosvare shok.

Elidon Avdyli – Japin nai info boshe ata. Qe si prish pun, no hoqen ne pocin ka rruga se ai per info. Ishte me i miri. Do munohem, lidhemi me Afrimin. Ta pysim ku është.

Aleksander Laho: Info boshe kot.

Elidon Avdyli- Po levizi në Durres Lenti. Njerzit qe rrin anej per cepa. Edin 1 mi perqind. Si iken gjo. Do menu luli. Do gjet e vlla pos a gjet. E iken morën fun ato.

Aleksander Laho: Dhe ata thojn osht ktu, policia e din i pari se spiunat ja thojn direkt, e di shok po ai eshtë vater pak neutrale Turi, për momentin.

Elidon Avdyli - Po ai o mjeshter shok.. Ka nejt kerkim koh të gjat. E ja di formulen. Po pranaj them. Ai no jep i emer ne Qe qia ropt. E lenti pa atë s’di me hec. Ai a ma i zgjutu aty.

Aleksander Laho: Mos haro mej gjë qe kur të ken vdek 10 vetat e parë shteti do jetë reziku real pastaj

Elidon Avdyli: Po ikën ktu me emër bohet zhurm... Ishalla po i mush menjen ktyne. Në azot na shko mar maloku. Kët javë se o pik. E bukur fare... Ne kta tpojes fitojn ma besim e nishta i mushet menja me ja hy..

Aleksander Laho:  Ishalla. Se po të shpëtoj ta dish osht keq.

Elidon Avdyli - Po s’besoj shpëton. Se kallsh do i bim.

Aleksander Laho: Ok merni kallash rezerv.

Elidon Avdyli: Neti po mthote tani. Paskan shku shokët e Enos i kan thon qe ka ngju gja Lenti do me me mar mu peng. Po ca zbo vaki e vlla. Ato me me ra dun kjo a e sigurt.

Aleksander Laho: po ruhuni dhe mos u shperqendro merruni me lentin shok se tjeret i regullon... mrapa un sdi gjo se nuk kam fol me netin kam 3 dite... gjithsesi ti me Kaleshin jeni shum te rrezikum un ta kam thënë.....

Elidon Avdyli: Po e vlla e di un po e pash keq shok Leviza. Direkt rrugën e kam bo gati. Me kamjon. Ja tu pa tu bo e vlla.. Maroj i her ket pun kët jav.

Aleksander Laho: por kudo që te shkosh duhet kujdes se ke hy në kto biseda dhe llafet nuk i beson me njeri. Pranai ke kujdes to ba materialet.

 

 

 

edmir bregu aleksandër laho

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë