AKTUALITET

Përmbytjet në Durrës/ Meteorologia: Reshjet ishin të pakta, situata skandaloze

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Janar 2026, 10:37

Përmbytjet në Durrës/ Meteorologia: Reshjet ishin të pakta,

Meteorologia, Tanja Porja, tha se reshjet që përfshinë Durrësin në ditët e fundit nuk e justifikon situatën e krijuar me përmbytje të mëdha.

“Ka rënë 44.6 mm shi dhe është bërë nami në Durrës dhe duhet të dalim me gomone. Është skandaloze. 44.6 mm janë 44 litra ujë në 1 metër katror. Kjo ka rënë në 24 orë. Pra, a ka aftësi thithëse Durrësi, apo aftësi kulluese? Durrësi ka pasur raste me reshje 180 mm në 24 orë. Të mos flasim për Tiranën dhe Shkodrën”, tha ajo e ftuar në “Off the Record”, A2 CNN.

Sipas saj, Durrësi ka ndryshuar nga pikëpamja urbane, por nga pikëpamja e fatkeqësive natyrore apo e përmbytjeve nuk ka ndryshuar.

“Përmbytej me 27 mm, sot përmbytet me 30, me 40 apo me 60 mm. Durrësi përmbytet nga shkaqe të tjera. Është e dhimbshme ta thuash dhe ta pranosh, por kjo është e vërteta. Një nga zonjat që doli tha se nuk e di nga erdhi uji, sepse reshjet kishin pushuar. Pra, nga diku tjetër vjen. A ka kanale? A ka sistemime të lumenjve dhe të përrenjve? A kanë funksionuar hidrovoret e të tjerë?”, shtoi Porja.

Ajo tha se sasia e reshjeve në qytet nuk ka ndryshuar shumë, por sjellja e tyre në kohë ka ndryshuar totalisht.

“Për ta thënë më thjeshtë, sasitë mujore vijnë për dy apo tre ditë, kur në fakt duhet të shpërndahen gjatë gjithë muajit. Në fakt, Durrësi e përligj ujin e ditës së djeshme nëpër rrugë për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve. Intensitet i lartë do të thotë 1 mm në një minutë, 10 mm në 10 minuta quhet intensitet i lartë. Dhe intensitet ekstremisht i lartë është diku te dyfishi: 20 mm në 20 minuta. Në Durrës pati rreth 23 mm në 15 minuta dhe e përligj ujin nëpër rrugë, por nuk e përligj faktin që uji vijon të jetë ende nëpër rrugë që nga dita e djeshme dhe sot”, tha ajo.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?