
FIER- Tre persona mësohet se janë arrestuar për ngjarjen e mbrëmjes së shkuar ku kohë kur u raportua për një përplasje në qytetin e Fierit mes njerëzve të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj dhe agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Këta të fundit shoqërohenin edhe nga Forcat Operacionale.
Sipas inormacioneve, të arrestuarit janë vendosur në pranga për akuzën “goditje për shkak të detyrës”. Lidhur me ngjarjen mbrëmjen e shkuar ka reaguar edhe policia, ku njoftoi se hetuesit dhe efektivë pasditen e djeshme kanë qenë me shërbim në qarkun e Fierit.
Rreth orës 19:20, forcat operacionale dhe agjentët e BKH-së, janë goditur nga disa persona për shkak të detyrës. Këta persona janë identifikuar dhe shoqëruar mbrëmjen e shkruar në komisariatin e Fierit. Ndërkohë një reagim ka ardhur dje edhe nga vetë ish-kryebashkiaku Kapllanaj, i cili ka thënë se në parkimin e zyrave të subjektit politik që ai përfaqëson ka shkuar një mjet i pa loguar rreth orës 18:00 dhe prej andej ka ngritur një dron.
Ky veprim sipas tij është kryer dhe në një kohë të dytë dhe ka ngjallur dyshime të zyrtarëve që ishin brenda godinës. Pas debatit agjentët janë larguar me automjetin e tyre dhe janë ndjekur nga disa zyrtarë të subjektit politik dhe dy të afërm të Agron Kapllanajt. Ky i fundit ka sqaruar më tej se pak minuta më vonë në rrugë ka nisur një përplasje e dytë mes agjentëve të BKH dhe njerëzve të tij.
Ish-kryebashkiaku pretendon se në asnjë moment nuk u është thënë që janë agjentë të BKH, por se njerëzve të tij iu është nxjerrë arma dhe armë në formë kërcënimi. Ai thotë se vetëm pas këtij momenti u është thënë që kanë të bëjnë me agjentë të BKH. Në këtë moment kanë mbërritur edhe forcat e policisë dhe kanë qetësuar situatën, ku kanë bërë shoqërimin e dy nipërve të Kapllanajt dhe zyrtarit të subjektit politik. Vetë Kapllanaj pohoi mbrëmjen e shkruar se ndodhej në ambientet e policisë për të bërë kallëzim.
bkh
Artikuj te sugjeruar
M.B.
AKTUALITET
16 Prill07:30
Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot
TIRANA- Që në orët e para të mëngjesit, vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash t&eu...
r.ll
AKTUALITET
15 Prill23:01
Përplasja në Fier, reagon policia: Hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona
FIER- Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me përplasjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit. Sipas informacioneve zyrtare, ...
n.f
AKTUALITET
15 Prill22:52
Gjykata rrëzon kërkesën e të dënuarit për Masakrën e Qafë-Gjashtës, Greqia nuk e ekstradon: Ka mbrojtur minoritarët e kristianët në ‘97
SARANDË- Gjykata e Sarandës ka rrëzuar kërkesën e 55-vjecarit, Aleksandër Bala për parashkrim të vendimit pe...
n.f
AKTUALITET
15 Prill22:08
Mbyllet afati i aplikimeve, ja kush janë kandidatët për drejtorin e ri të RTSH-së
TIRANË- Aplikimet për drejtuesin e ri të RTSH-së janë mbyllur ditën e sotme sipas vendimit të marrë në mble...
r.ll
AKTUALITET
15 Prill21:20
Vdekja e turistes britanike/ Gjykata e Sarandës kthen për hetime dosjen në ngarkim të Saimir Kushovës, akuzohet për shkelje të rregullave në punë
rebecca gannon
SARANDË- Gjykata e Sarandës ka kthyer për hetime dosjen penale ndaj Saimir Kushovës. Ai akuzohet për shkelje të...
n.f
AKTUALITET
15 Prill20:32
Përfshihet nga flakët një banesë në Kolonjë, shpëtohet në kohë i moshuari, dërgohet në spital me disa djegie në trup
KOLONJË- Një banesë është përfshihet nga flakët pasditen e sotme në fshatin Sallonjas të Kolonjës. M&e...
n.f
AKTUALITET
15 Prill20:32
Hematomë e madhe në fytyrë/ Ilaria Sula u dhunua para se të masakrohej me thikë nga Mark Samson, çfarë treguan rezultatet e autopsisë
ITALI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula nga ish i dashuri i saj, Mark Samson....
n.f
AKTUALITET
15 Prill20:30
Gjykata e Tiranës shtyn seancën ndaj Elidon Kotorrit, zbardhen dy akuzat e ngritura ndaj tij
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka shtyrë seancën paraprake ndaj kriminelit të njohur të viteve 2000, Elidon Kotorri. Gjatë seanc...
n.f
AKTUALITET
15 Prill20:30
I premtoi 50 mijë lekë dhe i mori kartën e identitetit, arrestohet në flagrancë një person në Lushnje për krim zgjedhor, çështja i kalon SPAK
FIER- Një person është arrestuar në flagrancë ditën e sotme në Lushnje. I arrestuari me inicialet M.L u vendos në pran...
n.f
AKTUALITET
15 Prill17:55
I akuzuar për financim të terrorizmit, GJKKO shpall fajtor Muhamet Manollarin, e dënon me katër vjet burg
TIRANË- GJKKO ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 4 vite burg, Muhamet Manollarin, i akuzuar për financim të terrorizmit. Manollari a...