AKTUALITET

Përshtati lokalin në ‘dyqan droge’, arrestohet banakierja, në kërkim pronari, nën hetim edhe kushëriri tij, u kap me 13 mijë euro cash

M.B. Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2024, 12:47

Përshtati lokalin në ‘dyqan droge’, arrestohet banakierja,

FIERI- Autoritetet në Fier kanë ushtruar kontrolle në ambiente të ndryshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, konkretisht në një lokal. Bëhet me dije se e punësuar si kameriere dhe banakiere në një lokal në lagjen “1 Maji”, Fier, u kap në flagrancë dhe nga kontrolli fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi e lëndës së dyshuar narkotike kanabis sativa. 42-vjeçarja u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu në vijim të veprimeve u shpall në kërkim për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, pronari i lokalit, shtetasi Sokol Osmeni, 43 vjeç, banues në Fier. Ndërkohë u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, një 30-vjeçar, banues në Fier, pasi nga kontrolli i automjetit të parkuar në lokal, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi parash prej 13. 000 euro të cilat dyshohet t’i ketë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Njoftimi:

Kishte përshtatur lokalin për veprimtarinë kriminale në fushën e narkotikëve, shpallet në kërkim pronari i lokalit. Në kuadër të operacionit të koduar “Drugs”, është vënë në pranga një 42-vjeçare, që shiste drogën në lokal.

Procedohet edhe një 30-vjeçar, kushëriri i pronarit të lokalit pasi gjatë kontrollit ju gjetën 13.000 euro të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, në kuadër të kontrolleve të ushtruara në ambiente të ndryshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në kuadër të operacionit policor të koduar “Drugs”, kanë vënë në pranga shtetasen Marinela Kita, 42 vjeçe, banuese në Fier.

E punësuar si kameriere dhe banakiere në një lokal në lagjen “1 Maji”, Fier, kjo shtetase u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë dhe nga kontrolli fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi e lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa. 42-vjeçarja u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga kontrolli i lokalit u gjetën mbetje të lëndës narkotike cannabis sativa që dyshohet se ishte konsumuar nga klientë të ndryshëm të lokalit.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, pronari i lokalit, shtetasi Sokol Osmeni, 43 vjeç, banues në Fier.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, shtetasi M. O., 30 vjeç, banues në Fier, pasi nga kontrolli i automjetit të parkuar në lokal, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi parash prej 13. 000 euro të cilat dyshohet t’i ketë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, 13.000 euro, 1 automjet, 1 grirëse dhe 3 celularë.

Vijon puna për kapjen e pronarit të lokalit dhe dokumentimi i plotë ligjor i kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

fier

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë