
Shqipëria ka përgatitje nën nivelin bazë dhe shumë më pas rajonit në përshtatjen e sistemit të saj arsimor dhe tregut të punës me tranzicionin e gjelbër.
Fondacioni Europian për Trajnimet që kujdeset për kapitalin njerëzor jashtë BE-së e vlerësoi Shqipërinë negativisht në përgatitjen e forcës punëtore për ekonominë e gjelbër.
Tranzicioni me karbon të ulët po riformëson ekonomitë në të gjithë fqinjët e BE-së dhe Azinë Qendrore. Ndërsa sistemet e energjisë ndryshojnë, industritë po përshtaten dhe komunitetet po përjetojnë ndryshime të thella në punë.
Raporti i Fondacionit Europian të Trajnimit “Fuqizimi i Tranzicionit të Drejtë në Fqinjët e BE-së dhe Azinë Qendrore” për 25 vende, mes tyre edhe Ballkani Perëndimor, vlerëson se Shqipëria nuk është as në fazat e para të përgatitjes dhe në këtë mënyrë rrezikon t’i lërë punëtorët dhe komunitetet të papërgatitura për tranzicionin.
Shqipëria rezulton pozitivisht vetëm në dy kriteret e para, që lidhen me njohjen e përgjithshme të ndikimeve sociale dhe të punësimit nga ndryshimet klimatike dhe me përmendjen e nevojave të reja apo në ndryshim të fuqisë punëtore për shkak të tranzicionit të gjelbër.
Dokumentet strategjike shqiptare e pranojnë në parim se tranzicioni klimatik ka pasoja sociale dhe kërkon përshtatje të tregut të punës, por nuk ka asnjë planifikim dhe zbatim praktik.
Në pothuajse të gjitha kriteret e tjera, Shqipëria vlerësohet negativisht. Analiza tregon se Shqipëria nuk i referohet nevojës për rikualifikim apo përmirësim aftësish të punëtorëve në sektorët që preken nga tranzicioni i gjelbër, nuk e trajton rolin e arsimit dhe zhvillimit të aftësive si instrument për parashikimin e nevojave të tregut të punës dhe nuk identifikon grupe specifike që kanë nevojë për mbështetje të synuar, si të rinjtë, gratë, migrantët apo personat me aftësi të kufizuara.
Tranzicioni i gjelbër në dokumentet shqiptare konceptohet kryesisht si një proces mjedisor dhe teknik, jo si një transformim socio-ekonomik.
Gjithashtu Shqipëria nuk parashikon as buxhete konkrete apo angazhime financiare për investime në aftësi dhe trajnime në kuadër të tranzicionit të gjelbër, as role të qarta institucionale për ministritë apo agjencitë përgjegjëse. ETF vë në dukje se nuk ka një arkitekturë politike dhe institucionale që ta lidhë tranzicionin klimatik me zhvillimin e kapitalit njerëzor.
Në krahasim me vende si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut apo Serbia, që shfaqin më shumë elemente pozitive ose pjesërisht të përfshira, Shqipëria del si një nga vendet më pak të përgatitura në aspektin social të tranzicionit të gjelbër./ Monitor
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
2 Shkurt12:36
Shqiptarët rekord me blerjet e makinave! Në 10 vite dyfishuan numrin duke kaluar 1 milion
Në vitin 2014, në Shqipëri qarkullonin rreth 490 mijë automjete. Dhjetë vite më vonë, në vitin 2025, ky numër ka ...
AKTUALITET
2 Shkurt12:33
Shembja në aksin Librazhd-Qafë Thanë/ Çudit kreu i ARRSH: Mali ka pirë shumë ujë!
Kreu i ARRSH-së, Ami Kozeli, teksa ka folur për mediat pas rrëshqitjeve të dherave në aksin Librazhd-Qafë Thanë, deklaroi s...
AKTUALITET
2 Shkurt11:48
''Plasaritje dhe çarje në muret e betonit në tunelin e Murrizit''/ Gazetari Almer Toska kallëzon në SPAK Belinda Ballukun
Gazetari Almer Toska ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me zëvendës kryeministren d...
AKTUALITET
2 Shkurt11:49
Kamionçina thyen barrierat dhe përfundon në plazh, një i plagosur rëndë
Një aksident është shënuar në zonën e Kalasë në Vlorë paraditen e kësaj të hëne. Një kamion&c...
AKTUALITET
2 Shkurt11:48
Atentati/ Zbardhet dëshmia e policit që ishte në berberhane
Polici i cili ishte i pranishëm gjatë atentatit në berberhanen në Lezhë, ku u plagos me armë zjarri Sokol Daci, ka dhën&eum...
AKTUALITET
2 Shkurt11:45
Akuzohet për shpërdorim detyre, kalon për gjykim dosja e kryetarit të bashkisë Tropojë
Kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberaj, do të përballet me Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit t&e...
Nga Borja Mendez
AKTUALITET
2 Shkurt11:42
Gazeta spanjolle: Kjo është familja shqiptare që ka përmbytur Spanjën me drogë dhe që korrupton policët
Biznesi i drogës është ciklik dhe çdo herë shfaqet një aktor i ri që dëshiron të dominojë skenën. K&e...
AKTUALITET
2 Shkurt11:35
''Punonjësit vetëm për të marrë rrogën''/ Qytetari denoncon sahatët e ujit të shkatërruar dhe pa kapakë në Lezhë
Një qytetar nga Lezha ka denoncuar në redaksinë e Piranjave gjendjen alarmante të sahatëve të ujit, duke akuzuar punonjësit...
Nga Xhuljan Ferzaj
AKTUALITET
2 Shkurt11:08
VIDEO/ Ankohen banorët e Laknasit: Punimet e rrugës po bëhen pa cilësi, mungojnë kanalizimet! Bashkia Kamëz tallet
Banorët ankohen se rruga Kreta Laknas, në Kamëz është në gjendje skandaloze, pavarësisht se po kryhen disa punime, por k&eu...
AKTUALITET
2 Shkurt11:08
Plagosja e berberit në Lezhë/ Policia rikthehet në vendngjarje, ja arsyeja
Ekspertët e Policisë janë rikthyer paraditen e kësaj të hëne në fshatin Rrilë të Lezhës, pranë biznesit...