AKTUALITET

Pjesë grupit të vrasësve me pagesë në Greqi, kush janë shqiptarët e arrestuar. Viktimën e ndoqën me kamera

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Dhjetor 2025, 16:47
Pjesë grupit të vrasësve me pagesë në Greqi, kush

Zbardhen emrat e anëtarëve të një grupi kriminal shqiptaro-grek, të akuzuar si përgjegjës për tentativën e vrasjes së mafiozit grek Jani Lala. Tre prej tyre janë arrestuar, ndërsa një shqiptar i katërt është shpallur në kërkim. Bashkë me ta janë arrestuar edhe tre shtetas grekë, përfshirë edhe një femër.

Në prangat e të ashtuquajturës “FBI” greke kanë rënë Dhimitër Meci alias Dimitrios Metsis, 45 vjec nga Labova e Poshtme e Gjirokastrës, Andrea Brokeri, 32 vjec nga Himara dhe Fatjon Prendi alias Fatjion Prendi, 39 vjec nga Lezha, ndërsa në kërkim është shpallur Vasil Theohari, 31 vjec nga fshati Krongj i Finiqit.

Ata akuzohen se janë autorë të ngjarjes së ndodhur në 16 maj 2025, kur ndaj automjetit të blinduar të 41-vjecarit grek Jani Lala, u qëllua rreth 50 herë me armë zjarri, por pa mundur ta vrasin e as ta plagosin. Personi që ka shkrepur këmbëzën, dyshohet të jetë Dhimitër Meci, një person i akuzuar për disja vrasje me pagesë në Greqi.

Të arrestuarit kishin monitoruar objektivat e tyre me automjete, pasi kishin instaluar kamera të fshehta, duke pasur kështu mundësinë të kishin një pamje 24-orëshe. Konkretisht, ata kishin parkuar një furgon prodhim italian, përballë karburantit të Lalës, në panelin e kontrollit të të cilit kishin montuar një kamerë.

Më 16 maj, kur Lala doli nga karburanti, ata e panë atë duke përdorur mjetet teknologjike që kishin në dispozicion dhe e sulmuan duke e qëlluar me një Kallashnikov. Dy javë pas përpjekjes së dështuar për të vrarë Lalën në karburantin e tij, të dyshuarit u përpoqën përsëri të regjistronin lëvizjet e tij me të njëjtën makinë në një tjetër karburant që ai kishte në dispozicion. Megjithatë, automjeti u pikas më pas nga një punonjës i pikës së karburantit, ndërsa policia gjeti kamerën e fshehur.

Sipas policisë, të njëjtët individë kishin kryer edhe sulmin me zjarrvënie në një pikë karburanti në Argyroupoli më 23 shkurt.

Kush janë shqiptarët e dyshuar:

1. Dhimo Meci

Dhimo Meci, 45 vjec nga Labova e Poshtme e Gjirokastrës, rezulton i proceduar dhe dënuar disa herë në Greqi për vepra të ndryshme penale si vjedhje, grabitje, tentativë vrasje, vrasje e organizatë kriminale.

Kush është Dhimo Meci

Ai u arrestua për herë të parë në vitin 2004 për vrasjen e një emigranti sirian jashtë një qendre prostitutash në qendër të Athinës. I burgosur në burgun rural të Kasandrës, atij i’u dha një leje 9 ditore gjatë së cilës u përfshi në grabitjen e një agjencie Pro-Po në Glifadha, duke vjedhur 65.000 euro. Sipas tij, kjo me sa duket ndodhi sepse ish-shefi i agjencisë, i cili u vra disa muaj më parë, i kishte borxh para.
Ai u lirua me kusht disa muaj më vonë përpara se të arrestohej përsëri për shkelje të lirimit me kusht. Ai u arrestua për disa krime gjatë karrierës së tij, duke përfshirë vjedhje, grabitje, shkaktim lëndimesh trupore, përdorim dhe posedim armësh dhe për shkelje të rregullave të trafikut rrugor.

Pas lirimit të tij në vitin 2011, ai punoi si ndihmës në një bandë të përfshirë në krime në Glifadha, Haidari, Kaminia dhe Koridhalos. Dyqanet nën mbrojtjen e bandës duhej të paguanin kërcënime me vdekje kundër tyre dhe të afërmve të tyre, 100 deri në 150 euro çdo dy javë. Meçi dyshohet gjithashtu se është vrasësi i Panagiotis Stivas në shtator 2006, Ali Saeed dhe Giorgos Shabbat në mars 2008 si dhe "Pitsilas", i cili besohet të jetë një ish-bashkëpunëtor i Meçit, në maj 2014.

Viktima Panagiotis Stivas, sipas oficerëve të policisë greke, i përkiste grupit të kumbarëve Giorgos Avtias dhe Gerasimos Mavrakis (bashkëshorti i aktores Nena Chronopoulou), të cilët u vranë gjithashtu, i pari në qershor 2007 në Gallipoli të Pireut dhe i dyti në tetor 2007 në Tavros.

Viktima Ali Saeed, kishte njohuri për prodhimin e bombave dhe besohet se ka qenë pas shpërthimeve të mëparshme në shitësit e makinave në pronësi të "udhëheqësit" rival të Haidarit. Ai dyshohet se ishte përgjegjës për sulmin e dështuar me një bombë të lidhur në një automjet që transportonte Giorgos Anagnostopoulos, i cili u vra përfundimisht në qershor të vitit 2009 në Galatsi.

Vitkima Giorgos Shabbat, me origjinë izraelite, u vra jashtë një bari ku ai punonte në Kefalari, Kifissia. Në të njëjtin bar punonte edhe 43-vjeçari libanez Ali Said. Sabat u dyshua se ishte "ekzekutuesi" i Aris Lakiotis më 18 nëntor 2005 në Haidari, i Yiannis Gavakis më 18 shtator 2006 dhe i Aristotelis Yagia dhe Vasilis Nasipian më 27 janar 2007 në Nikaia, të gjithë anëtarë të grupit të zhvatjes së Haidarit.

Viktima I.T., i njohur si "Pitsila" , ishte ndër të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë të anëtarëve të Agimit të Artë në Neo Heraklion. Ky rast ka shumë të ngjarë të jetë një "tërheqje" e një bashkëpunëtori që dinte shumë.

Pas vrasjeve, ai iku në Shqipëri për t'u fshehur për një kohë, ndërsa dyshohet se është paguar 200,000 euro për vrasje. Ai u arrestua në Sepolia në dhjetor 2014 në shoqërinë e Klodian Lekocajt alias Klod Cara, kreu i një bande kriminale të përfshirë në disa vrasje me pagesë. Mecit i’u gjetën dy pistoleta ndërkohë rezultonte i përfshirë edhe në një tentativë vrasje në Halkidiki në korrik 2014.

Në vitin 2018, teksa ndodhej i burgosur në Koridhalo, u identifikua se i autor i një vrasjeje të ndodhur në vitin 2012. Bëhet fjalë për vrajsen e 29-vjecarit shqiptar Artin Kato në 2012 në Peristeri të Athinës. Viktima jetonte në Holandë dhe u thirr në takimin kurth nga Meci, i cili komunikonte me të në Facebook me emër fals femre “Anastasia”. Dyshohet se mes tyre kishte konflikte personale. Por një vit më pas, vrasjen e mori përsipër Klodian Lekocaj dhe Meci u dënua me vetëm 10 vjet burg si bashkëpunëtor.

Meci është dyshuar nga policia greke edhe si personi që kishte marrë përsipër vrasjen e një drejtuesi të lartë të policisë greke dhe të mafiozit grek Manolis Karagianis, i njohur si “Karaflas”, ngjarje këto të pakryera nga Meci. Karaflas u vra më pas në vitin 2018 në një tjetër atentat.

Nuk dihet se si Meci ka fituar sërish lirinë pas gjithë ketyre akuzave të rënda.

2. Fatjon Prendi

Fatjon Prendi, aktualisht i burgosur në Trikalla, është arrestuar në shtator të këtij viti si pjesë e një grupi që i’u sekuestruan 1.1 ton marijuanë, droga sintetike dhe arsenal armësh.

FATJON PRENDI
Fatjon Prendi rezulton një emër i njohur për drejtësinë greke, i përfshirë në një ngjarje të përgjakshme 13 vite më parë në Krioneri të Greqisë. Konkretisht, më 7 dhjetor 2012, 4 persona, përfshirë dhe Fatjon Prendin, tentuan të hynin me forcë në shtëpinë e një familjeje në Krioneri, vajza e së cilës sapo ishte kthyer në shtëpi, duke mbajtur në çantë shumën prej 1700 eurosh. Vajza ndodhej brenda në shtëpi kur autorët thyen një dritare dhe hynë brenda. Sapo e panë, e ndoqën dhe i rrëmbyen çantën, ndërsa vajza e tmerruar vrapoi në dhomën e prindërve të saj, ku familja e saj po flinte në atë kohë, dhe u mbyll brenda me ta, ndërsa njoftoi edhe Policinë.

Grabitësit ikën në këmbë. Oficerët e policisë që nxituan në zonë i ndoqën dhe më pas patën një shkëmbim zjarri.

Me të dëgjuar të shtënat, gazetari i njohur grek Makis Triantafyllopoulos kishte shkuar në vendngjarje për të parë se çfarë kishte ndodhur dhe u përball me grabitësit e pamëshirshëm, të cilët e bllokuan me armë, folën greqishte të thyer dhe i morën makinën, në zonën e Ekalit. Oficerët e policisë që ndodheshin tashmë në zonë, të përforcuar nga njësi të tjera mobile, filluan ndjekjen. Një shkëmbim i ri të shtënash me armë ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit, pranë varrezave të zonës, ndërsa gjatë ndjekjes, një makinë patrullimi u përplas në pjesën e pasme të makinës së Makis Triantafyllopoulos, për të ndaluar grabitësit.

Automjeti ra në një përrua, ndërsa pjesa e pasme e të cilit ishte e mbushur me plumba nga oficerët e policisë që po ndiqnin autorët. Kërkimi ndaj tyre vazhdoi. Autorët e krimit të bllokuar në përrua u përpoqën të iknin në këmbë. Një oficer policie u plagos gjatë shkëmbimit të të shtënave. Fatjon Prendi ka kryer më pak se 10 vite burg. Është arrestuar ne 7.12.2012 dhe liruar me kusht në 11.02.2022. Ne 2017 teksa ishte ne burgun e Domokos, i është gjetur thikë në qeli. Ai njihet si miku i Alfons Ndocit, i vrarë vitin e kaluar në burg në Greqi dhe i akuzuar për disa krime të rënda.

 

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë