AKTUALITET

Po pasurohet me kokainë në Britani, trafikanti shqiptar qesh dhe zbulon para “Daily Mail” pse nuk do ndalet kurrë

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Shtator 2025, 09:02
Po pasurohet me kokainë në Britani, trafikanti shqiptar qesh dhe

“Daily Mail” i ka kushtuar një artikull të gjerë fenomenit të bandave shqiptare të drogës në Britani, duke marrë si shembull rastin e një 25-vjeçari shqiptar nga Kosova, të quajtur Erik.

Duke qeshur dhe pa shfaqur asnjë shqetësim, ai tregoi për gazetarët e infiltruar se fiton shuma të mëdha duke shitur kokainë nëpër baret luksoze të Oxford Street dhe Soho.

Ai u arrestua pak muaj më parë në Londër me gjashtë doza kokaine, por u mbajt vetëm dy javë në burg, pa u ngritur akuza dhe pa asnjë masë sigurie.

Eriku vetë pranoi se doli nga burgu pa probleme dhe rifilloi aktivitetin, duke e konsideruar policinë britanike “shumë më të butë” krahasuar me atë të vendlindjes: “Këtu është më mirë, atje të thyejnë nofullat e të qëllojnë me armë. Këtu nuk kam frikë fare nga policia.”

“Daily Mail” thekson se Eriku e nisi këtë 'punë' thjesht duke postuar numrin e telefonit në grupin “Albanian Community in the UK” në Facebook, ku bandat shqiptare rekrutojnë shpërndarës. Përmes këtyre grupeve dhe edhe në TikTok, ofrohen vende pune për “motorist” apo “shofer”, terma që përdoren për shpërndarës kokaine. Simbolet si emoji i borës ose fjala “pika” (gram) shërbejnë si kod për drogën.

Investigimi zbuloi se bandat shqiptare po dominojnë tregun britanik të kokainës, duke shitur qindra kilogramë çdo javë. Fitimet janë marramendëse: një shpërndarës fiton deri në 1700 paund në javë, që përkthehet në një të ardhur vjetore të barabartë me mbi 145 mijë paund bruto,  shifra të krahasueshme me drejtues të lartë kompanish.

Teksa, sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), rrjeti shqiptar i drogës është i përhapur në qytete, fshatra dhe zona rurale, duke gjeneruar “qindra miliona paund” që çdo vit largohen nga Britania për në Shqipëri, ku më pas investohen në ndërtim apo futen në sistemin bankar.

Më tej, gazetarët zbuluan gjithashtu se shumë trafikantë shqiptarë hyjnë ilegalisht në Britani me gomone dhe më pas vendosen në hotele azilantësh. Shumë prej tyre thjesht dalin prej tyre dhe hyjnë menjëherë në rrjetin e shpërndarjes së kokainës, duke përdorur mediat sociale për t’u lidhur me bandat.

Nga ana tjetër, zyrtarë britanikë e kanë cilësuar këtë situatë një dështim të rëndë të sistemit ligjor dhe të kontrollit kufitar. Përfaqësuesi i opozitës Chris Philp tha: “Bandat po na tallin në rrjetet sociale sepse e dinë që rreziku është i ulët dhe ndëshkimet të dobëta. Edhe kur deportohen, kthehen me varkën tjetër dhe vazhdojnë nga e para.”

Dominimi i bandave shqiptare në tregun e kokainës në Britani, sipas Daily Mail, është rezultat i një strategjie të thjeshtë: kokainë më cilësore, më e lirë dhe më e shpejtë për t’u shpërndarë. Sot, Londra përshkruhet nga ish-përdoruesit si “kryeqyteti i kokainës”, ndërsa shqiptarët po vazhdojnë të pasurohen, duke e kthyer fenomenin në një problem kombëtar për Britaninë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë