AKTUALITET

Policia e Kosovës arreston një të dyshuar dhe konfiskon mjete shpërthyese në veri, autoritetet: Kontrolli është realizuar në një shtëpi

M.B. Përditësimi i fundit 17 Janar 2025, 21:55

Policia e  Kosovës arreston një të dyshuar dhe konfiskon mjete

KOSOVA- Policia e Kosovës njoftoi të premten vonë se e ka arrestuar një burrë dhe ka konfiskuar mjete shpërthyese, municion dhe mjete të tjera të dyshimta në veri të vendit. Ajo tha se kreu një kontroll në Mitrovicën e Veriut, pasi mori informatë për mjete të dyshimta në një lokacion në këtë qytet.

“Kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe në objektet përcjellës të saj”, tha ajo.

Policia tha se ka gjetur dhe konfiskuar katër granata dore të llojit M79, fishekë të llojeve të ndryshme dhe mjete të tjera të dyshimta. Për këtë rast, Policia e ka arrestuar një burrë 37-vjeçar, për të cilin gjykata ka urdhëruar 48 orë paraburgim.

“Në lidhje me rastin është arrestuar personi i dyshuar (M.B ) viti i lindjes 1988, i cili është shoqëruar në stacioni policor ku në prezencën avokatit mbrojtës është mbrojtur në heshtje”, tha policia.

Policia e Kosovës ka zbuluar dhe konfiskuar armatim dhe municion në veri në disa raste në vitet e fundit. Veriu i Kosovës – i banuar me shumicë serbe – është përballur me tensione të vazhdueshme këto vite dhe ka qenë vatër e disa sulmeve. Në shtator 2023, një grup i armatosur serbësh e sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke e vrarë një oficer policie. Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues.

Kosova e cilëson Serbinë si përgjegjëse për këtë sulm, por Beogradi mohon. Në nëntor të vitit të kaluar ndodhën dy sulme me granata nga persona të panjohur ndaj komunës së Zveçanit dhe një stacioni policor atje, të cilat shkaktuan dëme.

Në fund të atij muaji, ndodhi një shpërthim ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në një fshat të Zubin Potokut, duke i shkaktuar dëme kanalit jetik të vendit. Edhe për këtë sulm, Kosova e fajësoi Serbinë, e cila i mohoi akuzat. Për autoritetet e Kosovës ky ka qenë sulmi më i rëndë në infrastrukturën kritike të vendit që nga lufta e viteve 1998/99, dhe që dëmet shkojnë në rreth 400.000 euro.

Komuna në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan– udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë, pasi serbët dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës dhe bojkotuan zgjedhjet lokale të mbajtura më 2023./ REL

kosova

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë