AKTUALITET

"Policia po vepron vetëm me një njoftim të ministres"/ Aktivistja Vatnikaj: Sekuestrimi i skuterëve, pa asnjë ligj

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Tetor 2025, 11:00

"Policia po vepron vetëm me një njoftim të ministres"/

Aktivistja Sidorela Vatnikaj, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për aksionin e Policisë së Shtetit për ndalimin dhe sekuestrimin e mjeteve elektrike, si monopatina, skuterë dhe biçikleta, duke i cilësuar ato si të paligjshme dhe të pabazuara në ligj.

Vatnikaj theksoi se veprimet e fundit të Policisë janë të mbështetura në një vendim qeverie të vitit 2000, që lidhej me mjete që nuk ekzistonin as në atë kohë. Ajo u shpreh se nuk ka ende një ligj të veçantë që rregullon përdorimin ose ndalimin e këtyre mjeteve, dhe çdo veprim i Policisë për sekuestrimin e tyre është i padrejtë dhe i pabazuar në ligj.

"Aplikimi ka mbetur në vullnetin e policisë, i cili bën edhe ndalimin e qytetarëve sepse nuk kanë një bazë ligjore për çfarë pretendojnë mbi monopatinat. Baza ligjore që po ndalojnë monopatinat, skuterat elektrikë, motorët elektrikë, biçikletat elektrike...është një VKM. VKM 153 e vitit 2000, pra një kohë kur këto mjete nuk kishin ekzistuar fare, e jo më të ktheheshin në një problem."

Ajo gjithashtu tregoi se, në një bisedë me Policinë Rrugore, atyre u ishte thënë se sekuestrimi i këtyre mjeteve po bëhet për shkak të mungesës së një baze ligjore, duke u premtuar një “baza ligjore” brenda 30 ditësh.

Vatnikaj vazhdoi duke thënë "Imagjino sa absurde dhe sa pa logjikë është që fillimisht ta ndëshkosh qytetarin për një kundravajtje që në këtë moment nuk rregullohet me ligj. Problemi nuk është vetëm që janë sekuestruar skuterët dhe monopatinat, por që Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme po veprojnë pa një bazë ligjore."

Aktivistja shprehu gjithashtu shqetësimin e saj se ndalimi dhe sekuestrimi i mjeteve elektrike nuk ka asnjë lidhje me një urdhër të ministrave dhe se, përkundrazi, është një shkelje e drejtpërdrejtë e ligjit ekzistues. Si përdoruese e skuterit, Vatnikaj nënvizoi se ka patentë shoferi dhe është e informuar për rregullat e sigurisë në rrugë, por akuzoi autoritetet për veprime të shpejta dhe të paplanifikuara pa bazë ligjore të fortë.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë