AKTUALITET

"Policia të na japë pamjet e ngjarjes", avokati i familjes së Martin Canit: Deri tani jemi përballur me kontradikta dhe mungesë qartësie nga organet hetimore

r.ll Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2024, 16:21
"Policia të na japë pamjet e ngjarjes", avokati i familjes
autori dhe viktima

TIRANË- Avokati i familjes së 14-vjeçarit Martin Cani që u godit për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës “Fan Noli”, Redi Ramaj, ka bërë thirrje për drejtësi dhe transparencë të plotë mbi ngjarjen tragjike. I ftuar në News24, Ramaj theksoi se familjarët e viktimës kanë kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes që nga momenti i parë, por deri më tani janë përballur me kontradikta dhe mungesë qartësie nga organet hetimore.

Sipas avokatit, ka paqartësi në lidhje me numrin e autorëve të përfshirë në incident. Fillimisht janë raportuar tetë autorë, ndërsa aktualisht flitet për tre. Ai tha gjithashtu se deklaratat e dëshmitarëve, përfshirë një tjetër fëmijë të plagosur, duhet të trajtohen me seriozitet. Në dëshmitë e tyre, thuhet se viktima është goditur edhe nga një person tjetër përveç autorit të shpallur deri tani. 

Një çështje e rëndësishme e ngritur nga avokati është mungesa e qasjes së familjarëve në pamjet filmike të kamerave të sigurisë. Ai tha se familja kërkon të njihet me këto prova për të arritur qetësinë dhe të kuptojë më mirë rrethanat e tragjedisë. Sipas Ramajt, një pikë e rëndësishme që kërkon vëmendje është hetimi i mundësisë së përfshirjes së të rriturve në këtë konflikt fatal.

“Familjarët e të ndjerit kërkojnë drejtësi që në ditën e parë. Nga organet shtetërore nuk kemi pasur transparencë të plotë për ngjarjen. Është një ngjarje e rëndë që nuk duhet të ishte zbardhur vetëm për familjarët e Martin Canit, por për gjithë shoqërinë, e cila kërkon drejtësi. Shpresoj dhe besoj se policia do bëjnë detyrën e tyre. Pretendimi i familjarëve është që nuk ka transparencë dhe ka kontradiktë në deklaratat e policisë. Fillohet me 8 autorë dhe pastaj dalin 3. Vetë deklarimet e të plagosurit, fëmijës tjetër që tha se u godit edhe nga një person tjetër veç autorit duhet të sqarohen. I plagosuri, Luisi ia ka thënë policisë që ditën e parë se është goditur nga dy persona, autorë. Familjarët e Martinit kanë kërkuar pamjet e kamerave të sigurisë. Prokuroria e cila drejton hetimet duhet të orientojë mekanizmin hetimor duke përfshirë dëshmi, prova shkencore, aktet e ekspertimit të na vendosen në dispozicion se si ndodhi ngjarja dhe si u vra Martini. Pamjet filmike nuk janë parë nga familjarët. Ka dëshmitarë që thonë se nuk ka vetëm konflikt vetëm në datën 18, por ka konflikt edhe ditën e premte ku është përfshirë edhe një rritur. Duhet të merren në pyetje. A ka patur apo jo të përfshirë në konflikt persona të rritur. Familjet janë të shqetësuara se në ambientet e shkollës dhe përreth qarkullojnë fëmijë me thika. Zbardhja e kësaj çështjeje do t’i shërbente të gjithë fëmijëve që janë në shkollat shqiptare”, tha ai.

Çfarë dihet deri tani për vrasjen e Martin Canit?

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.

Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili po trajtohet në një spital privat. Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin "Snapchat", kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer.

Bazuar në imazhe, autori ndodhej në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë (persona të tjerë) marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera. 

martin cani mario perlleshi redi ramaj

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë