Shpërthimi te karburant “Eida”, policia e Tiranës shoqëron katër persona
Katër persona janë shoqëruar nga policia në kuadër të hetimeve për shpërthimin e fuqishëm të ndodhur më...
Katër persona janë shoqëruar nga policia në kuadër të hetimeve për shpërthimin e fuqishëm të ndodhur më...
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi do të mbahen më 25 tetor, njoftoi të martën mbrëma presidenti i vendit, Aleksandar V...
Shpërthimi i fuqishëm që tronditi mëngjesin e 9 shtatorit në një karburant në zonën e Brrylit në Tiranë, ku ...
Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) ka bërë me dije se dyshohet që zjarri në pikën e karburantit të &lsquo...
Banorët e fshatit Letan, në Njësinë Administrative Bradashesh të Bashkisë Elbasan, kanë protestuar këtë të m...
Xhiro e parë e Fazës së Ligës në Champions pa si protagonistë dy yje si Kylian Mbappe dhe Erling Haaland. Sulmuesi i Real Madrid...
Ka nisur në gjykatë seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj këngëtarit Jozefin Marku dhe shoferit të tij, Kr...
Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit (nga ora 09:00 e datës 8 shtator deri në orën 09:00 të datë...
Shkëlqim Goxhaj, Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës të Tiranës dha detaje në lidhje me shpërthimin e ndodhur mëngjesin e ...
Ndërsa vendet që mbështesin Kievin po shtojnë ndihmat e tyre ushtarake, Moska flet për një afrim të mundshëm me SHBA-n...

Shqipëria po kthehet në një azil të madh pasi grup-mosha mbi 65 vjeç në raport me popullsinë në moshe pune (15-64 vjeç) po rritet me ritme shumë shpejta të pa-përjetuara në këtë mënyrë nga asnjë vend tjetër europian.
Të dhënat më të fundit të Eurostat mbi ecurinë demografike në kontinentin europian në 10 vitet e fundit 2015-2025, e pozicionojnë vendin tonë në krye të listës për rritjen e peshës kanë të moshuarit në raport me krahun e punës.
Në vitin 2015, popullsia mbi 65 vjeç në Shqipëri përbënte rreth 18.2% të totalit të forcës së punës (15-64 vjeç), një rezultat që e kategorizonte vendin tonë relativisht të ri në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian apo vendeve si Italia e Gjermania. Në vitin 2025 grup-mosha mbi 65 vjeç ishte sa 33.3% e forcës së punës.
Ndërmjet 2015 dhe 2025, Shqipëria mban vendin e parë në Europë për rritjen më të lartë të përqindjes së popullsisë mbi moshën 65 vjeç në raportin me popullsinë në moshë pune. Brenda vetëm një dekade, pesha e të moshuarve ndaj popullsisë në moshë pune ka pësuar rritje drastike prej 15.1 pikë përqindjeje, duke kapërcyer çdo vend tjetër të monitoruar në këtë listë (shiko grafikun e mëposhtëm).
Ndërkohë që vende si Moldavia apo Maqedonia e Veriut gjithashtu po përjetojnë rritje të ndjeshme të kësaj grup moshe, ato mbeten pas Shqipërisë me një rritje prej përkatësisht 14.1 dhe 10.7 pikë përqindjeje.
Për shkak të krizës demografike Shqipëria ka pësuar rritje të fortë të moshës mediane të popullsisë. Në 2015-n, mosha mediane (që ndan popullsinë përgjysmë) ishte 34.7 vjeç.
Kjo do të thotë që në 2025-n, gjysma e popullsisë ishte nën 44.3 vjeç, ndërsa 10 vite më parë Shqipëria ishte shumë më e re, me gjysmën e popullsisë që ishte më e re se 34.7 vjeç.
Teksa Europës iu deshën disa dekada të kalojë në një etapë plakjeje të popullsisë, Shqipëria e ka pësuar këtë transformim brenda vetëm një dekade, pasi nga viti 2015 në 2025 mosha mediane në vendin tonë u rrit me 9.6 vite, ritmi më i lartë në kontinent, teksa mesatarja europiane këtë periudhe ishte 2.1 vite.
Ky fenomen i plakjes së përshpejtuar në vendin tonë i atribuohet një kombinimi faktorësh, si emigrimi masiv i moshave të reja dhe rënies së vazhdueshme të shkallës së lindshmërisë. Ndryshe nga vendet e zhvilluara si Suedia apo Luksemburgu, ku rritja e moshës mesatare është shumë më e ngadaltë dhe e kontrolluar, Shqipëria po vjetrohet me hapa galopantë pa pasur forcën ekonomike për të mbështetur këtë ndryshim.
Të dhënat e tabelës tregojnë qartë se Shqipëria nuk po përballet thjesht me një proces natyror plakjeje, por me një krizë demografike që kërkon ndërhyrje urgjente. Nëse në vitin 2015 ne ishim ndër vendet më të reja, në vitin 2025 vendi ynë renditet në të njëjtin pozicion nivel me fuqitë e vjetra europiane, por me shumë më pak burime për t’i bërë ballë këtij realiteti të ri./Monitor
Sot, 16 Shkurt 2026, dollari amerikan blihet me 80.8 lekë dhe shitet me 81.8 lekë. Euro blihet me 96.1 lekë dhe shitet 96.8 lekë. Franga...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesa...
Hetimet vazhdojnë për rastin e Arben Kristos, hajdutit 46-vjeçar shqiptar i cili vdiq nga gjakderdhja ndërsa ngjitej në një gard...
Një plantacion i madh marijuane është zbuluar nga autoritet, në një depo në Lodi Vecchio (Lodi), të Italisë. Sipas me...
Mediat ndërkombëtare prej disa ditësh i kanë bërë jehohë denoncimit të “Diellës”, ndaj qeverisë sh...
Një burrë që ishte deportuar nga Mbretëria e Bashkuar një herë më parë u kap duke kultivuar bimë kanabisi në C...
Një kriminel shqiptar ka organizuar një festë me shampanjë për të festuar qëndrimin e tij ende në Britani, 10 vjet pas...
Studiuesi Taulant Muka ka publikuar të dhëna rreth një studimi që kreu i ri i AKSHI-t ka kryer vite më parë mbi rrjetet teknologji...
Një aksident u regjistrua në orët e vona të pasdites së sotme pranë fshatit Përparim në aksin rrugor Peqin-Elbasan. Ngj...
Banorët e fshatit Kraps të Bashkisë së Fierit përballen çdo ditë me rrugën e plot baltë dhe ujë ndërsa ...