
Tiranë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të furnizimit dhe shpërndarjes së drogave të forta.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Bulevardi”.
Do të furnizonte dhe do të shpërndante lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, evidentohet dhe vihet në pranga 44-vjeçari.
Sekuestrohet një tjetër sasi e konsiderueshme lënde narkotike kokainë, me peshë 1 kg e 680 gramë.
Gjatë fazave të operacionit të fundit të koduar “Zonat”, të zhvilluar gjatë muajve maj dhe qershor, janë sekuestruar rreth 1.5 kilogramë kokainë dhe 1.1 kilogramë heroinë.
Në vijim të kontrolleve intensive dhe punës së bazuar në inteligjencën policore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë siguruan informacione se një shtetas do të transportonte dhe shpërndante një sasi të konsiderueshme lënde narkotike kokainë në zonën e Bulevardit të Ri dhe në segmentet rrugore që lidhin kryeqytetin me zonën e Urës së Paskuqanit.
Bazuar në këto informacione, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Bulevardi”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K., 44 vjeç, banues në Vorë.
Gjatë operacionit, në rrugën “Riglata”, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan për kontroll 44-vjeçarin.
Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën dhe iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë të përgjithshme rreth 1 kg e 680 gramë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas furnizonte persona të tjerë me lëndë narkotike kokainë, me qëllim shitjen e saj në doza, si dhe një pjesë të sasisë e shpërndante vetë.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
20 Qershor09:52
Aksident në aksin Levan-Vlorë, rëndohet trafiku në autostradë
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së shtunës në aksin Levan-Vlorë, ku një automjet tip Fiat ë...
Nga Elton Qyno
AKTUALITET
20 Qershor09:25
Rrahja në sallën e gjyqit, komisioni propozon futjen në ‘41 Bis’ të vëllezërve Bushgjokaj
Dhunimi fizik që tre vëllezërit nga Tropoja i bënë të paraburgosurit Petrit Çakri, në sy të gjyqtarit të p...
AKTUALITET
20 Qershor08:47
Shqipëria, tregu që po rritet më shpejt në hartën turistike të Europës Juglindore për qiratë ditore
Në Ballkan, pak tregje turistike po zgjerohen me ritmin e Shqipërisë. Sipas të dhënave të AirDNA për 12 muajt e përfun...
AKTUALITET
20 Qershor08:42
Protesta e 21-të për largimin e kryeministrit, sot diaspora në Tiranë! Kërkesa e vetme: Rama jep dorëheqjen!
Tirana pritet të jetë sot qendra e një proteste mbarëkombëtare, duke shënuar ditën e 21-të të mobilizimit t&...
AKTUALITET
20 Qershor08:30
Shqipëria pritet të humbasë pothuajse 43% të grupmoshës 15-24 vjeç deri në 2050, e katërta në botë
Shqipëria ka hyrë në një periudhë të ashpër të zhvillimeve demografike, duke u renditur në katër vendet e pa...
AKTUALITET
20 Qershor08:14
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.8 lekë, në shitje me 82.8 lekë.
Euro do të blihet me 94...
AKTUALITET
20 Qershor08:09
Fundjava me diell përvëlues, temperaturat arrijnë deri në 36°C në disa qytete të vendit
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot kryesisht të kthjell...
AKTUALITET
19 Qershor22:56
FOTOLAJM/ Ironia therëse nga protesta, Rama n’burg, Belinda n’burg, fotoja e tyre në një betoniere
Protestat për këto 20 vite kanë prodhuar parulla dhe thirrje goditëse kundër klasës politike në vend, ndërsa në qen...
AKTUALITET
19 Qershor22:54
Shqipet e diasporës nisen drejt Tiranës, nisin festën në kufirin me Kroacinë
Mijëra kilometra larg atdheut, por me zemrën te Shqipëria. Shqiptarët e diasporës kanë nisur udhëtimin drejt Tiranës p&e...
AKTUALITET
19 Qershor22:11
Radhë kilometrike në Kapshticë, mijëra qytetarë bllokohen në kufi
Fluksi i lartë i lëvizjeve në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës ka sjellë radhë të gjata dhe vonesa për ud...