AKTUALITET

Pranvera e ankthit të Veliajt

Andi Bushati Përditësimi i fundit 6 Maj 2024, 19:14
Pranvera e ankthit të Veliajt
Andi Bushati

Kush e ndjek rregullisht Instagramin e kryeministrit me siguri është habitur që në albumin e fotove që ai botoi nga nderimi për dëshmorët në 5 maj, ishte publikuar edhe një pozë e Erion Veliajt duke u përkulur para monumentit nënë Shqipëri. 

Në përzgjedhjen aspak të rastësishme të imazheve dukej sikur po tentohej të mbahej gjallë polemika nëse ai e ka shituar apo jo, delfinin e vet.  Pak ditë më parë, natyrisht jo në mënyrë të pafajshme, me një tjetër publikim të denjë për retushimet e kohëve staliniste, Rama e fshiu kryebashkiakun nga fotoja e përbashkët familjare me Ali Ahmetin.

Kjo lojë, tipike e diktatorëve, herë me përkrahje dhe herë me distancim, po mban në ankth komunikimin me publikun, që kur plasi skandali “5D”, ai drejtorëve të bashkisë që grabisnin paratë e buxhetit për t’i dërguar në favor të kompanisë së tyre private. 


Nganjëherë duket sikur Rama e mbështet dhe pastaj sikur ua lëshon turmave të uritura kufomën e Veliajt. Në njërin rast ai organizon një deklaratë të përbashkët të rakorduar, ku pohon se bashkohet “me fjalë dhe presje” me versionin e Lalit, se edhe atë e kanë gënjyer vartësit, ndërsa në rastin tjetër nuk nguron të inkurajojë SPAK që “ti nxjerrë ujin e zi” korrupsionit në bashkinë e Tiranës.   Në një vizitë në qendër të kryeqytetit ai e shmang të parin e tij nga protokolli, ndërsa në një eveniment tjetër “e lejon” atë të bëhet pjesë e ceremonisë.

Këto rrokullisje të denja për lojërat e akthit të maleve ruse, të sjellin ndërmend marrëdhënien në çift të dy prej udhëheqësve më të shquar të komunizmit shqiptar, të përshkruar mrekullisht në një nga kryeveprat e letërsisë politiko memoristike shqiptare. Në librin e tij, “Vjeshta e ankthit”, i biri i ish kryeministrit Mehmet Shehu, Bashkimi, tregon ditët e fundit para vdekjes së babait të vet dhe ankthin me të cilin familja perceptonte sinjalet herë negative dhe herë pozitive që i lëshonte sekretari i parë. Një ditë Enveri e shtinte në dhè Mehmetin, duke i kujtuar se gabimet e tij nuk qenë të rastësishme dhe kur ky i fundit bindej se fati i tij qe përcaktuar, i jepte shpresë duke i rrahur krahët, pasi kontributet e tij për partinë qenë të pazëvendësueshme. 


Pikërisht ajo vjeshtë ankthi e njeriut që e di se fatin e tij e ka në dorë dikush tjetër, që mund të bëjë njëkohësisht dhe shiun dhe diellin, të kujtohet kur sheh lojën e maces me miun që po torturon Erion Veliajn. Kohët dhe rrethanat janë të tjera, por plotfuqishmëria e atij që ka pushtetin të vendosë për fatin tënd ngelet e njëjta.

Natyrisht, evokimi i këtij asocacioni, sado interesante të jetë sprova psikologjike e marrëdhënieve të tiranëve me ata që kanë pranë, nuk ka për qëllim të eksperimentojë në këtë drejtim. E vetmja ngjashmëri është ajo se në regjimet diktatoriale apo autoritare, fati i aleatëve politikë apo i kundërshtarëve, ai i vartësve apo i armiqve, nuk është në dorë të institucioneve, por pre e kalkulimeve, interesave apo kapriçove të atij që ka në dorë të luajë me të. 

Kjo vërtetohet më së miri edhe në pasqyrimin që po i bëjnë mediat tona, gazetat online dhe emisionet politike të mbrëmjes, çdo sinjali, simboli apo mesazhi që jep Edi Rama kundrejt Veliajt. Një publikim fotoje, apo e kundërta një retushim i saj, një paraqitje në krah të liderit apo shpangja prej aty, një frazë mbështetëse apo cfilitëse, kthehen në ngjarje publike. 

Deri më tani, sa e sa shkrime apo emisione janë bërë, nisur nga këto indicie, duke pasur si temë të vetme: a do e lëshojë apo jo Rama Veliajn? Eshtë pikërisht ky fakt që tregon së në ç’zyrë vendoset realisht për fatin e kryebashkiakut. Sa herë ngrihet kjo pyetje, në mënyrë gati gati të pandërgjegjshme, qoftë mbështetësit e kësaj qeverisjeje, që janë në shumicë edhe përkrahës të zjarrtë të SPAK, qoftë ata që janë kritikë të tyre, gati instiktivisht pranojnë plotfuqishmërinë e Edi Ramës.

Mafton kjo, po, po, pikërisht qoftë edhe vetëm kjo, për të kuptuar se e ardhmja e Veliajt nuk do varet as nga dosjet e prokurorëve, as nga 130 milionët e zhdukura të inceneratorit, as nga 30 milionë tenderat e Qatos, Mollës e Tushës, por nga kalkulimet e një njeriu të vetëm. Para se të jetë një problem i drejtësisë, në një regjim si ky yni, dosja e Lalit është politike. Prandaj në këtë pranverë, ai dhe të gjithë ata që ka përeth, po qëmtojnë me ankth sinjalet kundërthënëse të një loje si ajo që Hoxha bëri dikur me Shehun.

Marrë nga Lapsi.al

andi bushati

Artikuj te sugjeruar

Enton Abilekaj AKTUALITET 6 Maj17:22

Taulanti kërkon një përgjegjës

Enton Abilekaj Taulant Balla vendosi të kapte pak protagonizëm nga tragjedia, kur doli të njoftonte për gjetjen e vajzes së dyt&eu...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë