AKTUALITET

“PRAPASKENAT” si po kryhen ekzekutimet mafioze në Shkodër! (Gjakmarrja si pasojë e kanunit)

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Shtator 2025, 13:00

“PRAPASKENAT” si po kryhen ekzekutimet mafioze në Shkodër!

Gazetari Dritan Laci i ftuar te Breaking në Top News ka komentuar ngjarjet kriminale të ndodhura së fundmi në Shkodër. Laci vendosi theksin tek financimi i këtyre ngjarjeve kriminale duke ngritur dyshimet për disa miliona euro, që grupet kriminale i kanë fshehur në fuçi. Nga ana tjetër, Laci deklaroi se ngjarjet në Shkodër kanë të bëjnë me gjakmarrjen si pasojë e kanunit, ku janë përfshirë 3 fiset kryesore Bajri, Lici dhe Bilali.

“Në gjithë këtë histori vrasjesh që kanë ndodhur së fundmi, në të gjitha kontrollet që ka ushtruar qoftë policia e Shkodrës, apo Forcat Operacionale në Shkodër, janë gjetur për shembull armë e lëndë narkotike, por nuk janë gjetur asnjëherë para. E lidh këtë sepse kam lexuar një dosje të fundit, bëhej fjalë për një ngjarje nga Shqipëria e mesme dhe të gjitha paratë fshiheshin ose groposeshin në fuçi.

Pra miliona euro vendosen në fuçi për t’u fshehur. Por sot kjo dosje ekziston dhe unë nuk di që këto para të jenë gjetur. Tani po flasim për vrasës me pagesë dhe unë nuk mendoj se ata shkojnë në bankë për të marrë kredi, në mënyrë që të paguajnë këta vrasës. Pra patjetër që përdoren paratë e fuçive. Po ku janë këto fuçi? Po flasim për njerëz që kanë shumë para në dispozicion. Por mund të jetë dhe rasti me klering.

Që do të thotë, për shembull, rasti i Ragip Gilës, që është një person i afërt me një nga fiset që ka interes të sulmojë Bajroviç dhe i jepet një detyrë. Kjo tashmë ngjan më shumë si një punë kanunore. Këto vrasjet që kanë ndodhur mes 3 fiseve Lici, Bajri dhe Bilali nuk ka të bëjë vetëm me drejtimi ne qytetit por me një gjakmarrje të ashpër që ka nisur dhe nuk ka fund,” tha Dritan Laci në Top News.
Kujtojmë që Shkodra ditët e fundit ka qenë “kryefjala” e krimit pasi kanë ndodhur disa atentate mafioze.

Në ndryshim nga qytete si Vlora, Elbasani, Tirana në Shkodër përplasjet mes bandave apo hakmarrja bëhet hapur në mes të ditës e në mes të qytetit. Dy të vrarë dhe 2 të plagosur është bilanci i atentatit që trondit Shkodrën mëngjesin së hënës në një lokal pranë Bashkisë së qytetit. Shënjestër e atentatit ishte 43-vjeçari Erogen Brajoviç, allias Vaso, i cili është anëtar i fisit të Bajrit, vëllai i Denis Brajoviç (Bajri).

Nga atentati mbeti e plagosur edhe kamerierja 25-vjeçare Meri Kaceri. Ndërkohë, i vdekur mbeti Armando Pali, dhe Liridon Kraja (Lushi) 31-vjeç, truproja e Erogen Brajoviç. Autori 29-vjeçar, Ragip Gila u vu në pranga.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë