AKTUALITET

Prato, nën presionin e krimit të organizuar/ Prokurori Tescaroli: Grupet shqiptare në fokus të hetimeve

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Qershor 2026, 11:19
Prato, nën presionin e krimit të organizuar/ Prokurori Tescaroli:

Prato, një nga qendrat kryesore të industrisë tekstile në Itali po përballet me rritjen e pranisë së rrjeteve kriminale transnacionale ku grupet shqiptare përmenden si pjesë aktive e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave. Prokurorit Luca Tescaroli në një intervistë për SYRI TV thotë se këto struktura po forcojnë lidhjet me organizata të tjera mafioze dhe po shfrytëzojnë ekonominë e qytetit për aktivitete të paligjshme duke e kthyer Praton në një nyje të ndjeshme të krimit të organizuar në Europë.

Prato, një nga qendrat më të rëndësishme të industrisë tekstile në Itali dhe në Europë, po përballet me sfidën e depërtimit të rrjeteve kriminale transnacionale, ku gjithnjë e më shpesh përmenden edhe grupet kriminale shqiptare. Sipas autoriteteve italiane, ky territor është shndërruar në hapësira për organizata kriminale që operojnë përtej kufijve shtetërorë.

Në një intervistë për Syri TV prokurori i Pratos, Luca Tescaroli, e ka përshkruar qytetin si një laborator kriminal multietnik. Grupet kriminale shqiptare po rezultojnë gjithnjë e më të pranishme të lidhura me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe rrjete të pastrimit të parave. Sipas prokurorit mafia shqiptare po fiton hapësirë në rrjetet kriminale botërore, kontrollon porte dhe rrugë të rëndësishme të trafikut si dhe ka bashkëpunim me një sere organizatash kriminale.

"Kriminaliteti shqiptar është një nga strukturat kriminale që ka fituar dhe po fiton hapësira gjithnjë e më të mëdha në panoramën kriminale botërore. Këto organizata janë konsoliduar si 'Ndrangheta dhe Sacra Corona Unita. Ato konsiderohen partnerë të besueshëm në trafikun e lëndëve narkotike dhe kanë marrë një rol të rëndësishëm në këtë sektor. Arrijnë të kenë kontakte të drejtpërdrejta me prodhuesit e kokainës në Kolumbi, kontrollojnë porte në vende të ndryshme dhe menaxhojnë importimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike. Gjithashtu, luajnë rol edhe në aktivitetet e pastrimit të parave. Ndërveprojnë me grupe kriminale kineze dhe përdorin shërbimet financiare që këto organizata janë në gjendje të ofrojnë përmes sistemeve të ashtuquajtura banka klandestine", tha ai.

Sipas prokurorit Tescaroli autoritetet italiane po kërkojnë forcimin e mekanizmave ligjorë dhe mbrojtjen e dëshmitarëve të drejtësisë.

"Do të ishte e rëndësishme të mendohej për zgjerimin e legjislacionit aktual italian edhe për bashkëpunëtorët e drejtësisë me shtetësi të huaj. Masat e mbrojtjes dhe asistencës të parashikuara nga ligji mund të nxisin bashkëpunimin me drejtësinë si nga anëtarët e organizatave kriminale të huaja, ashtu edhe nga dëshmitarët. Kjo do të përmirësonte ndjeshëm efektivitetin e veprimeve kundër krimit të organizuar transnacional", tha ai.

Prato mbetet një nga pikat më të ndjeshme të përplasjes mes ekonomisë legale dhe rrjeteve kriminale ndërkombëtare.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë