AKTUALITET

Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Republikën Çeke, në fokus Integrimi në BE dhe thellimi i bashkëpunimit mes dy vende

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2025, 14:42

Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Republikën Çeke,

Presidenti i Republikës, Sh.T. Z. Bajram Begaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Republikën Çeke me ftesë të Presidentit Petr Pavel.

Kreu i Shtetit u prit në një ceremoni solemne në Pragë.

Fillimisht, Presidenti Begaj zhvilloi takimin kokë më kokë më homologun Pavel dhe pas takimit me praninë e delegacioneve përkatëse u mbajt konferenca e përbashkët për mediat.
Integrimi i Shqipërisë në BE, mbështetja e Republikës Çeke në këtë proces, thellimi i bashkëpunimit ekonomik e kulturor, çështje të sigurisë evropiane dhe Euroatlantike ishin në fokus të këtyre takimeve.

Presidentët Begaj dhe Pavel konfirmuan angazhimin për forcim të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Çekisë për të sjellë përfitime konkrete për qytetarët dhe për paqen e stabilitetin në Evropë.
Duke iu referuar lidhjes së miqësisë dhe solidaritetit mes dy popujve dhe marrëdhënieve diplomatike 103-vjeçare, Presidenti Begaj theksoi se bashkëpunimi po shënon një kapitull të ri, të bazuar në partneritet, vlera të përbashkëta demokratike dhe aspirata evropiane.

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE ishte fokusi i bisedës mes dy Presidentëve. Kreu i Shtetit vlerësoi mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Republikës Çeke gjatë dy Presidencave të saj në Bashkimin Evropian në vitin 2009 dhe në vitin 2022.
Presidenti Begaj theksoi momentin kyç të aplikimit të Shqipërisë për në BE gjatë Presidencës së parë, si dhe arritjet shenjuese për integrimin gjatë Presidencës së dytë të Republikës Çeke në Bashkimin Evropian.
“Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Republika Çeke i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit evropian. Këtu në Pragë, në vitin 2009, Shqipëria dorëzoi aplikimin zyrtar për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Çekia ka qenë dhe mbetet një zë i fortë në Bashkimin Evropian për zgjerimin e bazuar në meritë dhe gjtihëpërfshirës. Çekia është një mbështetëse e palëkundur e Shqipërisë në rrugën evropiane. Kjo tregohet edhe nga emërimi i të Dërguarit të Posaçëm i Republikës Çeke për Ballkanin Perëndimor. Ky është një tregues tjetër i rëndësishëm i vëmendjes ndaj Shqipërisë dhe ndaj integrimit të të gjithë rajonit”, - deklaroi Presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit falënderoi homologun e tij edhe për interesin e shtuar në nxitjen e integrimit të rajonit tonë në BE.
“Vlerësojmë Presidencën Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian për organizimin në Tiranë të Samitit të Parë të Udhëheqësve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, me fokus nxitjen e procesit të integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian dhe hapjen për herë të parë të Konferencës Ndërqeveritare”, - theksoi Kreu i Shtetit.

Presidenti Begaj falënderoi Presidentin çek për mbështetjen që Çekia ka bërë Kosovës, duke vlerësuar edhe faktin që për herë të parë një Ambasador i Republikës së Kosovës paraqiti Letrat Kredenciale te Presidenti Pavel.

“Çmojmë, gjithashtu, që gjatë Presidencës çeke u realizua liberalizimi i vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës. Shqipëria i është mirënjohëse Çekisë për hapat pozitivë në drejtim të marrëdhënieve me shtetin më të ri të Evropës, të Kosovës, ku dëshiroj të falënderoj Presidentin për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Pragë”, - theksoi Presidenti.


Një pjesë e rëndësishme e takimit mes Presidentëve Begaj-Pavel iu kushtua bashkëpunimit ekonomik, rritjes së volumit të shkëmbimeve tregtare, investimeve të drejtpërdrejta çeke në Shqipëri dhe rezultateve të bashkëpunimit në turizëm.

“Çdo vit Shqipëria mirëpret mijëra turistë nga vendi juaj dhe e konsiderojnë Shqipërinë një destinacion të përvitshëm, të dashur dhe mikpritës, kjo falë edhe fluturimeve direkte që ka ndërmjet Tiranës dhe Pragës”, - deklaroi Presidenti Begaj duke theksuar se Shqipëria është e gatshme të zgjerojë këtë bashkëpunim përtej turizmit, drejt teknologjisë, inovacionit, energjisë së pastër, arsimit dhe kulturës.

Gjatë kësaj vizite, Presidenti Begaj u prit në takime të veçanta nga Zëvendëspresidenti i Senatit, Jiří Drahoš, Presidenti i Dhomës së Deputetëve, Tomio Okamurra, dhe Kryeministri në detyrë i Republikës Çeke, Petr Fiala.

FOTO

Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Republikën Çeke,

Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Republikën Çeke,

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë