AKTUALITET

Primatët e Kishave Orthodhokse të botës luten për shëndetin e kryepeshkopit Anastas Janullatos

n.f Përditësimi i fundit 10 Janar 2025, 16:57
Primatët e Kishave Orthodhokse të botës luten për
Foto

ATHINË- Primatët e Kishave Orthodhokse të botës po luten për shëndetin e Fortlumturisë së Tij Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Primatët e Kishave Orthodhokse më këto ditë të vështira për shëndetin e Kryepeshkopit i kanë dërguar atij letra ndërsa Anastas luten për shërimin e tij.

Patriarku Ekumenik Tërëshenjtëria e tij, Vartholome në letrën e tij drejtuar kryepeshkopit shkruan se lutet për një shërim të shpejtë dhe të plotë të Janullatos. Edhe Patriarku i Jeruzalemit Theofil në letrën e Tij ndër të tjera shkruan për shërim të shpejtë dhe rikthimin e plotë të shëndetit për kryepeshkopin për të vazhduar, me forcë të patundur, shërbesën e shenjtë kryepriftërore për të mirën e Kishës Orthodhokse në Shqipëri dhe të të gjithë orthodhoksëve.

Janullatos u transportua me avion nga Shqipëria mesditën e së premtes, 3 janar dhe u shtrua në spitalin “Evangelismos” ndodhet në gjendje kritike për jetën. Shëndeti i Kryepeshkopit është përkeqësuar mbrëmjen e së shtunës, 4 janar ndërsa ekipi mjekësor i spitalit, i drejtuar nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou, vijon monitorimin e tij.


Para shtrimit në spital në "Evangelismos", 95-vjeçari, i cili ka një histori të komplikuar mjekësore, kishte shfaqur simptoma të virusit. Ai u shtrua fillimisht në një spital në Tiranë. Megjithatë, mjekët raportuan se pas përkeqësimit të shëndetit të tij, u vendos transferimi i tij në Greqi për të marrë kujdesin e specializuar mjekësor. 

Primatët e Kishave Orthodhokse të botës luten nxehtësisht për shëndetin e Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit Anastas. Në këto ditë të vështira për shëndetin e Kryepiskopit Anastas, Primatët e Kishave Orthodhokse në mbarë botën, Episkopë, klerikë, besimtarë të shumtë kanë dërguar letra ku luten nxehtësisht për shëndetin e Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit Anastas.

Patriarku Ekumenik Tërëshenjtëria e Tij z. Vartholome në letrën e Tij drejtuar Kryepiskopit Anastas ndër të tjera shkruan:


"Në këto rrethana, Ju përshëndesim vëllazërisht dhe lutemi për një shërim të shpejtë dhe të plotë, që të mund të vazhdoni me veprat tuaja të dashura për Perëndinë, duke lavdëruar dhe falënderuar Atë që "i shëron të gjitha sëmundjet tona" (Psalmi 102:3). Duke Ju përqafuar, fort i dashur dhe i shtrenjtë Fortlumturi, me puthje vëllazërore, mbetemi me dashuri dhe respekt të veçantë në Krishtin".
8 janar 2025


Më Krishtin, vëlla i dashur i Fortlumturisë tuaj të respektuar,
Vartholomeu i Konstantinopojës

Edhe Patriarku i Jeruzalemit z. Theofil në letrën e Tij ndër të tjera shkruan:
"Prandaj, i lutemi Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht, që u lind në shpellë dhe u vendos në grazhd, t’Ju japë shërim të shpejtë dhe rikthimin e plotë të shëndetit për të vazhduar, me forcë të patundur, shërbesën Tuaj të shenjtë kryepriftërore, baritore dhe misionare, të vlefshme dhe të dashur nga Perëndia, për të mirën e Kishës Orthodhokse në Shqipëri dhe të të gjithë orthodhoksëve të bekuar.
Ju përqafojmë me puthje të shenjtë nga Shpella Perëndipritëse dhe e Shenjtë".
Në Qytetin e Shenjtë të Jerusalemit, më 22 dhjetor 2024
Më Krishtin, vëlla i dashur i Fortlumturisë tuaj të Perëndimbrojtur,
† Theofili III
Patriarku i Jerusalemit

Edhe Patriarkët e Rumanisë dhe Bullgarisë dërguan letra ku luten për shërimin e Kryepiskopit Anastas.

Patriarku i Kishës së Rumanisë z. Daniel shkruan:
"Fortlumturi, vëlla dhe bashkëmeshëtar, Në këto momente sprove, i drejtojmë mendimet tona te ju Fortlumturi dhe i lutemi Zotit tonë Jisu Krisht, Mjekut të shpirtrave dhe trupave tona, që të ndihmojë mjekët t’ju lehtësojnë dhimbjen dhe t’ju rikthejnë shëndetin.


Kisha Orthodhokse Rumune lutet së bashku me klerin dhe besimtarët e Kishës vëllazërore Orthodhokse të Shqipërisë për shërimin e plotë të Fortlumturisë suaj".
Me dashuri vëllazërore në Zotin Jisu Krisht,
† DANIELI

Patriarku i Kishës Orthodhokse Rumune.

Në të kremten e Shën Joan Pagëzorit 7 Janar 2025 Patriarku i Bullgarisë z. Daniel lutet për shëndetin e Fortlumturisë së Tij z. Anastas me fjalët:


"Lutemi nxehtësisht para Zotit për shërimin tuaj të shpejtë me hirin e Tij hyjnor, i cili «në dobësi përmbushet» (2 Kor. 12, 9). Perëndia i gjithëmëshirshëm, përmes ndërmjetimeve të Nënës së Tij të papërlyer, Ju dhuroftë shëndet të patundur dhe forcë, që të kapërceni me sukses këtë provë dhe të vazhdoni t'i shërbeni Kishës së shenjtë edhe në të ardhmen, si shembull për të gjithë ne, ashtu si keni bërë deri tani". Duke kërkuar bekimet e shenjta të lutjeve Tuaja, mbetemi me dashuri të sinqertë në Krishtin, vëlla dhe bashkëmeshues,


† Danieli
Patriarku i Bullgarisë.

Lutje të shumta për Kryepiskopin Anastas janë bërë gjatë këtyre ditëve nga shumë Hierarkë, priftërinj, besimtarë nga e gjithë bota orthodhokse dhe jo vetëm.

primatët e kishave orthodhokse anastas janullatos

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë