Sot dita e 100 e rezistencës, nis grumbullimi i protestuesve në sheshin Skënderbej
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në kuadër të protestës që sh...
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në kuadër të protestës që sh...
Në autostradën Durrës-Tiranë 5 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir ku një 45-vjeçar humb...
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...
Aktivisti Edison Lika ka bërë një bilanc të 100 ditëve të protestës, ndërsa ka paralajmëruar vijimin e aksionit q...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në 7 shtator në port&eum...
Qytetarët shqiptarë kanë paguar 70 milionë euro taksa për të rivlerësuar pasuritë e tyre të patundshme nga moment...
Një qytetar që ka vizituar Valbonën për pushime ka sjellë në redaksinë e “Piranjat News” pamje shqetësuese...
Babai i Eduart Kuçit, Arsimi, ka reaguar për herë të parë pas videos së bërë virale në rrjetet sociale, ku djal...
Një zjarr ka rënë në zonën e Bërzhitës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre. Flak&...
Një ngjarje tragjike goditi familjen shqiptare Manati, me origjinë nga Lushnja, në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë hu...
Procesi gjyqësor për çështjen e sterilizimit mbetet pezull prej 5 muajsh, pasi avokatët e të pandehurve kërkojnë shtyrje të njëpasnjëshme dhe nuk kanë paraqitur ende konkluzionet përfundimtare.
Në seancën e së mërkurës, avokatët e ish-zv. ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, biznesmenit Ilir Rrapaj dhe të pandehurve të tjerë u shprehën se megjithëse i kanë të përgatitura bisedimet përfundimtare, nuk janë në gjendje ti paraqesin ato verbalisht në seancë, me argumentin se të pandehurit kanë kërkuar të jetë edhe vetë të pranishëm.
Kryesuesi i trupit gjykues, Bib Ndreca konstatoi se me këto justifikime të avokatëvve, seanca ishte shtyrë në mënyrë të përsëritur. Ai u tërhoqi vëmendjen përfaqësuesve ligjorë se kjo është hera e fundit që pranohen të tilla pretendime.
“Është mundësia e fundit. Nëse nuk i paraqisni seancën e ardhshme, gjykimi do vijojë pa diskutimet përfundimtare të të pandehurve,” tha Ndreca.
Prokurorët Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi kërkuan pezullimin e afateve të paraburgimit, për shkak se sipas tyre, shtyrja e seancave po bëhej për shkak të të pandehurve. Seanca e radhës u shty për më datë 17 dhjetor, në orën 11:30.
Prokuroria kërkoi në qershor dënimin e ish-zv/ministrin Klodian Rrjepaj dhe biznemsnenit Ilir Rrapaj me nga 10 vjet burgim, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar reduktohet në 6 vjet e 8 muaj heqje lirie për secilin. Ndaj të pandehurve Saimir Kadiu, Petref Mersini dhe Marsela Serjani u kërkua dënimi me 3 vjet e 6 muaj burg dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar masa me 2 vjet e 4 muaj. Për Arben Gjatën, Genc Burazerin e Naile Ajazin u kërkua masa e dënimit me 2 vjet, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar mbetet 1 vit e 4 muaj. Për Mersinin, Gjatën, Burazerin e Ajazin, u kërkua që të vendoset pezullimi i ekzekutimit të dënimit dhe vendosja e tyre në shërbim prove.
Hetimet e prokurorisë zbuluan shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.
Lista e shkeljeve përmban një studim fizibiliteti me të dhëna të rreme në kundërshtim me ligjin; hartimi i kritereve në mënyrë të tillë që t’u përshtateshin gjendjes reale të kompanive të përzgjedhura paraprakisht si dhe mosveprimin e ish-ministrit Ilir Beqaj për zgjidhjen e konfliktit të interesit mes Rrjepajt si kryetar i komisionit të koncesionit dhe Rrapajt si përfitues i tij. Shkelje ligjore janë gjetur edhe gjatë negocimit të kontratës koncesionare, që vlerësohet se kanë qenë dukshëm në favor të kompanisë së shpallur fituese, në dëm të interesave të shtetit, shkruan Birn.
Ilir Beqaj po gjykohet veçmas me procedurën e gjykimit të zakonshëm. Në mënyrë të përsëritur, ai ka kërkuar të njihet me aktet e fashikujve të dosjes e më pas që të dëgjojë regjistrimet audio të seancës paraprake dhe të procesit në ngarkim të tetë të pandehurve të tjerë. Për rrjedhojë, procesi ndaj tij ka mbetur ende në fazën kur palët duhet të paraqesin kërkime paraprake, nëse kanë të tilla.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Orjana Osmani është miratuar si zëvendësministre e re Arsimit. Ajo mbante postin e zv.mi...
Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës pasditen e së mërkurës. Nga burime bren...
Një 41-vjeçar u plagos me thikë pasditen e sotme në Qerret të Durrësit pas një konflikti. Policia sqaroi se shtetasi me in...
Mirilda Karçanaj, drejtoresha e AKSH-it, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit t&...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i ka sekuestuar pasuritë e paluajtshme të shtetasit, Nikoll...
Partia Demokratike ka reaguar me një sqarim zyrtar për mediat lidhur me debatet e ditëve të fundit mbi kandidatët për Avokat t&e...
Gjykata Kushtetuese ka shtyrë sërish seancën ku do të shqyrtohet ankimimi i qeverisë për pezullimin nga detyra të Belinda B...
Nga foltorja e Kuvendit, gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2026, kryeministri Edi Rama iu rikthye çështjes së ndë...
Një aksident rrugor është regjistruar sot në daljet e qytetit të Koplikut, ku katër persona kanë mbetur të plagosur dh...
Kolegji i Europës në Shqipëri po ndërtohet me 17 milionë euro që ishin destinuar të përdoreshin për të nd&eu...