AKTUALITET

Projekti i BERZH për turizmin, hapet tenderi për rrugën e Velipojës

n.f Përditësimi i fundit 3 Korrik 2024, 12:46
Projekti i BERZH për turizmin, hapet tenderi për rrugën e
Foto ilustruese

VELIPOJË- Përmirësimi i rrugës në zonën turistike të Velipojës është procedura e radhës e shpallur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në sistemin e prokurimit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) që është edhe financuese e këtij projekti.

Në përshkrim specifikohet se kjo procedurë është pjesë e projektit për përmirësimin e infrastrukturës në zonat turistike që po zbatohet prej disa vitesh dhe që ka një vlerë prej 40 milionë euro të financuara nga grante dhe kredi të Bashkimit Europian, BERZH por edhe kontribut nga buxheti i shtetit.

Në shpjegimin që shoqëron procedurën FSHZH nënvizon se projekti zhvillohet në Bashkinë e Shkodrës, një vazhdim i projektit të urës së re mbi lumin Buna në zonën kufitare Shqipëri-Mali i Zi. Ky projekt do të lidhë urën mbi lumin Buna me rrugën nacionale Shkodër-Velipojë, pikën e kalimit kufitar dhe infrastrukturën ndihmëse.

“Ky projekt synon zonën kufitare bregdetare që shtrihet nga vija bregdetare veriore e Shqipërisë, deri në deltën e lumit Buna/Bojana në detin Adriatik. E gjithë zona përfaqëson një potencial të madh turistik, me destinacione të njohura si Shëngjini dhe Velipoja në anën shqiptare, me plazhe të paeksploruara por të mrekullueshme si Rana e Hedhun, Rrjoll, me laguna, ishuj, kodra, parqe natyrore, lumenj etj. dhe Ulqini në Mal të Zi me plazhe të mrekullueshme e të kripura dhe pasuri kulturore.

Rruga ekzistuese në të cilën shtrihet traseja e rrugës së re është një rrugë rurale që lidh zonën përreth fshatit Pulaj me Velipojën duke u lidhur me rrugën Shkodër-Velipojë. Rruga ekzistuese ka një gjerësi asfalti 3.5-4.0m dhe shpatulla të pashtruara nga të dy anët me gjerësi të ndryshueshme. Nga ana e djathtë rruga kufizohet nga kanali kryesor ekzistues i kullimit. Objektet në të dy anët e rrugës kanë hyrje dhe dalje direkte në rrugë.

Objektet anash kanalit kanë bërë hyrje-daljet e tyre në rrugë duke kaluar kanalin me tombino të vegjël dhe mbushje. Në fund rruga lidhet me rrugën mbi argjinaturën përgjatë lumit Buna. Rruga ekzistuese ndodhet në një lartësi prej 0.5-1.5 m mbi nivelin e detit. Rruga ekzistuese nuk ka ndriçim, trotuare dhe sistem kullimi të ujërave të shiut. Kryqëzimi i ri do të shtrihet në rrugën ekzistuese Shkodër-Velipojë, e cila ka një gjerësi asfalti 6.0 m (2 korsi x 3.0 m) dhe shpatulla të pashtruara nga të dy anët me gjerësi 1.5 m.

Rruga ka një kanal kullues në të dy anët, i cili herë pas here ndërpritet nga hyrje-daljet. Rruga kalon mbi kanalin kryesor me një urë 15m në gjendje të amortizuar” thuhet në përshkrimin e projektit. Vetëm pak ditë më parë FSHZH njoftoi hapjen e një tjetër procedure prokurimi të lidhur me këtë program dhe që parashikon hyrjen për tek liqeni i Shkodrës: FAZA 2 Parku Ligatinor./ Monitor

velipoje tender berzh

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë