Aktivistja Luçiana Kokaj ka mbajtur një fjalim gjatë protestës së 26-të radhazi para Kryeministrisë, ku ka deklaruar se pjesëmarrja e qytetarëve ka arritur të “thyejë algoritmin” e komunikimit të kryeministrit Edi Rama dhe të rrisë dukshmërinë e protestës në media.
“Ju keni thyer algoritmin e kryeministrit, për të cilin ai ishte mbret për 13 vite. Por puna jonë dhe e juaja nuk ka mbaruar. Ne duhet të vazhdojmë dhe ta thyejmë algoritmin edhe më shumë, ta çojmë algoritmin te e drejta jonë”, tha ajo, ndërsa shtoi se ata kanë arritur në mediat ndërkombëtare me kreativitet, ndërkohë që pushtetarët paguajnë miliona për të marrë disa minuta.
Ajo bëri thirrje për vazhdimin e protestave dhe theksoi se, sipas saj, askush nuk ka të drejtë të përfaqësojë qytetarët pa vullnetin e tyre.
“Të shtunën të gjithë në Tiranë”, u bëri thirrje ajo shqiptarëve për t’u bashkuar në protestën kombetare.
Luçiana Kokaj: Unë kam vetëm një thirrje për të gjithë të rinjtë që janë bashkuar në protestën që e kanë bërë madhështore. Ju keni thyer algoritmin e kryeministrit, për të cilin ai ishte mbret për 13 vite. Por puna jonë dhe e juaja nuk ka mbaruar. Ne duhet të vazhdojmë dhe ta thyejmë algoritmin edhe më shumë, ta çojmë algoritmin te e drejta jonë.
Ndaj, që ne të bojkotojmë kryeministrin që na ka bojkotuar prej 13 vitesh, të futen të gjithë live, të shpërndajmë pankartat e mrekullueshme në shesh dhe t’i tregojmë se jemi më shumë se ai, më kreativë se ai, më artistë se ai dhe më piktorë se ai.
Ju e keni treguar këtë, sepse me këtë protestë madhështore që keni bërë keni arritur të jeni në të gjitha mediat ndërkombëtare me kreativitetin tuaj, ndërkohë që ata që janë në pushtet paguajnë miliona për të marrë disa minuta në media ndërkombëtare. Ju e keni bërë me kreativitetin dhe energjinë tuaj.
Ndaj të vazhdojmë çdo ditë më shumë, më kreativë, me pankarta më të bukura, që t’i tregojmë se si është e vërteta e Shqipërisë.
Një thirrje shumë e thjeshtë për të gjithë ata që mendojnë se përfaqësojnë protestën, ju përfaqësojnë juve, nuk ka askush të drejtë të flasë në emrin tuaj, të bëjë grupe dhe mbledhje në emrin tuaj, apo të nxjerrë përfaqësues për ju. Ata do t’i nxirrni ju nga sheshi.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
25 Qershor20:53
Të shtunën protestë kombëtare, thirrja e fortë: Të gjithë shqiptarët do bashkohen në shesh, ju erdhi fundi
Të shtunën një protestë kombëtare është paralajmëruar sërish ditën e sotme përpara Kryeministrisë. S...
AKTUALITET
25 Qershor20:50
EMRAT/ Çifti shqiptar dënohet për trafik droge e çantën me para. Gruaja gënjeu para hetuesve. Si u zbërthye nga rrjetet sociale
Një çift nga Birminghami është dënuar pasi në banesën e tyre u gjetën kanabis dhe një shumë e madhe parash...
AKTUALITET
25 Qershor20:39
Vetëm 16-vjeç, minoreni shqiptar pjesë e bandës së 25 grabitjeve
Ata përhapën fjalë për fjalë panik mes muajve mars dhe prill në provincat e Salernos dhe Napolit.
Bëhet fjalë për ...
AKTUALITET
25 Qershor20:32
EMRI/ Polici mbeti i vdekur gjatë ndjekjes me 180 km në orë, zbardhet dëshmia e të riut shqiptar
“Unë nuk e kam prekur. Kur më dhanë sinjalin për të ndaluar, përshpejtova dhe parakalova disa makina. Më pas nuk pash&e...
AKTUALITET
25 Qershor20:29
"Kanë 3 ditë që nuk po gjejnë vend ku të futen"/ I riu në shesh: I treguam botës se jemi edhe mikpritës, të qytetëruar
Një protestues ka deklaruar se, qytetarët i treguan botës dhe mund të jenë mikëpritës dhe të qytetëruar.
Gjat...
AKTUALITET
25 Qershor20:13
2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë, efektet ndihen dhe në Shqipëri
Meteorologët parashikojnë se viti 2027 do të jetë edhe më i nxehtë, si pasojë e ndikimit të fenomenit El Nino, i cili pr...
AKTUALITET
25 Qershor19:57
FOTOLAJM/ “Nuk shkohet në Evropë me hajdutë!”- Pankartat pikante për Ballukun: Imazhin e Shqipërisë e prishin Lubitë që e zhvasin!
Pankartat me mesazhe ironike dhe kritika ndaj qeverisë kanë spikatur edhe në protestën e 26-të radhazi për largimin e kryeminist...
AKTUALITET
25 Qershor19:00
Policia procedon penalisht 11 protestues: Cenuan rendin dhe qetësinë publike
Nga veprimet hetimore dyshohet se ata kanë orientuar dhe zhvilluar tubimin në zona të ndryshme nga ato të njoftuara zyrtarisht, duke shkaktu...
AKTUALITET
25 Qershor18:29
Kapet duke i dhënë kokainë të burgosurit, AMP arreston policin në Durrës
Mësohet se punonjësi i policisë me iniciale A. P. dhe i dënuari A. M. janë prangosur nën akuzën për futje të sendev...
AKTUALITET
25 Qershor17:11
Çështja "Toyota Yaris"/ GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka zyrtarizuar kalimin për gjykim të dosjes penale që lid...