AKTUALITET

Punimet në Shushicë rifillojnë pavarësisht protestave të banorëve

r.ll Përditësimi i fundit 14 Mars 2025, 10:13
Punimet në Shushicë rifillojnë pavarësisht protestave
protestat e meparshme te banoreve

HIMARË- Pas ndërprerjes së punimeve në janar për shkak të protestave të banorëve, kompania që po ndërton ujësjellësin e Himarës në Shushicë i ka rifilluar sërish punimet të mërkurën, më 12 mars, pavarësisht se ka një padi në gjykatë dhe banorët e 30 fshatrave të lumit të Vlorës e kundërshtojnë projektin.

“Ishin ndërprerë punimet për një kohë dhe u kishte skaduar leja për punime nga bashkia e Himarës. Para gati një jave kanë marrë prapë leje, pavarësisht se ne e kemi kundërshtuar me forcë këtë histori”, tha Astrit Balilaj, banor i zonës.

Balilaj i tha BIRN se të mërkurën spontanisht, 40-50 banorë që ishin mbledhur në Kuç për probleme të tyre, përfshi ujësjellësin e papërfunduar të fshatit u përballën me punonjësit e kompanisë dhe u kërkuan të largohen.

“Ishte spontane. Gjetëm punonjësit që punonin dhe u thamë që duam të bisedojmë dhe jemi në pritje të përgjigjeve dhe sqarimit nga shteti dhe u kërkuam që të ndalonin punimet që të mos bëjmë konflikt. U thamë hiqni mjetet derisa ne ta zgjidhim këtë problem”, thotë Balilaj. Ai tregon se punonjësit kontaktuan me eprorët dhe me policinë dhe më pas u larguan dhe morën edhe mjetet.

Por sipas tij, lëvizja ishte vetëm për të shmangur përballjen me banorët. Ai thotë se kompania u kthye sërish të punonte të enjten më 13 mars dhe se këtë herë ishte e shoqëruar me polici.  “Sot vumë re që sot vazhdonin punë dhe kishte edhe prani të forcave të policisë”, tha ai. Ai tha se nuk ka pasur protestë të re, por shtoi se banorët e zonës prej muajsh presin sqarime dhe informacion, por autoritet as kanë marrë pjesë në takimet e organizuara prej tyre as i kanë ftuar t’i dëgjojnë.

Balilaj thotë se ata kundërshtojnë projektin pasi tubacionet që po vendosen dëshmojnë se sasia e ujit që do merret është shumë më e madhe nga premtimet me fjalë. Sipas tij me gojë banorëve u është premtuar që do merret vetëm 1/3 e ujit dhe se në pikën e kontrollit të punësohet një banorë i zonës, por në praktikë tubacioni nuk ndryshon. Sipas tij teoria e punësimit të një banori për të kontrolluar rrjedhën e ujit që merret është tallje.

“Duket sikur po tallen me ne. Minimalisht shteti duhet të vijë dhe duhet të na thërrasë neve dhe të na sqarojnë e të bien dakord për një zgjidhje ndryshe ne jemi të dëtyruar të vazhdojmë protestat”, tha ai.

Aktivistja e mjedisit nga Eco Albania, Besjana Guri i tha BIRN këmbëngulja për të vijuar punimet ndërsa nuk janë zgjidhur kundërshtitë është e papranueshme.

“Përpjekjet e vazhdueshme për të shtyrë përpara këtë projekt, pavarësisht kundërshtimit të qartë nga komuniteti dhe ekspertët, janë të papranueshme. Shushica është pjesë e Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa dhe marrja e ujit nga burimi i kryesor i saj cënojnë integritetin e tij dhe biodiversitetin e zonës. Ne qëndrojmë të bashkuar me banorët këtë betejë”, tha Guri.

Shushica është një nga dy lumenjtë tributarë të lumit Vjosa, që në mars të vitit 2023 u shpall park kombëtar. Projekti i ujësjellësit të Himarës parashikon devijimin e ujit nga burimi i lumit të Shushicës për ta kanalizuar atë nëpërmjet një tubacioni 17 km drejt bregdetit të Himarës në mënyrë që të përmbushë kërkesat e turizmit masiv.

Banorët ndërkohë ngrenë dyshime se tubacionet në përmasa të mëdha, nuk po instalohen thjesht për ujësjellësin, por mund të përdoren për hidrocentrale. Në dhjetor të vitit që shkoi Gjykata Administrative rrëzoi planet për 4 HEC-e në këtë lumë, pas ankimit prej banorëve dhe organizatave të mjedisit. Projektet për HEC-e u miratuan 3 vjet më parë./Reporter.al

shushica protestat e banoreve te shushices

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë