Studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës: Dorëheqje!
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
TIRANË- Punonjësit shqiptarë përdorin përllogaritje matematikore në vendin e punës më pak se në Ballkan dhe në vendet e BE-së, pasi ekonomia jonë është e bazuar në një model ekonomik që nuk kërkon shumë aftësi.
Më shumë se gjysma (54%) e shqiptarëve raportojnë se kryejnë llogaritje të thjeshta me numra, për shembull, duke shtuar, duke zbritur, duke shumëzuar ose duke pjesëtuar, si pjesë e punës së tyre kryesore, vuri në dukje Anketa Europiane për Aftësitë dhe Vendet e Punës. Kjo përqindje është më pak se mesatarja e 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB5 60%) dhe BE-së (76%),
Të dhënat e anketës tregojnë se burrat kanë më shumë gjasa se gratë (57% kundrejt 51%) që të kryejnë llogaritje të thjeshta, si dhe punëtorët më të rinj (66% e atyre të moshës 25-34 vjeç kundrejt 33% e atyre të moshës 55-64).
Detyra të tilla janë gjithashtu më të zakonshme tek ata me arsim të nivelit të lartë (70%), krahasuar me 58% të atyre me arsim të mesëm dhe 31% të atyre me arsim të nivelit të ulët.
Në mënyrë të ngjashme, përqindja e atyre që punojnë në profesione të kualifikuara që i përgjigjen kësaj pyetjeje në mënyrë pozitive është shumë më e lartë (74%) sesa tek ata me profesione që lidhen me punë manuale (54%), gjysmë të kualifikuar (47%) dhe elementare (31%).
Rreth 9% e të anketuarve shqiptarë thonë se kanë përdorur matematikë më të avancuar, algjebër ose statistikë, për shembull llogaritje, regresione, simulime, që është më e ulët se në BE (16%) dhe në 5 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor (11%).
Përdorimi i matematikës së avancuar ka më shumë gjasa te punëtorët më të rinj (10% dhe 14% e të anketuarve të moshës 25-34 dhe 35-44) sesa midis moshave më të vjetra (2% midis atyre të moshës 55-64 vjeç).
Përdorimi i matematikës së avancuar kërkohet gjithashtu më shumë tek ata që punojnë në sektorin publik, arsim apo shëndetësi (12%) dhe shërbime (10%), për dallim nga ata që punojnë në industri apo bujqësi (6%).
Sipas anketës, shumica e punonjësve kryejnë aktivitete për zgjidhjen e problemeve në punën e tyre kryesore. Afro gjashtë në dhjetë (58%) shqiptarë raportojnë se kryejnë aktivitete të zgjidhjes së problemeve të paktën shpesh si pjesë e punës së tyre kryesore , që është mbi mesataren e WB5 (52%). Gratë kanë pak më shumë gjasa ta bëjnë këtë sesa burrat (61% kundrejt 56%).
Përfshirja në aktivitetet e zgjidhjes së problemeve është gjithashtu më e lartë në mesin e atyre që punojnë në sektorin publik, arsim apo shëndetësi (70%) dhe shërbime (62%), për dallim nga ata që punojnë në bujqësi ose industri (48%)./MONITOR
foto ilustruese TIRANË- Nevojat për financimin e transportit rrugor në vitin 2025 janë rreth 109,4 miliardë lekë, afërsi...
foto ilustruese Dashi Do ta gjeni veten duke u përballur me vendime të rëndësishme në planin e punës, sigurisht që do t...
TIRANË- Protesta e opozitës që zhvillua ditën e sotme në kryeqytet nisi dhunshëm që fillim duke hedhur molotov dhe flakadan...
TIRANË- Forcat e policisë kanë hedhur në drejtim të protestuesve gaz lotsjellës. Protetsuesit iu afruan Kuvendit, ndër...
TIRANË- Qytetarët janë shpërndarë pas sulmit të Policisë me gaz lotsjellës. Siç shihet dhe nga fotot e m&e...
TIRANË- Mijëra qytetarë i janë bashkuar protestës së opozitës ditën e sotme. Gjithashtu një qytetar&eum...
Protestuesi TIRANË- Një qytetar është përfshirë nga flakët gjatë protestës së sotme në Tiran&eu...
TIRANË- Qytetarët kanë vazhduar protestën kundër qeverisë Rama në Tiranë. Teksa po vijojnë marshimin, qyteta...
zjarr te selia TIRANË-Protestuesit janë zhvendosur para selisë së Partisë Socialiste, ndërsa kanë hedhur vazhdimisht mol...
TIRANË- Një fëmijë i vogël është lënduar nga gazi lotsjellës në protestën e sotme. Siç shih...