Hetimet e mangëta dhe aspak profesionale përfunduan pas sukses për një aksident ku u përfshinë plot 13 automjete. Ngjarja ndodhi në muajin korrik të vitit 2024, teksa dy automjete që s’kishin siguracion u përplasën me njëra-tjetrën, dhe nga kjo përplasje u dëmtuan plot 11 automjete të tjera që ndodheshin në parkimin e një lokali, në aksin Milot-Lezhë.
Aldi Lleshi thotë se në muajin korrik të vitit 2024 ka qenë duke darkuar në një restorant, në afërsi të rrugës Lezhë – Milot. Sipas tij, makinën e kishte parkuar në parkimin e lokalit, teksa ka dëgjuar një zhurmë të madhe. Ai thotë se dy automjete që ecnin në krahë të kundërt u përplasën dhe, nga shpejtësia e madhe, njëri prej tyre dëmtoi plot 11 makina që ndodheshin në parkim, njëra prej të cilave e qytetarit.
Aldi shton se hetimet kanë qenë të mangëta, pasi asnjëherë s’janë marrë në pyetje apo të jenë verifikuar kamerat e sigurisë. Ai ka parë kroskotin e një automjeti që u përfshi nga aksidenti, ku rezultoi se njëri prej tyre ishte me plot 220 kilometra në orë, ndërkohë që prokuroria e ka shkruar në dokumente sikur ka qenë me 87 km në orë.
Ai thotë se “Audi” u përplas me një mjet “Benz Mercedez” që po futej në ambientet e lokalit, ndërkohë që nga shpejtësia “Audi” doli nga rruga dhe dëmtoi makinat e tjera në parkim. “S’kanë bërë asnjë hetim dhe po e zvarrisin. Atë të ‘Audi’-t e nxorën menjëherë, atë të ‘Benz’-it e mbajtën disa ditë dhe dolën”, pohon ai.
Por, më skandalozja është se asnjëra prej makinave s’ka pasur siguracion, teksa të gjitha mjetet e përfshira në aksident janë akoma të prishura. Aldi thotë se makinën e mori në banesë, s’e ka rregulluar pasi asnjë s’ia merr përsipër. “Kam shkuar me dhjetëra herë në prokurori dhe vetëm më sorollasin. Më thonë jo sot e nesër do t’a dërgojnë. S’dimë as ne si të veprojmë”, pohon ai.
Pas ankesës, qytetari interesohet në Prokurorinë e Lezhës. Një punonjëse i thotë se çështja është mbyllur dhe ka shkuar për gjykim. Ai i thotë se kërkon kopjet e akteve dhe për t’a çuar te siguracioni. Punonjësja i thotë se do të flasë me prokuroren për të marrë disa akte të dosjes.
Prokuroria e Lezhës thotë: “Procedimi penal numër 842 i vitit 2024 është dërguar në gjykatë me kërkesë për pushim hetimesh më datë 29 dhjetor 2025. Për shkak të komandimeve të prokurorëve në rrethe të tjera, procedimi i lartpërmendur është rishortuar dhe për rrjedhojë është përfunduar nga një prokuror tjetër, jo ai që ka regjistruar procedimin penal”.
Prokuroria në këtë përgjigje shkruan se çështja ka shkuar në gjykatë, por jo për t’u gjykuar personat përgjegjës, por për t’u pushuar. Pra, s’ka asnjë vepër penale, megjithëse ka pasur persona të dëmtuar dhe plot 13 automjete të përfshira në këtë aksident, dy që shkaktuan aksidentin dhe 11 automjete që ndodheshin të parkuara.
Prokuroria shkruan se janë bërë akte ekspertimi dhe raporte mjeko-ligjore, ku nga këto akte faji i mbetet mjetit “Mercedez Benz”, që po futej në ambientet e lokalit. Por, në asnjë rresht prokuroria nuk shkruan se të dyja mjetet nuk kanë pasur siguracion!
Prokuroria vijon se nuk ka faktuar veprën penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi “kërkohet që pikërisht prej këtyre veprimeve të kundraligjshme të drejtuesit të mjetit të vijë pasoja, që në rastin konkret është vdekja e viktimës”. “Në rastin konkret”, shkruan prokuroria, “nuk ka ardhur asnjë nga pasojat që kërkon ana objektive, pasi asnjë prej të dëmtuarve nuk ka pasoja që të kenë sjellë humbjen e aftësisë në punë mbi 9 ditë”.
Një arsyetim absurd, duke qenë se të dy drejtuesit e mjeteve e drejtonin mjetin pa siguracion. Madje, njëri prej tyre ka qenë me një shpejtësi prej 220 km në orë. Aq e fortë ishte përplasja sa dëmtoi edhe 11 automjete të tjera. Çfarë pasojash kërkon akuza, ndonjë viktimë apo të plagosur? Kush duhet t’ua paguajë dëmet makinave të tjera të parkuara?
Minimalisht, nëse prokuroria do të shihte kamerat e sigurisë apo edhe fotot e aksidentit, do të konstatonte se bëhet fjalë për disa vepra penale dhe jo vetëm për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Me këtë veprim, ky organ veçse zvarrit të gjithë procesin, duke lënë në mëshirë të fatit plot 11 familje, që ende në banesat e tyre kanë automjetet e shkatërruara nga ai aksident.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
12 Mars21:13
VIDEO/ Denoncimi i qytetarit: Shihni si policia e Shtetit rrezikon jetën tonë me manovra të rrezikshme në aksin Gjirokastër-Tepelenë
Një qytetar ka denoncuar një shkelje të sigurisë rrugore nga një mjet i policisë së shtetit në aksin Gjirokastër&...
AKTUALITET
12 Mars20:38
Trafikuan tonelata kokainë/ Tjetër goditje për mafien shqiptare në Ekuador, arrestohen 26 persona
Policia ekuadoriane dhe kanadeze arreston 26 anëtarë të kartelit Los Lagartos, të cilët vepronin me mafien shqiptare. Hetimi p&eum...
AKTUALITET
12 Mars19:51
‘Tuneli i Skërficës çahet dhe fut ujë”/ Deputetja denoncon: Alarm sigurie dhe sirenë për hetime (VIDEO)
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka denoncuar skandalin e fundit me investimet infrastrukturore në vend, ku edhe tuneli i Skërficës n&...
AKTUALITET
12 Mars19:18
Policia kap mat dy të rinjtë shqiptarë duke shpërndarë kokainë, njëri e fshehu në çorape
Karabinierët e stacionit lokal në Cannara, arrestuan në flagrancë dy persona, një 26-vjeçar dhe një 24-vjeçar, t&eum...
AKTUALITET
12 Mars19:01
VIDEO/ Qytetari transporton bagëti me makinë private
Në Shqipëri, kafshët transportohen në menyra të pazakonta dhe në kushte skandaloze.
Një qytetar ka denoncuar për &ldquo...
AKTUALITET
12 Mars18:49
Muaji i Shenjtë i Ramazanit/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët myslimanë
Kryeministri Edi Rama ka shtruar iftar për besimtarët myslimane në muajin e shenjtë të Ramazanit. Iftari është shtruar ...
AKTUALITET
12 Mars18:31
Brenda qytetit ku ushtria izraelite përhapi vdekjen për një të vdekur!
Një operacion i ashpër ushtarak izraelit në qytetin Nabi Shit , në Luginën Bekaa të Libanit lindor, shkaktoi dhjetëra vdekj...
AKTUALITET
12 Mars18:14
‘Më kapi për fyti”/ Sherr mes mjekëve në Tiranë, kryeinfermierja kallëzon gjinekologun
Futja në sallën e Opracionit me shumë urgjencë, të një gruaja që duhet të lindte foshnjën e saj, është ...
AKTUALITET
12 Mars18:08
Ulje taksash dhe tavan çmimesh/ Qeveritë e rajonit masa për të ulur çmimin e naftës, qeveria shqiptare bën sehir dhe propagandë
Ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme ka tronditur tregjet globale të naftës, duke ngritur shqetësime mbi inflacionin dhe presionin ekono...
AKTUALITET
12 Mars17:53
“Kritikojnë të rinjtë”, gjyshja futet në parakalim të gabuar, rrezikon aksident
Një qytetar ka ngritur një shqetësim lidhur me sigurinë në rrugë, duke treguar një episod të rrezikshëm që ka ...